Connect with Us

Vdekja e vëllait e ka lënë me trauma, Kante vazhdon të jetë i trembur. Rrezikon të humbasë…

Sport

Vdekja e vëllait e ka lënë me trauma, Kante vazhdon të jetë i trembur. Rrezikon të humbasë…

Publikuar

-

Çelsi është gati ta lejojë N’Golo Kantenë që të mos luajë më këtë sezon, nëse ai vazhdon të ketë frikë për të zbritur në fushë prej Koronavirusit.

Mesfushori francez mungoi me lejen e klubit në stërvitje ditën e mërkurë, pasi tha se kishte ndjerë simptomat e “COVID-19” dhe do të ishte më mirë që të mos i bashkohej grupit në qendrën stërvitore “Cobham”. Ditën e enjte, kampioni i botës u pa të shkonte në kompleks ku iu nënshtrua edhe një testimi, por sipas “The Sun”, ai vazhdon të jetë i trembur.

Kante ka humbur vëllain e tij si pasojë e një infarkti dhe trajneri Lampard është shprehur mbështetës për këtë situatë. Në fakt, të gjitha klubet e Premier Ligës kanë thënë se kush është nervoz, nuk do të detyrohet të luajë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Talenti shqiptar habit me vendimin e fundit, refuzon Atalantën dhe Southempton për të rinovuar me…

Publikuar

-

Nga

Pak ditë më parë, Armando Dobra rinovojë për tre sezone të tjera me Ipswich, klube tek I cili është pjesë që nga moshat. Edhe pse nuk është në rolin e titullarit fiks,  me rinovimin e kontratës Ipswich e ka projektuar 19 vjecarin si një lojtar të rëndësishëm për vitet e ardhshme.

Së fundmi mediat angleze raportojn se Dobra kishte oferta nga dy klube të tjera angleze Leeds United dhe Southempton gjithashtu dhe nga Atalanta në Seria A por Dobra vendosi të qëndroj ende te ky klub për tu rritur ende si lojtar.

Kujtojmë që,  Dobra kishte marë ftesë nga U21 i shqipërisë gjithashtu është në vëmëndjen edhe të trajnerit të Kombëtares A, Edy Reja.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Na spiunuan që stërviteshim”, Ilion Lika shpërthen ndaj rivalëve: Janë xhelozë për asetet e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Është stërvitur apo jo Tirana gjatë periudhës së pandemisë së Coronavirusit? Kjo ishte pyetja që shtronin të gjithë rivalët, madje publikisht trajneri Adolfo Sormani nuk nguroi të kritikonte bardheblutë.

Në një prononcim për Top Channel në lidhje me këtë çështje ka folur Ilion Lika, i cili ka deklaruar se dikush ka qenë xheloz për skuadrën e Tiranës, pasi janë stërvitur me thashetheme dhe spiunllëqe. Të mbledhur për të ngrënë Iftarin, “gardiani” i 24-herë kampionëve të Shqipërisë ka deklaruar:

“Normalisht që jemi stërvitur me probleme, me grupe, me thashetheme dhe me spiunllëqe. Se dikush ka qenë xheloz për asetet që ka fusha e Tiranës dhe përse jemi duke u stërvitur.

Të them të drejtën te lutjet e mia ka qenë që Tirana të dalë kampion. Përveç lutjeve që bëjmë për familjarët, miqtë dhe të dashurit. Shpresojmë që Zoti të ma pranoj lutjen për Tiranën”, tha ai.

LEXO TE PLOTE

Sport

Partnerja e futbollistit të Arsenalit në hall të madh, kapet me armë në aeroport nga policia

Publikuar

-

Nga

Senad Kolasinac dhe Mesut Ozil ishin pre e një sulmi grabitësish para disa kohësh, por ia hodhën paq, madje mbrojtësi boshnjak edhe u përball me njërin prej personave që tentuan t’i merrnin me forcën orën e shtrenjtë turko-gjermanit të Arsenal.

Që pas asaj ngjarjeje, vetë lojtarët dhe familjarët e tyre janë munduar të jenë të kujdesshëm. Bella Kolasinac, partnerja e Senad, direkt bleu një armë për vetëmbrojtje. Bëhet fjalë për një elektroshok, për të cilin kishte marrë edhe një leje të posaçme në Gjermani.

Problemi është se një pajisje e tillë është e paligjshme në Britaninë e Madhe dhe Bella e kishte marrë me vete, gjatë fluturimit nga Gjermania. “The Sun” raporton se bukuroshja është ndalur në aeroportin “Biggin Hill”, në Londër.

Asaj ju gjet elektroshoku në bagazhet e saj, ndërkohë që Bella u sqaroi autoriteteve se e kishte blerë pajisjen për vetëmbrojtje dhe kishte kërkuar leje për ta marrë me vete atë. Gjatë kohës së fluturimit i kishte ardhur edhe përgjigja me email, ndërkohë që i sqarohej se ishte e paligjshme.

Autoritet i panë vetë emailet e shkëmbyera, ndërkohë që Bella u favorizua edhe nga fakti që elektroshoku ishte akoma në kutinë e vet dhe nuk kishte as bateri. Partnerja e Kolasinac nuk e kishte menduar se në Angli ishte e paligjshme dhe nuk kishte njoftuar se e kishte armën me vete.

Bella, me shkeljen e bërë rrezikonte gjashtë muaj burg. Gjithsesi ajo u lirua më pas dhe tashmë duhet të mendojë për ndonjë zgjidhje tjetër që të vetëmbrohet në Britaninë e Madhe.

LEXO TE PLOTE