Connect with Us

Sherr me sende të forta në Vlorë/ Plagoset një person

Kronika

Sherr me sende të forta në Vlorë/ Plagoset një person

Publikuar

-

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme  në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Oshëtimë të Vlorës, ku dy persona janë konfiktuar me njëri-tjetërin me sende të forta.

Për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Paraparkisht, mendohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Autori i ngjarjes është ndaluar ndërsa i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi ka marrë dëmtime të lehta./CNA.al

LEXO EDHE:  Leli: Do zgjidhim problemin e ujit të pijshëm për Vlorën

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shkoi për të mbledhur bimë medicinale në mal/ Zhduket pa gjurmë 18 vjeçari nga Dibra

Publikuar

-

Nga

Një 18 vjeçar rezulton i zhdukur prej 5 ditësh në rrethana ende të paqarta.

Ardian Pali nga Dibra ka humbur gjurmët që prej të martës pasi kishte dalë për të mbledhur bimë medicianle në malin e Korabit.

Ai shoqërohej nga dy shokët e tij, të cilët kanë deklaruar u ndanë në mal me të riun për shkak të një stuhie dhe nuk u panë më./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tragjike/ Bie në gropën me ujë, humb jetën fëmija

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur reth mesditës së sotme në Përrenjas, ku në fëmijë ka humbur jetën pasi ka rënë në një gropë me ujë dhe është mbytur.

Mësohet se fëmija rreth 12 vjeç, kishte qenë duke luajtur dhe është rrëzuar aksidentalisht, duke rënë në një gropë rreth një metër të thellë. Fatkeqësisht ai nuk ka mundur të dalë nga gropa dhe është mbytur.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ngjarja tragjike në Berat/ Arrestohen përgjegjësi dhe elektriçisti i Bashkisë

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje tragjike ndodhi një ditë më parë në Berat, ku një fëmijë vetëm 4-vjeç humbi jetën nga kontakti me rrymën elektrike, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit.

Ndërkohë, sot Policia e Beratit bën të ditur se janë ndaluar Drejtori i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe përgjegjësi i ndriçimit në zonat urbane, si dhe procedohen në gjendje të lirë 4 elektriçistët e bashkisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lulishten në pedonalen e qytetit Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë bënë ndalimin e shtetasve:

P. I., 32 vjeç, me detyrë Drejtor i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe Ll. H., 61 vjeç me detyrë përgjegjës i ndriçimit në zonat urbane, të dy banues në Berat.

LEXO EDHE:  Kërkohej për shfytëzim prostitucioni/ Arrestohet i riu

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, shtetasi i mitur me iniciale A. B., 4 vjeç, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit, ka gjetur vdekjen si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F. T., H. I., E. B. dhe M. K., të katërt me detyrë elektricist pranë Bashkisë Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE