Connect with Us

Studimi/ Ja burimi i 80 për qind të të infektuarve me COVID-19

Bota

Studimi/ Ja burimi i 80 për qind të të infektuarve me COVID-19

Publikuar

-

Disa shkencëtarë tani thonë se disa aktivitete e biznese mund të jenë përgjegjëse për të paktën 80 për qind të infeksioneve me koronavirus.

Një raport i publikuar në faqen në internet të gazetës britanike “Telegraph”, detajon disa gjetje sipas të cilave “tregjet e mbipopulluara, vendet ku merren mësime vallëzimi, tavernat dhe grupet korale” mund të jenë përgjegjësit kryesorë për përhapjen e virusit.

Publiku e di tashmë se shpërndarësit më të mëdhenj të virusit përfshijnë objekte si “spitalet, azilet e pleqve, godina të mëdha konviktesh, impiantet për përpunimin e ushqimit dhe tregjet ushqimore”.

Megjithatë sipas artikulli burim i një përhapje të madhe të infeksionit ishte një tavernë në alpet e Tirolit. Sipas “Telegraph” qindra infeksione në Britani, Gjermani, Islandë, Norvegji dhe Danimarkë e kanë pasur origjinën nga taverna “Kitzloch”, e njohur për festat gjatë sezonit të skive.

LEXO EDHE:  U dyshua se ishin infektuar nga Covid-19/ Dalin rezultatet për 11 personat e testuar në Kukës

Një studim në Korenë e Jugut zbuloi se “ushtrimet fizike në objektet sportive të dendura me njerëz mund të rrisë rrezikun për t’u infektuar nga koronavirusi”. Sipas gjetjeve 112 njerëz ishin infektuar me virus brenda 24 ditëve pasi kishin marrë mësime vallëzimi në 12 godina të ndryshme.

Një tjetër studim tregoi se anëtarët e një kori ishin prekur nga virusi dhe sipas studiuesve gjasat ishin që koronavirusi të ishte përhapur kur anëtarët e korit janë përshendetur njëri-tjetrin, gjë që ka ndodhur përpara se të merreshin masat për distancim fizik. Sipas artikullit të gazetës virusi preku anëtarët e një kori në Amsterdam, duke infektuar 102 nga 130 anëtarë gjithsej./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Mediat ndërkombëtare: SHBA diskuton kryerjen e provës së parë bërthamore pas disa dekadash

Publikuar

-

Nga

Administrata Trump ka diskutuar javën e kaluar mbi mundësinë e kryerjen e një prove bërthamore, e cila do të ishte e para që pas vitit 1992.

Lajmi u njoftua nga gazeta “Washington Post” të premten në mbrëmje e cila përmendi një zyrtar të lartë dhe dy ish-zyrtarë që kishin dijeni rreth çështjes.

Tema u shfaq gjatë një takim të zyrtarëve të lartë që përfaqësojnë agjencitë më të larta të sigurisë kombëtare pas akuzave nga administrata se Rusia dhe Kina po kryejnë prova bërthamore me intensitet jo shumë të lartë, sic shkruan gazeta. Megjithatë takimi përfundoi pa ndonjëmarrëveshje për të kryer një provë bërthamore.

LEXO EDHE:  Parada e qeverisë me autoblindat/ Manjani-Ramës: Nuk të mbrojnë dot nga e shara kolektive

Zyrtarët amerikanë morën vendim për të marrë masa të tjera në përgjigje të kërcënimeve që paraqet Rusia dhe Kina dhe për të shmangin rifillimin e provave bërthamore, thuhet në artikull. Zyrtarët amerikanë nuk i janë përgjigjur kërkesës së gazetës për komente mbi këtë ceshtje./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Britanikët duan ta luftojnë Coronën me karantinë

Publikuar

-

Nga

Nga 8 qershori të gjithë ata që hyjnë në Britaninë e Madhe duhet me detyrim të futen në vetëizolim. Kush nuk i respekton rregullat e karantinës duhet të llogarisë me dënime të rrepta.

Britania e Madhe synon që me masat e karantinës të mënjanohet që infeksionet e mundshme nga jashtë ta shkaktojnë një valë të dytë pandemie në këtë vend, thotë ministrja e Punëve të Brendshme, Priti Patel. Të gjithë udhëtarët që vijnë nga jashtë nga 8 qershori, pavarësisht nënshtetësisë së tyre duhet të lenë në kufi të dhënat e kontaktit dhe adresën.

Britanikët që vijnë nga jashtë duhet të qëndrojnë në karantinë në shtëpitë e tyre, të tjerët duhet të marrin masa për izolimin. Kush nuk e respekton karantinën duhet të llogarisë me gjoba deri 1000 paund (rreth 1117 euro). Sipas mediave britanike, karantina do të kontrollohet në mënyrë sporadike. Kjo masë fillimisht është e pakufizuar në kohë. Çdo tre javë do të kontrollohet zgjatja e saj.

