Connect with Us

Vendimi i Ramës për Bajramin/ PDIU: Mos kini frikë, refuzojeni fytyrën e Faraonit

Politikë

Vendimi i Ramës për Bajramin/ PDIU: Mos kini frikë, refuzojeni fytyrën e Faraonit

Publikuar

-

Kreu i PDIU-se, Shpetim Idrizi

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar për vendimin e kryeministrit Edi Rama për të bllokuar komunikimin dhe qarkullimin e qytetarëve në Ditën e Bajramit.

PDIU e Shpëtim Idrizit kërkon që shqiptarët të refuzojnë fytyrën e Ramës, të cilin e quan Faraon dhe të roitur.

Gjithashtu ai deklaron se ekspertët nuk mund të mbajnë më lajthitjet e kryeministrit, ndërsa thumbon edhe ekspertët e Komitetit Teknik që mbajnë disa poste.

“Mos kini frikë refuzojeni fytyrën e Faraonit! Kë të besojmë? Ekspertët apo Ramacovidin 2020? Mos kini frikë, refuzojeni fytyrën e Faraonit. Ekspertët nuk mund të mbajnë më lajthitjet e një njeriu që Covid-i , si një armë në duart e një të roituri, përhapet me orare e vende të caktuara, pikërisht dhe parku i liqenit sot është i mbyllur. Nuk flas për ndonjë eksperte që merr 4-5 rroga dhe është e gatshme të na mbyllë gjithë jetën vetëm të mos humb ndonjë nga rrogat e saj.

LEXO EDHE:  Shkatërron Teatrin dhe mbron bunkerin/ Çfarë qëllimi ka kryeministri?

Por të mbyllësh sheshin ku besimtarët të falen dhe protokolli mund të jetë më i zbatueshëm se nëpër xhami është një çmenduri. Mesa duket ky njeri nuk mund të shikojë mijëra njerëz të adhurojnë Zotin. I vetmi njeri që meriton të adhurohet dhe të falenderohet në këtë vend është Ramses-i i ri. Magjistarët e tij janë ekspertët që për pak para po justifikojnë çmenduritë e tij. Historia përsëritet, por këtë herë Zoti e ka treguar rrugën dhe përfundimin e Faraonit. Një porosi Profetike thotë: “Populli merr fytyrën e sundimtarëve”. Mos kini frikë refuzojeni fytyrën e Faraonit!”, thuhet në deklaratën e PDIU./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Teatri e nxori qeverinë zbuluar”/ Shehi: SHBA dhe BE kuptuan regjimin që po instalohet këtu

Publikuar

-

Nga

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehu theksoi në një intervistë për Abc News se Shqipëria ka shansin e fundit për të përmbyllur Reformën në Drejtësi, po ashtu edhe atë Zgjedhore.

Shehi u shpreh se gjatë këtyre shtatë viteve në pushtet, kjo maxhorancë ka qeverisur e pashqetësuar as nga gjykatat dhe as nga opozita, e megjithatë sipas tij i ka shkaktuar dëme të mëdha

“Në Shqipëri nuk po ndodh ndonjë gjë që nuk ka ndodhur më herët, por kësaj radhe, dimensionet e ndodhisë janë të tjerë. Prej 7 vitesh qeverisemi nga një lloj regjimi si ky i Edi Ramës, ku ky është prokuror, pastaj gjykatës, pastaj ligjvënës.

Tani është kuptuar që ky zotëria pas shtatë viteve nuk ka se çfarë të ofrojë më. E vetmja gjë që ofron është zullumi në kurriz të shqiptarëve. Duhet të bëhemi gati që të përballemi me këtë regjim përmes zgjedhjeve.

Besoj se rruga e rindërtimit të Shqipërisë do të jetë më e gjatë dhe më e lodhshme pasi dëmi i shkaktuar është shumë i madh. Më herët jemi mësuar që qeveritë të lenë borxhe dhe korrupsion, kurse tani duhet të përballemi edhe me shkatërrimin e institucioneve, të cilat duhet t’i rindërtojmë.”-tha Shehi.

I pyetur se si do të ndryshohen gjërat dhe çfarë po ndodh me tryezën e Këshillit Politik, Shehi tha se e vetmja rrugë që opozita kërkon të ndjekë për rrëzimin e Ramës është ajo përmes kësaj tryeze dhe zgjedhjeve.

Më tej Shehi u shpreh se “Ne duhet t’i shkojmë deri në fund kësaj historie pasi deri më tani Rama ishte mësuar që ne ikim nga tavolina e negociatave, siç e kemi bërë më herët. Tani nuk duhet të ngrihemi nga andej deri sa të marrim një garanci për zgjedhje të ndershme në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Vasili “sfidon” Ramën/ A do ta shkrish Kryeministrinë si ALUIZNI në Berat?

