Connect with Us

“Objektet fetare janë “jetike”/ Trump me qëndrim të prerë: Të rihapen këtë fundjavë

Bota

“Objektet fetare janë “jetike”/ Trump me qëndrim të prerë: Të rihapen këtë fundjavë

Publikuar

-

Presidenti Trump thotë se i konsideron objektet fetare si qendra “jetike” dhe u ka bërë thirrje guvernatorëve të lejojnë rihapjen e tyre këtë fundjavë.

“Sot identifikoj objektet fetare: kishat, sinagogat, xhamitë si objekte jetike që ofrojnë shërbime esenciale,” tha Presidenti Trump në komentet për shtyp të premten.

“Me orientim nga unë, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të nxjerrë udhëzime për komunitetet fetare,” shtoi presidenti. “Disa guvernatorë i konsiderojnë dyqanet që shesin alkool, apo klinikat që kryejnë aborte si objekte esenciale, por kanë përjashtuar kishat e xhamitë. Nuk është e drejtë,” u shpreh presidenti.

“Nëse guvernatorët nuk ndërmarrin vendimet e duhura, unë do t’i superoj me vendimin tim,” vazhdoi presidenti në konferencën për shtyp. Nuk është e qartë se çfarë mund të bëjë presidenti në këto rrethana.

Guvernatorë në disa shtete kanë ngritur shqetësimin se në fillim të masave për distancim fizik, disa objekte fetare vazhduan shërbesat. Ekspertët e shëndetit publik paralajmërojnë se grumbullime në mjeside të mbyllura si në kisha, sinagoga apo xhami, rrisin rrezikun për infektim./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Ulet numri i viktimave nga koronavirusi në Itali/ Regjistrohen 2160 të shëruar

Publikuar

-

Nga

Bie numri i viktimave nga koronavirusi në Itali.

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruan 130 viktima, ndërs anëj ditë më parë humbën jetën 156 persona. Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 2160 teksa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 136720

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 652 raste të reja pozitiv për një total prej 228658. Totali i rasteve aktive me koronavirus në Itali është 59 332 persona. Sot janë 595 persona në kujdes intensiv, 45 më pak se dje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Rikthimi i një vale të dytë të Covid/ Trump zbulon çfarë do të ndodhë me SHBA

Publikuar

-

Nga

Presidenti Donald Trump vazhdon të bëjë presion ndaj shteteve që të rihapin bizneset pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme ndaj koronavirusit.

Komentet Presidenti i bëri ndërsa vizitoi të enjten një fabrikë të prodhimit të automobilave në Miçigan e cila tashmë po përdoret për prodhimin e respiratorëve për pacientët me COVID-19.

Të 50 shtetet kanë njoftuar plane për t’u rihapur të paktën pjesërisht pas vendimeve për mbyllje që kanë dëmtuar ekonominë amerikane. Presidenti tha se edhe nëse do të ketë një valë të dytë shpërthimi të koronavirusit “SHBA nuk do të mbyllet”.

LEXO EDHE:  “Ndani kartolinën tuaj”/ Ambasada e SHBA nismë për mesazhe pozitive

Gjatë fjalimit të tij presidenti tha se “një bllokim i përhershëm nuk është një strategji për një shtet të shëndetshëm apo një vend të shëndetshëm”.

Vendi është gati “për një rikthim epik” shtoi zoti Trump.

Në nëntë javët e kaluara 38.6 milionë amerikanë aplikun për të përfituar pagesën e papunësisë.

Në SHBA të premten u regjistruar mbi 1 milion e 577 mijë të prekur nga koronavirusi dhe rreth 95 mijë të vdekur./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Rrëzohet avioni me 107 persona në bord

Publikuar

-

Nga

Një aeroplan me 107 persona në bord është rrëzuar në një zonë rezidenciale në Karachi, në Pakistan.

Mediat raportojnë se avioni A320, i “Pakistan International Airlines”, u rrëzua në zonën Model Colony, ndërsa përpiqej që të ulej në aeroportin e Karachi-t.

Nuk dihet ende fati i personave që kanë qenë në bord apo shkaqet e rrëzimit të avionit.

LEXO TE PLOTE