LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk ka kompromis për ‘Zgjedhoren’/ Bylykbashi hedh poshtë deklaratat e Gjiknurit

23 Maj 2020, 16:30, Politikë CNA
Nuk ka kompromis për ‘Zgjedhoren’/ Bylykbashi hedh poshtë

Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i PD-së për Reformën Zgjedhore, në një intervistë për News 24 është shprehur se deri më tani nuk ka asnjë kompromis mes mazhorancës dhe opozitës, ndryshe nga çfarë kishte deklaruar Damian Gjiknuri.

Ai është shprehur se opozita ka bërë propozime konkrete për çështje madhore, por pa gjetur një akord mes palëve.

?Kërkuam që takimi i radhës të ishte në datën 25. Është dakordësuar që Reforma të mbarojë në 21 maj, por mbledhjet do të bëhen edhe në datë 26. Opozita e bashkuar kanë bërë propozime konkrete për çështje madhore që përputhen me rekomandimet primare të ODIHR. Deri në 9 mars kemi propozuar një numër paketash dhe nuk kemi përgjigje. Nuk ka konsensus deri tani, nuk ka kompromis.

Kompromisi kur arrihet deklarohet. Nuk ka kompromis, ka diskutime. Asnjë nga çështjet kardinale për mbrojtjen e votës, sekreti i votës, numërimi dhe gjykimi i zgjedhjeve, nuk ka ende kompromis. Ditën kur do të ketë kompromis askush nuk e fsheh.

Partitë e opozitës së bashkuar nuk heqin dorë nga komisionerët e tyre. Jo komisionerë gjoja apolitikë. Do të ketë edhe një komisioner nga KQZ që do të jetë i paanshëm. Përgjegjësinë para drejtësisë e ka ky person që duhet të zbatojë ligjin. Sot ka 7 komisionerë, ku 4 janë nga pozita dhe 3 nga opozita. Ne propozojmë 3 nga mazhoranca dhe 3 nga opozita, dhe 1 nga KQZ, i cili bën menaxhimin e procesit?, tha ndër të tjera Bylykbashi./CNA.al

Lajmet e fundit nga