LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma në Drejtësi/ Ambasadorja e SHBA, tjetër mesazh të fortë

23 Maj 2020, 09:59, Politikë CNA
Reforma në Drejtësi/ Ambasadorja e SHBA, tjetër mesazh të

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka dhënë sërish sot mesazh të forta në lidhje me Reformën në Drejtësi.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasadorja bën të ditur se ka zhvilluar takime me Komisionerët Publikë dhe me përfaqësues të Dhomës së Posaçme të Apelit, ndërsa ka deklaruar se Vettingu duhet të vazhdojë, pa marrë parasysh pengesat.

?Takimi me Komisionerët Publikë në 21 maj. Ata janë të përkushtuar për të siguruar integritetin e vettingut duke apeluar vendime. Le ta mbajmë reformën në drejtësi duke ecur përpara, hap pas hapi!

Dhoma e Posaçme e Apelit ka një punë të vështirë, por vettingu duhet të vazhdojë të tregojë përgjegjshmëri dhe të fitojë besimin e njerëzve. Mbështes reformën në drejtësi. Le të vazhdojmë përpara, hap pas hapi, pa marrë parasysh pengesat?.-shkruan ambasadorja Yuri Kim.

Deklaratat e saj vijnë një ditë nga apeli i fortë drejtuar forcave politike, që të stoponin lojërat dhe të vijonin me përmbylljen e reformës në drejtësi dhe asaj zgjedhore.

Lajmet e fundit nga