Connect with Us

Tragjike/ Bie në gropën me ujë, humb jetën fëmija

Kronika

Tragjike/ Bie në gropën me ujë, humb jetën fëmija

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur reth mesditës së sotme në Përrenjas, ku në fëmijë ka humbur jetën pasi ka rënë në një gropë me ujë dhe është mbytur.

Mësohet se fëmija rreth 12 vjeç, kishte qenë duke luajtur dhe është rrëzuar aksidentalisht, duke rënë në një gropë rreth një metër të thellë. Fatkeqësisht ai nuk ka mundur të dalë nga gropa dhe është mbytur.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ngjarja tragjike në Berat/ Arrestohen përgjegjësi dhe elektriçisti i Bashkisë

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje tragjike ndodhi një ditë më parë në Berat, ku një fëmijë vetëm 4-vjeç humbi jetën nga kontakti me rrymën elektrike, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit.

Ndërkohë, sot Policia e Beratit bën të ditur se janë ndaluar Drejtori i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe përgjegjësi i ndriçimit në zonat urbane, si dhe procedohen në gjendje të lirë 4 elektriçistët e bashkisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lulishten në pedonalen e qytetit Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë bënë ndalimin e shtetasve:

P. I., 32 vjeç, me detyrë Drejtor i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe Ll. H., 61 vjeç me detyrë përgjegjës i ndriçimit në zonat urbane, të dy banues në Berat.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, shtetasi i mitur me iniciale A. B., 4 vjeç, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit, ka gjetur vdekjen si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F. T., H. I., E. B. dhe M. K., të katërt me detyrë elektricist pranë Bashkisë Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Protesta për Teatrin në Durrës/ Procedohet penalisht Robert Budina dhe Ferdinand Xhaferri

Publikuar

-

Nga

Regjisori Robert Budina dhe kreu i degës së PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferri janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia e Durrësit për organizimin e tubimit para Pallatit të Kulturës.

Robert Budina dhe Xhaferri akuzohen për “Organizim dhe pjesëmarrje në manifestime dhe grumbullime të paligjshme”.

“Procedohen në gjendje të lirë 2 organizatorë, për “Organizim dhe pjesëmarrje në manifestime dhe grumbullime të paligjshme”
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, proceduan në gjendje të lirë shtetasit:
– R.B., 56 vjeç;
– F.Xh., 56 vjeç, banues në Tiranë.
Ata, në datë 22.05.2020, rreth orës 17:30, në lagjen nr.11, Durrës, kanë organizuar tubim të paligjshëm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”, njofton Policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Tiranë / Makina përplas 2 persona me biçikletë

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, tek mbikalimi i Saukut.

Mësohet se një makinë që drejtohej nga shtetasi S.K. ka përplasur dy biçiklistët që po qarkullonin.
Të dytë plagosurit u dërguan menjeherë në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE