Connect with Us

Reforma Zgjedhore “përplas” sërish politikën/ Paloka akuza Ramës: Vazhdo zvarritu Edvin…

Politikë

Reforma Zgjedhore “përplas” sërish politikën/ Paloka akuza Ramës: Vazhdo zvarritu Edvin…

Publikuar

-

Reforma Zgjedhore vijon të shkaktojë debate mes palëve politike në Shqipëri. Pas përgjigjes së PS në komitetin politik për reformën zgjedhore se tryeza nuk mund të mblidhet të hënën kur kërkoi opozita, pasi është ditë pushimi dhe OSBE ka siguruar të martën sallën, ka reaguar nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka akuzon kryeministrin Edi Rama për zvarritjen e reformës zgjedhore dhe thotë se kanë para për Knut Fleckenstein dhe jo për zgjedhoren që është kusht për integrimin.

Çdo justifikim banal është i mirë për Ramin , mjafton që të zvarrisë sa të mundet Reformën Zgjedhore.

Kërkesën e përfaqësuesve të opozitës për të mbledhur tryezën të hënën, Rama (nëpërmjet Gjiknurit) e ka kundërshtuar me dy “argumente”, justifikime qesharake;

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Ngjelës/ SPAK ka gjetur paratë e politikanëve në offshore

Ky qafir që në një ditë të shenjtë për myslimanët, siç është festa e Fiter Bajramit, kërkon të tallet duke marrë rolin e Padishahut që ka në dorë t’i lejojë ose jo lutjen tradicionale, qenka kujtuar se e hëna është pushim dhe përfaqësuesit e tij nuk mund të privohen nga kjo “e drejtë”… E pas kësaj vjen dhe justifikimi tjetër, për pamundësinë që të paguajnë për të marrë një sallë në Pallatin e Kongreseve!!!

Kanë para për t’i lidhur pension suplementar dhe Knutit që “do na ndihmojë për integrimin” duke këshilluar Ruçin, po nuk kemi për Tryezën Zgjedhore që është kusht i BE për integrimin. Vazhdo zvarritu Edvin …”-shkruan Paloka.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

PS i përgjigjet kërkesës së Opozitës/ Ja kur zhvillohet takimi për Reformën Zgjedhore

Publikuar

-

Nga

Ditën e djeshme, Partia Demokratike dhe LSI-ja bënë të ditur se janë tërhequr nga bojkoti dhe do të riktheheshin në tryezën e Reformës Zgjedhore.

Ndërkohë sot i dërguan një letër përfaqësuesit të PS-së, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdarit që të mblidhen ditën e hënë në datë 25 maj.

Por, PS-ja reagoi duke theksuar se të hënën është ditë pushimi për shkak të Bajramit dhe se OSBE-ja ka rezervuar sallën për ditën e martë në orën 11:00 te Pallati i Kongreseve.

LEXO EDHE:  Foto-“Si nuk kam një grusht të fortë”/ Studentët vazhdojnë protestën para Kryeministrisë

“Duke qenë se dita e Hënë i bie festë Bajrami e për rrjedhojë ditë pushimi, OSBE ka mundësuar rezervimin e sallës për takimin e grupit të punës për reformën zgjedhore, ne date 26 Maj 2020, ora 11:00 tek Pallati Kongreseve. Pra, mbledhja zhvillohet ne 26 Maj, ora 11:00 tek Pallati Kongreseve”-thuhet në përgjigjen e PS-së.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish-ministri “shpërthen” kundër Ramës/ Mallkimi do ta ndjekë nga pas gjithë jetën

Publikuar

-

Nga

Petrit Vasili, i cili ka mbajtur postin e ministrit të Shëndetësisë në qeverinë “Berisha 2”, dhe atë të Drejtësisë, në qeverinë “Rama 1”, ka “shpërthyer” kundër kryeministrit, në lidhje me vendimit e këtij të fundit për të mos lejuar nesër faljen e namazit.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se Rama luan edhe me diten e shenjte, ndërsa shton se mallkimi do ta ndjeke nga pas gjithe jeten.

LEXO EDHE:  “Luli dhe Lubonja”/ Një mesazh për doktor Berishën

LEXO EDHE:  “Askush nuk guxon të flasë”/ Ish-ministri i Ramës zbulon çfarë do të ndodhë në Samitin e Berlinit

“Dy standarte dhe turpi i Edi Rames!

Policet e Edi Rames me mijra ne 17 maj qe prishin Teatrin, nuk ze Coronavirusi!?

Besimtaret myslymane ne diten e tyre te shenjte nuk lejohen se i ze coronavirusi!?

Refuzimi i dy standarteve eshte e drejte e cdo qytetari!

Ky qe luan me diten e shenjte mallkimi do ta ndjeke nga pas gjithe jeten!!”-shkruan Petrit Vasili./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Grida Duma leksion qeverisë/ Si të stimulojë ekonominë pas krizës së Covid-19

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka theksuar sot se ajo çfarë duhet të bëjë qeveria tashmë pasi krizës së Covid-19, është të stimulojë ekonominë.

Në një lidhje direkte për Neës 24, ish-deputetja Duma vuri theksin tek biznesi, për të cilin tha se duhet të përjashtohet nga taksat për një periudhë të caktuar.

“Ushtrimi presionit në ekonomi vetëm e dëmton atë. Nuk mund të vazhdojmë sërish si në komunizëm ku biznesi shihej si ai që shfrytëzon njerëzit. Biznesi mban 80% të ekonomisë shqiptare, duhet që shteti të jetë me miqësor me biznesin. Tani duhet të jetë periudha e çlirimit nga taksat. Ekonomia jonë tani prodhon shumë pak. Ne kemi produkte që hidhen sepse nuk kanë hyrë ende në industri. Prodhimi jonë vendas nuk vjen as tek tregu i Tiranës. Shteti mund të japë subvencion sa të krijojë magazina të mëdha frigoriferike,. Ti mund të ndikosh që tregu vendas të mos konkurohet nga ai maqedonas.”-tha ndër të tjera Grida Duma./ CNA.al

LEXO TE PLOTE