                                   Priti Patel

Përjashtime

LEXO EDHE:  Humori i keq,shkakton shtim në peshë

LEXO EDHE:  Katari sjell në Shqipëri 10 tonë pajisje mbrojtëse për të luftuar koronavirusin

Përjashtime ka për pak persona. Shoferët e transportit, punëtorët sezonalë, udhëtarët nga Irlanda, Isle of Man dhe ishujt e kanalit të La Manshës si edhe personeli mjekësor që jep kontribut në luftimin e pandemisë mund të lëvizin pa kufizime në vend.

Prej javësh qeveria në Londër ndodhet në kritikë për shkak të mënyrës së veprimit me virusin Corona. Në asnjë vend tjetër në Europë nuk ka pasur kaq shumë raste vdekjesh që lidhen me COVID-19 sa në Britaninë e Madhe. Më shumë 41.000 raste. Ndërkohë numri i infektimeve të reja ka rënë.

Londra

Ekonomia paralajmëron nga pasojat

Kritika mbi masat e karantinës vijnë nga ekonomia britanike. Pa një kufizim kohor një detyrim i tillë për karantinë e bën „një situatë të vështirë për degën e fluturimeve në Britaninë e Madhe dhe të gjitha sipërmarrjet që lidhen me të edhe më të vështirë “, thuhet në një letër të Shoqatës së Fluturimeve për kryeministrin Boris Johnson. Njerëzit nuk do të fluturojnë as nga e as për në Britaninë e Madhe, thuhet në letrën e shoqërive të fluturimit./ DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Plani gjermano-francez i rindërtimit dhe kritikët e tij

Publikuar

-

Nga

Në një moment të jashtëzakonshëm për Evropën, Gjermania është zgjidhje e problemit. Ajo vendosi për BE. Tani ajo e Franca duhet të bindin të tjerët, shkruan Auron Dodi.

Në fund të prillit (23.04.) kryetarët e shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Evropian miratuan një paketë të parë ndihme prej 540 miliardë eurosh, për shtetet e goditura nga Covid-19. Meqenëse të gjithë qenë dakord se kjo shumë nuk mjafton, u vendos që të ngrihet një paketë e dytë, fondi i rindërtimit (ose instrumenti i rindërtimit, siç e duan francezët).

Ky fond e ka ndarë Evropën: në shtete të veriut, pjesërisht edhe të lindjes, përballë shteteve të jugut. Shtetet latine apo jugore, kryesisht Italia, Spanja e Franca kërkojnë grante për rindërtimin. Shtetet veriore përfytyrojnë që jugorët të ndihmohen vetëm me kredi. Me deklaratën e kancelares Merkel të hënën, Gjermania u shkëput nga qëndrimi i shteteve „kursimtare” të veriut të Evropës.

Gjermania ra dakord me Francën që fondi i rindërtimit të ketë vëllimin 500 miliardë euro. Dhe që t’u japë shteteve më të goditura grante, subvencione që nuk kthehen. Për këtë, Komisioni Evropian do të marrë, përmes emetimit të obligacioneve, para borxh në tregjet financiare.

Dhe sipas propozimit të më të mëdhenjve në BE, Gjermanisë dhe Francës, Komisioni do t’ua përcjellë paratë, për rreth tre vjet rresht, shteteve më të goditura nga Covid-19. Për këtë do të ngrejë programe të reja ndihme, ose do të rrisë shumat në programet ekzistuese të BE.

Komisioni Evropian do t’ua shlyejë borxhet tregjeve në një periudhë shumë të gjatë, p.sh. për 20 vjet. Shlyerja do të bëhet duke e rritur buxhetin e BE, shpenzimet për ta kthyer borxhin do të jenë shpenzime të reja të buxhetit. Ndaj disa vëzhgues thonë se pas disa vitesh shteteve të BE do t’u duhet të rrisin kontributet për BE. Një konstrukt teknik pak i vështirë.

Por është një hap historik i Gjermanisë në dobi të shteteve të jugut të BE. Në një moment të jashtëzakonshëm për Evropën, siç është kriza e Covid-19, Gjermania vendosi për Bashkimin Evropian. Gjermania me kancelaren Merkel është zgjidhje e problemit. Gjermania dhe Franca janë të gatshme t’i futin shtetet e tyre në borxh, dhe duan të bindin edhe të tjerët, që (kryesisht) jugu i Evropës të mos shkëputet edhe më tej nga zhvillimi ekonomik i BE.

Është sakrificë e të gjithëve që shtetet jugore si Italia, me një borxh kombëtar që sipas parashikimeve mund të arrijë 130 përqind të Produktit Kombëtar Bruto (160 përqind të PKB e kishte Greqia në krizën e saj) të mos i afrohen falimentimit. Bashkimi Evropian futet në një krizë ekzistenciale nëse bëhen të pashlyeshme p.sh. borxhet e Italisë dhe Spanjës, duke i thelluar ato në rastin e Coronas. Kjo bën që kundërshtimet për grante në Evropë të formulohen me tone diplomatike.

