Connect with Us

Rugani tregon frikën e koronavirusit: Filloi tre ditë pas ndeshjes me Interin

Sport

Rugani tregon frikën e koronavirusit: Filloi tre ditë pas ndeshjes me Interin

Publikuar

-

Daniele Rugani ka qenë ndër futbollistët e parë që është infektuar me koronavirus në Serinë A. Një situatë të cilën mbrojtësi i Juventusit e ka pranuar se e ka tronditur shumë, sidomos pasi bëhej fjalë për periudhën në fillim të muajit mars, kur ende kishte shumë pasiguri e nuk njiheshin mirë pasojat e COVID-19.

Lojtari ka treguar për “Sky Sport” se si i kishte përjetuar ato ditë dhe më pas të gjithë muajin ku ai ishte shoqëruar nga ky virus i rrezikshëm. “Tre ditë pas ndeshjes me Interin ndjehesha çuditshëm, mata temperaturën dhe e kuptova që ajo po rritej. Për siguri kam shkuar dhe jam izoluar në Kontinasa”, tregoi ai zgjedhjen që kishte bërë për të qëndruar në ato ditë në hotelin e boshatisur të klubit.

“Tani jam shumë mirë, më e keqja ka kaluar. Kam përjetuar një muaj të veçantë, por kam qenë me fat që kisha simptoma të lehta. Çfarë ndjeva? Mbi të gjitha frikë”, pranoi Rugani.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Tronditet Tirana, Albi Doka firmos në Kroaci

Publikuar

-

Nga

Albi Doka ka qenë një emër shumë i kërkuar te Tirana dhe joshës për ekipet e tjera në Europë, ku në kohën e Ze Marias nuk kanë munguar edhe ofertat e ndryshme. Por te Tirana është parë e udhës që të vazhdohet me mbrojtësin e tyre, për të dhënë sërish kontribut me fanellën e bardhebluve.

E ndërkohë duket se kësaj kohe i ka ardhur fundi. Sipas asaj që raporton “Panorama Sport”, Albi Doka ka hedhur firmën në ekipin e ri. Bëhet fjalë për skuadrën në Kroaci, e cila quhet NK Gorica. Shumë e humbur del nga ky transferim Tirana, vendi ku edhe u rrit Albi Doka.

Mesa duket klubi nuk ka arritur që ta bind lojarin për të rinovuar kontratën dhe për fituar nga një transferim i tij. Në kushtet aktuale, Tirana nuk do të arkëtojë asnjë vlerë monetare për shitjen e Albi Dokës, që pritet të zyrtarizohet në ditët në vazhdim.

LEXO TE PLOTE

Sport

Bundesliga pritet të vazhdojë sot spektaklin, pesë top ndeshje luhen në elitën e futbollit gjerman

Publikuar

-

Nga

Njëra nga ligat më të forta në Evropë, Bundesliga vazhdon të luhet pas rikthimit një javë më parë të skuadrave në fushë. Kampionati gjerman u bë i pari nga të mëdhatë në Evropë që mori vendim për tu rikthyer, pasi kanë arritur ta menaxhojnë për mrekulli coronavirusin.

Edhe gjatë kësaj fundjave të gjithë adhuruesit e futbollit kanë kthyer sytë në Bundesliga, ku na presin pesë top ndeshje ditën e sotme. Në fakt java e 27-të nisi me derbin e madh të Berlinit, ku Hertha triumfoi me rezultat të thellë 4-0 ndaj Unionit.

Ndeshja kryesore e ditës së sotme pritet të zhvillohet në Allianz Arena, ku kampioni në fuqi Bayern Munich pret Eintracht Frankfurtin.Përballje e zjarrtë pritet të zhvillohet edhe në Volkswagen Arena, ku Wolfsburgu që po kërkon rikthimin në garat evropiane pret konkurrentin për titull të kampionit, Borussia Dortmund.

Interesant pritet të jetë edhe sfida mes Borussia Moenchegladbach dhe Bayer Leverkusen, ndërsa do të ketë një derbi shqiptarësh në sfidën mes Freiburgut të Amir Abrashit dhe Werder Bremenit të Milot Rashicës.

Mesfushori tjetër shqiptar, Klaus Gjasula do të ketë një punë të vështirë me Paderbornin e tij, pasi është nikoqir i Hoffenheimit dhe i nevojitën tri pikët për të vazhduar shpresën për të mbetur në Bundesliga.

Katër sfida fillojnë nga ora 15:30, ndërsa kryendeshja e kësaj jave mes Bayern Munich dhe Eintracht Frankfurt luhet në mbrëmje nga ora 18:30.

LEXO TE PLOTE

Sport

E ardhmja e Ikardit në ajër, PSG i drejtohet Interit me një ofertë konkrete

Publikuar

-

Nga

Interi nuk e do më në skuadër dhe po dëgjon ofertat drejt tij. Mauro Ikardi këtë verë do të vendosë përfundimisht rreth të ardhmes. PSG e ka si të huazuar këtë sezon, me argjentinasin, që ka arritur të jetë autor i 20 golave.
Francezët e duan, por pandemia nuk i lejon të bëjnë ofertën e duhur për Interin. Zikaltërit kërkojnë 70 milionë euro, por francezët propozojnë një shumë më të ulët.

Oferta e përgatitur nga drejtori sportiv, Leonardo është 50 milionë euro plus 10 milionë bonuse, që nuk janë lehtësisht të arritshme. PSG ka nxituar për këtë ofertë, duke patur parasysh se në fund të këtij muaji përfundon marrëveshja e nënshkruar mes klubeve për huazimin e ish-kapitenit zikaltër.

Marota me drejtuesit e tjerë pritet ta mendojnë mirë këtë propozim, pasi situata është e tillë që nuk do ketë shumë blerës për Ikardin në verë. Pandemia nuk ia lejon këtë luks gjigantëve të Europës dhe drejtuesit nuk munden kurrsesi ta mbajnë Ikardin te zikaltërit sezonin e ardhshëm.

LEXO TE PLOTE