LEXO EDHE:  Vangjel Dule: Rama të përgjigjet për kanabizimin e vendit

Rruga për ndryshimin e Shqipërisë kalon përmes Këshillit Politik sepse Rama tani i ka të gjitha, ka Parlamentin, ka pushtetin lokal, ka një pjesë të mirë të medias.”

Kreu i LZHK-së tha se tani ndërkombëtarët kanë filluar të shohin nga Shqipëria pasi më herët kishin problemet e tyre. Ky fakt i reflektua sipas tij me prishjen e Teatrit, ku ata kuptuan se “çfarë monstre kishin krijuar me duart e tyre në Shqipëri”.

“Pavarësisht ekstravagancës që ai tregon, në fakt Rama është një frikacak dhe tërhiqet pas një presioni të vogël nga ndërkombëtarët. Këtij i ka mbaruar edhe koha tani, ashtu si edhe disa regjimeve të ngjashme në rajon. Është duke krijuar një regjim të ngjashëm më Putinin, Erdoganin apo ajatollahët e Iranit. Ata kanë qëllimet e tyre gjeopolitike, po këtij çfarë i duhet të sundojë 2.5 milion shqiptarë?

Neve na duhet të shkojmë në zgjedhje të qeta dhe të ndërshme që njerëzit të mos shantazhohen nga rrugeçërit e Durrësit dhe Peshkopisë, siç e kemi parë në dosjet e prokurorisë“, tha Shehi duke theksuar ndërkohë që mandati i Këshillit Politik nuk duhet zgjeruar, ndryshe nga sa propozoi Presidenti Meta që në atë tryezë të diskutohen edhe ndryshime në ligjet për Reformën në Drejtësi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rebelohet” Erion Kristo/ Sot do të jem të Garda, ju mos u shqetësoni

Publikuar

-

Nga

Gazetari Erion Kristo është shprehur kundër vendimit për mbylljen e parkut të liqenit Artificial, në Tiranë.

Ndërkohë që fundjavën e kaluar, Parku ishte mbyllur, në një postim në rrjetet sociale, Kristo e cilëson si të paligjshëm vendimin në fjalë, ndërsa shton se nuk ka asnjë arsye shkencore ose vendimmarrje shtetërore për këtë.

Po ashtu Erion kristo thotë se sot në orën 18:00 do të jetë tek Hyrja e Liqenit.

LEXO EDHE:  Mbyllja e basteve/ Berisha jep alarmin

LEXO EDHE:  Petrit Vasili ironizon Ramën/ Vlora pa zot përmbytet, se i ka dalë për zot kryeministri

“Sot në ora 18, do jem te Garda, te Hyrja e Liqenit. Nuk jam dakord që liqeni të mbyllet. Nuk ka asnjë arsye shkencore ose vendimmarrje shtetërore për këtë. Do shkoj atje, me shpresën se autoritetet shtetërore do kenë ndryshuar qëndrim. Do shkoj vetëm, kështu që mos u shqetësoni ju nëpër lokale. Vëllezërit myslimanë reaguan dhe fituan.”-shkruan Erion Kristo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Prurjet e reja politike në Parlament, domosdoshmëri

Publikuar

-

Nga

Eksperti zgjedhor, Kristaq Kume, thotë për DW thotë se ndryshimi i sistemit zgjedhor nga votimi me lista të mbyllura tek ai me lista të hapura do të mundësojë ardhjen e një elite të re politike në Shqipëri.

DW: Z.Kume, në ꞔfarë konteksti e vendosni propozimin e SHBA, që Shqipëria të ndryshojë sistemin e saj zgjedhor nga ai me lista të mbyllura kandidatësh për deputetë në atë me lista të hapura?Në mes të kësaj jave, të mërkurën, (20.05.2020) ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ia propozoi Këshillit politik per reformen zgjedhore dhe kryeministrit Rama.

Kristaq Kume: Ambasadorja amerikane Yuri Kim po nxit palët të gjejnë konsensus për zgjidhje legjislative që do të bëjnë të mundur funksionimin më të mirë të demokracisë përfaqësuese në Shqipëri. Ambasadorja Kim iu referua legjislacionit zgjedhor të Danimarkës dhe tërhoqi vëmendjen sesi mund të realizohet parimi kushtetues, sipas të cilit zgjedhësit, populli sovran, ushtron sovranitetin përmes përfaqësuesve të vet, që ai i zgjedh në procese zgjedhore demokratike.

DW: Si e pengon sistemi zgjedhor aktual, ai propocional rajonal me lista të mbyllura, këtë parim kushtetues?

