Connect with Us

Reforma Zgjedhore/ Opozita kërkesë Këshillit Politik, ja çfarë propozon

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Opozita kërkesë Këshillit Politik, ja çfarë propozon

Publikuar

-

Përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentare në Grupin Politik për Reformën Zgjedhore, propozojnë të hënën si ditën e mbledhjes së ketij grupi me synimin e përmbylljes sa më shpejt të reformës.

Dy përfaqësuesit e opozitës, Bylykbashi nga PD dhe Vasili nga LSI, u kanë dërguar një letër përfaqësuesve parlamentarë në ketë grup Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.

Në letrën drejtuar Hajdarit dhe Gjiknurit, ndër të tjera theksojnë se kanë vënë në dijeni për këtë qendrim partnerët ndërkombëtarë të përfshirë në proces, BE, SHBA, OSBE dhe KiE.

“Reforma aktuale ka filluar me kërkesë të Opozitës në 2017 dhe falë veprimeve të njëanshme për minimin e saj nga shumica qeverisëse, ka qene e pamundur përmbyllja e saj”,- thuhet në letrën e opozitës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gazsjellësi TAP realizon me sukses provën në segmentin e tij në Shqipëri/ Berisha: Arritje historike

Publikuar

-

Nga

Ish-Kryeminstri Sali Berisha ka përshëndetur provën e injektimit të gazit nga Azerbajxhani në segmentin e tij në Shqipëri, në kuadrin e Gazsjellësit TAP, duke e cilësuar këtë si një arritje hisrorike.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e ka konsideruar projektin në fjalë, të firmosur nga qeveria e PD-së, si arritjen e dytë më të madhe strategjike të Shqipërisë pas anëtarësimit të saj në NATO.

“Historike!
Gazesjellesi TAP, qe sjell gazin nga deti Kaspik ne Itali, beri sot me sukses te plote proven e injektimit te gazit azer ne segmentin e tij te Shqiperise.

Miq, sot u krye nga TAP prova e suksesshme e injektimit te gazit azer ne te tere trajektoren e tij ne territorin e Shqiperise. Kjo eshte nje arritje historike me rendesi te madhe strategjike per Shqiperine, rajonin dhe Europen.

Ne maratonen e suksesshme te ketij projekti gjigand, qe ne kompleks kap shumen e nje investimi prej 40 miliarde euro dhe qe u firmos nga qeveria ne vitin 2012, Shqiperia dhe qeveria e saj pati pas Azerbajxhanit rolin me kryesor. Nje mirenjohje te thelle kete dite per qeverine e Azerbajxhanit dhe presidentin Alijev, dhe per te gjithe ata qe kontribuan dhe bene te mundur kete projekt energjitik gjigand, konsorciumit te Gazjellesit TAP, financuesve, projektuesve, zbatuesve te ketij projekti te nje rendesie gjeostrategjike per Europen, ne te cilin Shqiperia fiton nje pozicion nevralgjik qe kurre nuk e ka patur me pare. Korridori Jugor i Gazit apo TAP perjashtoi garen politike te gazit rus per Europen dhe kjo eshte historike.

LEXO EDHE:  Reforma Zgjedhore/ Paloka: Rama po bën çdo përpjekje për ta ilegjitimuar

LEXO EDHE:  Reforma zgjedhore/ Gjermania apel politikës

Pas anetaresimit ne NATO, Gazesjellesi TAP perben arritjen me te madhe strategjike te Shqiperise. sb”-shkruan Berisha.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ktheu në Kuvend ligjin për shtesën e kontratës koncesionare në Porto Romano/ Meta sqaron arsyet

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka sqaruar arsyet e kthimit në Kuvend të ligjit për shtesen e kontratës koncesionare për një port MBM në Porto- Romano të Durrësit.

Në sqarimet e tij, kreu i shtetit ndër të tjera thekson se kontrata në fjalë ka anashkaluar procedurat konkurimit të parashikuara në ligj dhe nuk sjel përfitime për shtetin.

“Procedurat e ndjekura nga autoriteti kontraktor Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kanë anashkaluar procedurat e konkurrimit të parashikuara në ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, ku përmes negocimit të drejtpërdrejtë janë cenuar njëkohësisht dhe parimet kushtetuese të barazisë përpara ligjit dhe lirisë së veprimtarisë ekonomike;

Marrëveshja shtesë Koncesionare ka krijuar një marrëdhënie të re kontraktuale të negociuar dhe nënshkruar, në shkelje edhe të parimeve dhe parashikimeve të parashikuara në Kodin Detar të Republikës së Shqipërisë dhe ligjin nr. 125/2013 “’Për koncesionet dhe partneritetin publik privat’”, të ndryshuar”;

LEXO EDHE:  Tryeza për Reformën Zgjedhore/ Reagon ambasadori gjerman

Përmes shkeljeve të mësipërme është cenuar hierarkia e akteve normative në Republikën e Shqipërisë, sanksionuar në nenin 116 të Kushtetutës;

Praktikisht nën procedurën e një marrëveshje shtesë, është dhënë një e drejtë koncesionare e re, jashtë objektit kryesor të koncesionit që gëzon sot kompania koncesionare, e cila kërkonte detyrimisht që Autoriteti Kontraktor të ndiqte të gjitha procedurat e ligjit nr. 125/2013, për konkurrim të hapur dhe transparent.”-thuhet ndër të tjera në njoftimin e Presidencës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Murrizi flet pa dorashka/ PD është ulur në “prehrin” e Gjiknurit, kush ka këllqe të shkojmë në zgjedhje

Publikuar

-

Nga

Deputeti Myslim Murrizi është shprehur se qeverisjen e Edi Ramës nuk e mban në këmbë opozita parlamentare, por ulja e sipas tij e PD-së në prehërin e Damian Gjiknurit.

I ftuar në emisionin “Në Fokus”, mbrëmjen e djeshme, Murrizi theksoi se kauza për të cilën opozita jashtëparlamentare dogji mandatet ishte se nuk ulej në një vend me Damianin dhe mbi të gjitha nuk njihte kryeministrin e vendit, duke mos u mjaftuar me kaq, deklaroi se pa rrëzuar Edi Ramën nga pushteti nuk do të kishte zgjedhje të lira për pushtetin vendor dhe atë qëndror.

“ Tani është mbushur një vit që s’është organizuar asnjë protestë. Nuk e mbaj unë Ramën në pushtet. Ata janë shokë të ngushtë që mbajnë njëri-tjetrin dhe ndaj nuk duan të ndryshojnë sistemin. Hajdeni ta ndryshojmë sistemin nesër dhe të hyjmë në zgjedhje pasnesër. Kanë këllçe”, tha ai .

Sa i takon reagimit të ndërkombëtarëve, Murrizi tha se “Ky është problemi që ndërkombëtarët japin atë gjykim, disa gazetarë japin gjykimin tjetër dhe pjesa e opozitës që iku ka gjykimin e saj. Gjithsesi këto janë gjykime pa shkuar tek fakti. Janë votimet në 2021, që qytetari me vote do të na votojë ose do të na ndëshkojë”.

LEXO EDHE:  Reforma Zgjedhore/ Mblidhet nesër opozita e bashkuar

Ai tha se po kërkon që të shkojë tek vota e qytetarit, duke pyetur më tej se ata që mendojnë se nuk kanë bërë gabime dhe që populli i do pse i tremben reformës zgjedhore?

Sipas tij, ata çfarë frike kanë që prej 12 vite i tremben ndryshimit të kodit zgjedhor.

“Pse i tremben? Unë do kem shumë dëshirë që shqiptarët ta kenë emrin e Muslimit Murrizit në listë dhe të provoj vetën se sa mirë kam punuar në këtë mandat dhe sa më bësojnë shqiptarët për ato që them”, tha ai.

LEXO TE PLOTE