Connect with Us

PS i përgjigjet kërkesës së Opozitës/ Ja kur zhvillohet takimi për Reformën Zgjedhore

Politikë

PS i përgjigjet kërkesës së Opozitës/ Ja kur zhvillohet takimi për Reformën Zgjedhore

Publikuar

-

Ditën e djeshme, Partia Demokratike dhe LSI-ja bënë të ditur se janë tërhequr nga bojkoti dhe do të riktheheshin në tryezën e Reformës Zgjedhore.

Ndërkohë sot i dërguan një letër përfaqësuesit të PS-së, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdarit që të mblidhen ditën e hënë në datë 25 maj.

Por, PS-ja reagoi duke theksuar se të hënën është ditë pushimi për shkak të Bajramit dhe se OSBE-ja ka rezervuar sallën për ditën e martë në orën 11:00 te Pallati i Kongreseve.

LEXO EDHE:  Dëmtimi i zgjedhjeve/ Ahmetaj paralajmëron opozitën

“Duke qenë se dita e Hënë i bie festë Bajrami e për rrjedhojë ditë pushimi, OSBE ka mundësuar rezervimin e sallës për takimin e grupit të punës për reformën zgjedhore, ne date 26 Maj 2020, ora 11:00 tek Pallati Kongreseve. Pra, mbledhja zhvillohet ne 26 Maj, ora 11:00 tek Pallati Kongreseve”-thuhet në përgjigjen e PS-së.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ish-ministri “shpërthen” kundër Ramës/ Mallkimi do ta ndjekë nga pas gjithë jetën

Publikuar

-

Nga

Petrit Vasili, i cili ka mbajtur postin e ministrit të Shëndetësisë në qeverinë “Berisha 2”, dhe atë të Drejtësisë, në qeverinë “Rama 1”, ka “shpërthyer” kundër kryeministrit, në lidhje me vendimit e këtij të fundit për të mos lejuar nesër faljen e namazit.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se Rama luan edhe me diten e shenjte, ndërsa shton se mallkimi do ta ndjeke nga pas gjithe jeten.

LEXO EDHE:  Spiropali nuk i trembet ndarjes së koalicionit/Jemi padiskutim forcë e parë!

LEXO EDHE:  Largimi i shoqërisë nga politika/ Gjergj Bojaxhi tregon ndikimin te mazhoranca dhe opozita

“Dy standarte dhe turpi i Edi Rames!

Policet e Edi Rames me mijra ne 17 maj qe prishin Teatrin, nuk ze Coronavirusi!?

Besimtaret myslymane ne diten e tyre te shenjte nuk lejohen se i ze coronavirusi!?

Refuzimi i dy standarteve eshte e drejte e cdo qytetari!

Ky qe luan me diten e shenjte mallkimi do ta ndjeke nga pas gjithe jeten!!”-shkruan Petrit Vasili./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Grida Duma leksion qeverisë/ Si të stimulojë ekonominë pas krizës së Covid-19

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka theksuar sot se ajo çfarë duhet të bëjë qeveria tashmë pasi krizës së Covid-19, është të stimulojë ekonominë.

Në një lidhje direkte për Neës 24, ish-deputetja Duma vuri theksin tek biznesi, për të cilin tha se duhet të përjashtohet nga taksat për një periudhë të caktuar.

“Ushtrimi presionit në ekonomi vetëm e dëmton atë. Nuk mund të vazhdojmë sërish si në komunizëm ku biznesi shihej si ai që shfrytëzon njerëzit. Biznesi mban 80% të ekonomisë shqiptare, duhet që shteti të jetë me miqësor me biznesin. Tani duhet të jetë periudha e çlirimit nga taksat. Ekonomia jonë tani prodhon shumë pak. Ne kemi produkte që hidhen sepse nuk kanë hyrë ende në industri. Prodhimi jonë vendas nuk vjen as tek tregu i Tiranës. Shteti mund të japë subvencion sa të krijojë magazina të mëdha frigoriferike,. Ti mund të ndikosh që tregu vendas të mos konkurohet nga ai maqedonas.”-tha ndër të tjera Grida Duma./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Masat kundër koronavirusit/ Grida Duma: Nuk kanë më asnjë vlerë

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja Grida Duma është shprehur sot se masat kufizuese të qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit, tashmë nuk kanë asnjë vlerë.

“Nuk janë masa që i shërbejnë situatës së Covid-19. Tashmë e dimë që çdo kontakt është i mundshëm për të shkaktuar infektimin. Tani nuk kanë më vlerë masat izoluese”-tha Grida Duma në një lidhje live për News 24.

Më tej, ajo foli edhe në lidhje me pasoja në ekonomi, ndërsa theksoi se pasiguria po sjell kaos tek qytetarët shqiptarë.

LEXO EDHE:  Fillojnë përplasjet PS-LSI në Gjirokastër, Lezhë dhe Korcë

“Në Shqipëri një gjë është e sigurtë, se çdo gjë është e pasigurtë. Për asgjë nuk ka rregulla loje, as ekonomia, as administrata dhe  qoftë as në universitet. Kjo shoqëri prej vitesh vuan nga mungesa e sigurisë. Në Shqipëri parashikueshmëria është zero.”-tha Grida Duma.

LEXO TE PLOTE