Kristaq Kume: Ky sistem ia ka bërë të pamundur elektoratit, qytetarëve të Shqipërisë, të shprehen se kë dëshërojnë ata që t’i përfaqësojë në Parlament. Kini parasysh, që në kushtet dhe kapacitetet aktuale të shoqërisë shqiptare për të përvehtësuar dhe zbatuar demokracinë, ky sistem, kështu si është parashikuar që të zbatohet në Kodin zgjedhor, mbart me vehte mundësi për keqpërdorim dhe shmangie nga parimet dhe objektivat që ka demokracia përfaqësuese. E theksoj këtë, sepse sistemi propocional rajonal me lista te mbyllura nuk është një gjetje shqiptare. Ai zbatohet edhe në vende të tjera demokratike, por në këto vende nuk sjell pasoja si ato me të cilat është ndeshur deri sot shoqëria jonë. Kjo ndodh sepse zbatimi i sistemit proporcional rajonal me lista të mbyllura ka sjellë në Parlament si deputetë njerëz që  elektorati nuk i njeh, të cilët po të kishin garuar vetë, nuk do ta kishin fituar kurrë mandatin e deputetit.

Ata janë futur në Parlament sepse kështu kanë dashur kryetarët e partive, kryetarët e subjekteve politike në garë. Të tillë deputetë janë në Parlament vetem për këtë arsye dhe jo sepse për ta kanë vendosur partitë, anëtarësitë e tyre apo forumet drejtuese kolegjiale që të kandidojne. Në Shqipëri kemi një trupë legjislative të formuar nga vullneti, dëshira dhe vendimet e kryetarëve të partive kryesore dhe jo nga vullneti i shprehur në kutitë e votimit prej qytetarëve. Për pasojë, në veprimin dhe vendimmarrjen e këtyre deputetëve, e para është dëshira e kryetarit dhe jo interesi i qytetarit. Kemi funksionim jo normal dhe jo sipas pritshmërive të demokracisë përfaqësuese në Shqipëri. Mendoj që, ambasadorja amerikane ka patur parasysh këtë situatë dhe po nxit klasën politike që të gjejë mundësi për ta ndryshuar atë përmes ndryshimesh ligjore, duke e paraqitur si një ndër rrugët për gjetjen e zgjidhjes sistemin zgjedhor propocional rajonal me lista të hapura.

DW: Çfarë do të thotë kjo në terma konkretë?

Kristaq Kume: Do të thotë që renditja e kandidatëve në listat e partive politike, në fund të procesit zgjedhur të bëhet sipas votave dhe preferencave të shprehura për kandidatët nga zgjedhësit. Kjo do të thotë që, mund të ndodhë që edhe kandidati i vendosur nga partia në fund të listes, të marrë mandatin e deputetit, sepse kështu dëshërojnë zgjedhësit. Duke votuar me lista te hapura, krijohet mundësia reale që vullneti i zgjedhësve për kandidatet që ata dëshërojnë t`i përfaqësojnë në Parlament, vullnet që realizohet me votën e tyre preferenciale në kutitë e votimit.

DW: A mund t`i hapë rrugën ardhjes në Parlament të prurjeve dhe subjekteve të reja politike ndryshimi i sistemit zgjedhor?

Kristaq Kume: Patjetër që po. Votimi me lista të hapura, duke i krijuar mundësi zgjedhësit të shprehë preferencën e tij për kandidatin/kandidatët që dëshëron ta përfaqësojnë në Kuvend, rrit mundësinë që në Kuvend të shkojnë, sipas gjykimit te qytetarëve, më të mirët që kandidojnë. Njëherazi me ndryshimin e sistemit aktual propocional rajonal, duke marrë si model sistemin zgjedhor, që ambasadorja amerikane ia rekomandon për konsultim klasës politike të Tiranës duhet gjetur edhe një mekanizëm  “miqësor” që lidhet me pragun dhe mënyrën e ndarjes së mandateve të subjekteve zgjedhore në garë, të parashikuar në një listë korrektuese kombëtare. Kjo bën të mundur hyrjen e prurjeve te reja në Parlament, hyrjen në skenën politike të vendit të partive të reja politike.

LEXO EDHE:  Shkatërron Teatrin dhe mbron bunkerin/ Çfarë qëllimi ka kryeministri?

LEXO EDHE:  Rama krenohet me mandarinat/Komentuesi: Je ma m***! Por reagimi është...!