Kriza e Covid-19 do të hyjë në histori si kriza më e madhe e deritashme ekonomike e Evropës. Krahas krizës shëndetësore. Megjithatë nuk është detyrë e lehtë të bindësh taksapaguesit e vendit tënd se po i fut më thellë në borxh në një kohë krize, ndoshta për një brez të tërë. Për të arritur miratimin e planit të rindërtimit, kancelares Merkel do t’i nevojitet e gjithë fuqia e saj.

Cilat janë shanset e zbatimit të planit gjermano-francez?

LEXO EDHE:  Ceremonia përkujtimore për senatorin/ Plotësohet amaneti i McCain

LEXO EDHE:  Cisterna iraniane/ Greqia kalon në anën e SHBA

Të hënën kancelarja Angela Merkel e quajti me modesti dakordimin me Macronin, “një propozim”, një “ofertë”. Edhe Presidenti Emmanuel Macron tha se dakordimi midis Berlinit dhe Parisit ende nuk është sukses. Por pa të, çdo përgjigje evropiane mbetet një iluzion.

Këto nuk janë vetëm deklarata kortezie ndaj kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të BE, të cilët deklaruan se kalimi në vendimin për grante i gjeti papritur.

Fondi i rindërtimit mund të miratohet vetëm njëzëri, nga të 27 shtetet anëtare të BE dhe nga parlamentet e tyre.  Kjo do të thotë se Merkeli dhe Macroni duhet t’i bindin të tjerët. Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire i tha Asamblesë Nacionale franceze se po përgatitet për diskutime të vështira.

Ka kundërshtime nga disa shtete si për vëllimin e fondit, 500 miliardë euro, ashtu edhe për faktin që me obligacionet e KE hyjnë në borxh të gjitha shtetet, ndonëse e bëjnë këtë indirekt, përmes Bashkimit Evropian. Dhe megjithëse përgjegjësi ato do të mbajnë vetëm për borxhin e tyre, jo edhe për borxhin e të tjerëve, siç do të ishte rasti i Corona-bondeve.

Kundërshtarët e dakordimit gjermano-francez

Nga radhët e kritikëve në Gjermani, deri tani thuajse nuk ka protesta. Si sipërmarrës, ashtu edhe parti konservatore, si p.sh. deputetë të CSU-së në Bundestag, flasin për “një zgjidhje të jashtëzakonshme” që nuk do të përsëritet.  Një votim në Bundestag, edhe nëse nxjerr ndonjë pengesë, ka pak gjasa që ta bllokojë këtë dakordim për Evropën.

Kancelari austriak Sebastian Kurz

Nga shtetet, grupi i parë që duhet bindur janë Austria, Holanda, Danimarka dhe Suedia. Kancelari austriak Sebastian Kurz thotë “se kreditë janë rruga e duhur, jo grantet.” Ndërsa ministrja e Financave të Suedisë, Magdalena Andersson premtoi se “do të jemi partnerë konstruktivë në këtë diskutim”, por sheh pikëpyetje të mëdha, “kur merr hua për ta shpenzuar” dhe kërkon respektimin e marrëveshjeve të BE.

Grupi tjetër janë shtetet e Vishegradit: Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia. Këto shtete marrin fonde strukturore dhe agrare nga BE. Ato duket se do ta japin dakordimin vetëm po të mos preken fondet e tyre. Ose ndoshta po të mos përndiqen për shkak të shkeljeve të shtetit juridik, si Hungaria dhe Polonia.

Grupi i tretë, shtetet jugore, Italia dhe Spanja duan dyfishimin e shumës së fondit të rindërtimit: ata duan që vetëm fondi i rindërtimit, pa paketën e parë, të arrijë 1 bilion euro. Ndaj planin gjermano-francez ato thjesht e kanë përshëndetur se ecën në drejtimin e duhur. Por këto shtete janë në pozitat e marrësit.

Hapat për miratimin e fondit të rindërtimit

Variantin përfundimtar të planit të rindërtimit do ta vendosin kryetarët e shteteve e të qeverive të BE. Për shkak të kundërshtive mendohet se një dakordim i tyre më 18 qershor mund të arrihet vetëm në një takim të drejtpërdrejtë, jo më me videokonferencë.

Ish- Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker i tha DW se çdo shtet dhe parlament ka të drejtë dhe detyrë ta shqyrtojë propozimin gjermano-francez. Por ai shtoi se “më pëlqen të mendoj se përgjigjja përfundimtare do të jetë shumë e afërt me planin gjerman dhe francez.”/ DW

LEXO TE PLOTE