Connect with Us

VIDEO/ Spektakël kampionësh, Bajerni “shtyp” Frankfurtin

Sport

VIDEO/ Spektakël kampionësh, Bajerni “shtyp” Frankfurtin

Publikuar

-

Bajerni i Mynihut vazhdon rrugën drejt titullit. Kundërshtari i sotëm ishte Ajntrahti i Frankfurtit, që tregoi shumë oshilacione gjatë ndeshjes, por në fund bashkë me Bajernin zhvilluan një ndeshje shumë të bukur. Bajerni e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme. Golat e Goretskës dhe Tomas Mylerit i dërguan bavarezët të qetë për tre pikët në dhomat e zhveshjes.

Me nisjen e së dytës nuk mund të mungonte firma e Levandovskit në listën e golashënuesve, duke trefishuar shifrat për kampionët e vendit. Ajntraht nuk u dorëzua, por ngriti kokë me dy gola fotokopje nga këndorja , që mbajnë firmën e Hintereger dhe njeriu asist ishte Sebastian Rode. Një orë lojë dhe Ajntrahti kishte mundësinë të barazonte dhe të bënte këtë ndeshje të paharrueshme.

Për ta shuar këtë dëshirë mendoi kanadezi Alfonso Dejvis, i cili “vrau” ndeshjen në minutën e 61. Pjesa tjetër e përballjes vijoi jo më çmendurinë, që nisi fraksioni i dytë dhe Bajerni administroi fizikun. Do të ishte vetë Ajntrahti, që do i dhuronte golin e manitas bavarezëve, me Hintereger, që shndërrohet nga “engjëll i kryengritjes” në “engjëllin e vdekjes”, duke shënuar një autogol në të 72-tën dhe vulosur rezultatin e ndeshjes në 5-2.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“U fshehëm prej 6 muajsh”/ David Luiz kujton turpin me Gjermaninë: E mbajta barrën i vetëm

Publikuar

-

Nga

Botërori i vitit 2014 ka mbart vetëm kujtime të hidhura për tifozët brazilian. Ai që në fillim ndoshta mendohej si Botërori i suksesit për Kombëtaren e Brazilit, që shpresonte të ngrinte trofeun në shtëpinë e vetë, në fakt rezultoi të ishte një nga turpërimet e tyre më të mëdha. Gjermania shkatërroi me shifrat 7-1 brazilianët në gjysmëfinale dhe kjo padyshim që i ka shtangur të gjithë. David Luiz ka folur për “BTV” në lidhje me këtë ndeshje, ku zbulon se i është dashur ta mbajë barrën i vetëm dhe se thuajse të gjithë u fshehën për 6 muaj nga turpi i një rezultati të tillë.

“Njerëzit mbanin mend gjithçka që unë bërë në Kupën e Botës, por në futboll me rezultatin fshihet çdo gjë. Prej gjashtë muajsh, për mua, shumë njerëz u fshehën. Ata nuk donin të merrnin përgjegjësi ose të ndanin përgjegjësi dhe mua m’u desh të mbaja barrën për një kohë të gjatë vetëm. Ne nuk jemi mësuar të humbim me dy apo tre gola. Gjatë kësaj rruge, ne nuk e kemi pasur këtë lojë. Dhe papritmas, na erdhi goditja. Mendonim se jemi në Brazil, ne do të fitojmë, dhe papritmas fillojmë të pësojmë një, pastaj të dytin dhe pastaj të tretin. Një lojë në të cilën gjithçka shkon keq”, ka thënë David Luiz për momentin e sikletshëm kur brenda 19 minutave Brazili u ndëshkua 5 herë nga Gjermania.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Bëj seks çdo javë me tifozet mia”, tenisti i famshëm i befason të gjithë me deklaratën

Publikuar

-

Nga

Nick Kyrgios nuk e humbet asnjëherë mundësinë që të flitet për të edhe gjatë karantinës. Tenisti australian, i intervistuar nga Olè, e la veten të binte në provokimet e tij të famshme. Kujtojmë që pak ditë më parë u shfaq i dehur në një lidhje direkte me Andy Murray nëpërmjet Instagramit.

Këtë herë, tenisti australian u përqendrua në marrëdhëniet që mban me fansat, sidomos ato femra.

“Që kur kam mbetur beqar, zakonisht bëj seks me tifozet e mia çdo javë. Kur kam të bëj me vajza nga Europa Lindore, jam gati t’u them: merrni gjysmën e fitimeve të mia.”

Fjalë këto që mund të krijojnë të tjera polemike, duke njohur karakterin e Kyrgios. E vërteta është se Kirgios kurrë nuk përdor filtra dhe gjithmonë thotë atë që mendon. Një avantazh që shpesh mund të bëhet një defekt.

Tenisti kontrovers pas zbuloi një tjetër anekdotë të një përballjeje kundër Federerit: “Unë po luaja kundër Rogerit, kur u ndjeva jashtëzakonisht i tërhequr nga një vajzë në stenda. Në atë moment mendova se ishte me të vërtetë turp të qëndroja në fushë, mund ta thërrisja dhe ta ftoja të pinte diçka me mua.”

LEXO TE PLOTE

Sport

“Do t’i mësoj shqipen edhe shokëve te Malaga”, Keidi Bare: Fanella e Kombëtares është lëkura ime e dytë

Publikuar

-

Nga

Keidi Bare është shumë i lidhur me fanellën e Shqipërisë, ndërsa po kthehet në një lojtar kyç për Kombëtaren e drejtuar nga Reja. Tekniku italian i ka dhënë më shumë besim mesfushorit të Malagas, ndërsa menjëherë arriti të fitonte edhe dashurinë e gjithë tifozëve.

I palodhur në fushën e lojës dhe kilometra të pafundme që përshkruan, padyshim që një lojtar i tillë është oksigjeni i ekipit ku luan. Në një intervistë për “A2Cnn”, Bare flet mes të tjerash edhe për lidhjen që ka me Kombëtaren. Duke mos e parë si një detyrim grumbullimin me kuqezinjtë dhe ardhjen nga Spanja, por si një lëkurë të dytë mundësinë e të veshurit fanellën kuqezi.

Para se të ndodhte situata nga pandemia, më kishte ardhur ftesa nga Kombëtarja dhe e prisja me padurim. Fanella e Kombëtares është lëkura ime e dytë. Po pres me padurim të marr një ftesë tjetër, që të jem me shokët e mi të ekipit dhe të luajmë një ndeshje”.

Ndërkohë kur kujtohet himni shqiptar i kënduar me Sadikun për faqen zyrtare të Malagës, Bare shkon edhe me një premtim tjetër, duke u shprehur se do t’i mësojë shokëve të skuadrës edhe gjuhën tonë.

“Kur jam me shokët jam një tip i hareshëm. Përse jo, avash-avash do t’i mësoj edhe shqipen shokëve të mi të ekipit. Po bënim një lojë me Sadikun për faqen e klubit dhe kur më kërkoi të këndoja një këngë shqiptare, gjëja e parë që më erdhi ndër mend ishte himni”, tha Bare.

LEXO TE PLOTE