Shqipëria ka nevojë për qarkullim të elitave politike. Jemi në momentin kur në procesin e zhvillimit demokratik të vendit dhe shoqërisë duhet të realizohet hop cilësor. Këtë e kanë të vështirë ta bëjnë kryesisht dhe vetëm partitë që kanë rreth tridhjetë vite që funksionojnë në Shqipëri. Janë të nevojshme forca dhe enegji të reja politike. Dhe për të mbështetur këtë proces zhvillimi me kapacitete politike drejtimi dhe veprimi për reformat e thella demokratike, mekanizmi efektiv që duhet të përdoret është sistemi zgjedhor.

DW: Si e kanë pritur partitë politike propozimin e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim?

Kristaq Kume: Dy partitë e mëdha Partia Socialiste, (PS) dhe Partia Demokratike, (PD) kërkojnë ta shtyjnë sa më shumë të jetë e mundur në kohë trajtimin e çështjes që lidhet me ndryshimin e sistemit zgjedhor. Përfaqësuesi i PS, në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, tha të enjten (21.05) në Parlament se “ndryshimi i sistemit zgjedhor do të shpërthejë Kushtetutën, pasi do të sjellë ndryshime në gjithë korpusin kushtetues: në marrëdhëniet e Pushtetit Ekzekutiv  me atë Legjislativ, të Legjislativit me Pushtetin Gjyqësor dhe Presidencën”. Ai tha se nuk mund të ndërhyhet në Kushtetutë për të ndryshuar sistemin zgjedhor “pa marrë masa që efektet në Kushtetutë të mos jenë shpërthyese dhe të padëshëruara”.

Por mendoj se ky arsyetim është thjesht një truk për ta shtyrë, në kalendat greke, diskutimin dhe vendimmarrjen për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Të njëjtin qëndrim mban edhe PD që thotë si nëpër dhëmbë se do ta shikojë ꞔështjen e listave të hapura dhe sistemit zgjedhor. Opozita parlamentare është e angazhuar fuqishëm për realizimin e këtij ndryshimi dhe votimin me lista të hapura. Ajo ka depozituar në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore 3 propozime për ndryshimin e sistemit, njëra prej të cilave përputhet me modelin danez, të sugjeruar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Votimi me lista te hapura, duket se has një një mur të vështirë për t’u kapërcyer. Megjithatë mendoj se  sinergjia qe prodhon presioni qytetar me nxitjen që vjen nga faktori ndërkombëtar vështirë se mund të shpërfillen nga klasa politike dhe sidomos nga mazhoranca socialiste..

DW:A mund të arrihet kjo për zgjedhjet parlamentare të radhës, në vitin që vjen, 2021?

Kristaq Kume: Nëse ka vullnet politik për ndryshime të tilla, në sistem ose të paktën për votimin me lista të hapura, zgjidhjet legjislative për realizimin e këtij vullneti kjo nuk është fare e vështire dhe nuk duhet kohë për t`u realizuar. Shoqëria dhe qytetari i ynë janë të interesuar që kjo të bëhet një orë e më parë, pse kështu jo vetëm që plotësohen kushte të  Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit por akoma edhe më shumë se kaq, krijohen kushte reale për funksionimin normal dhe më efektiv të demokracisë përfaqësuese në shoqerine tonë..

DW: Me ꞔfarë po merret konkretisht Komiteti Politik, kali i betejës për kryerjen e reformës zgjedhore? Është lajm i mirë rikthimi i opozitës jashtëparlamentare, për të qënë sërish pjesë e këtij Këshilli, të martën që vjen, më 27 maj, pas largimit si shenjë solidariteti me protestuesit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Kristaq Kume: Komiteti Politik, ka dy palë: përfaqësues të maxhorancës socialiste dhe të opozitës, parlamentare dhe jashtë parlamentare. Pranë tij është atashuar grupi i ekspertëve vendas dhe të ODIHR-it dhe ekspertë të tjerë ndërkombëtarë. Puna e tij kryesore është gjetja e zgjidhjeve ligjore për zbatimin e rekomandimeëve të OSBE/ODIHR-it në ndryshimet që do të bëhen në Kodin Zgjedhor. Vendimet në këtë  Këshill parashikohet të merren vetëm me konsensus. Vendimet e tij do t`i dërgohen  Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, nëpërmjet të cilit ato do të paraqiten për t`u miratuar ne Kuvend.

Gjithë kjo punë që po bëhet nuk duhet të ketë si synim plotësimin e kushtit të Bundestagut gjerman për kryerjen e reformës zgjedhore por, shumë më tepër se kaq: ajo duhet të synojë interesin dhe pritshmëritë e qytetarëve, për t`ju dhënë atyre mundësi të realizojnë procese zgjedhore demokratike dhe me standarde të  gjithëpranuara.

Kristaq Kume është ekspert për sistemet zgjedhore dhe anëtar i grupit të ekspertëve për reformën zgjedhore në Shqipëri

Intervistoi : Ani Ruci

LEXO TE PLOTE