LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rebelohet” Erion Kristo/ Sot do të jem të Garda, ju mos u shqetësoni

23 Maj 2020, 13:06, Politikë CNA
“Rebelohet” Erion Kristo/ Sot do të jem të Garda, ju mos u

Gazetari Erion Kristo është shprehur kundër vendimit për mbylljen e parkut të liqenit Artificial, në Tiranë.

Ndërkohë që fundjavën e kaluar, Parku ishte mbyllur, në një postim në rrjetet sociale, Kristo e cilëson si të paligjshëm vendimin në fjalë, ndërsa shton se nuk ka asnjë arsye shkencore ose vendimmarrje shtetërore për këtë.

Po ashtu Erion kristo thotë se sot në orën 18:00 do të jetë tek Hyrja e Liqenit.

?Sot në ora 18, do jem te Garda, te Hyrja e Liqenit. Nuk jam dakord që liqeni të mbyllet. Nuk ka asnjë arsye shkencore ose vendimmarrje shtetërore për këtë. Do shkoj atje, me shpresën se autoritetet shtetërore do kenë ndryshuar qëndrim. Do shkoj vetëm, kështu që mos u shqetësoni ju nëpër lokale. Vëllezërit myslimanë reaguan dhe fituan.?-shkruan Erion Kristo./ CNA.al

Lajmet e fundit nga