Connect with Us

Në bisedime me disa klube franceze dhe zviceriane, Lorik Cana zbulon planet

Sport

Në bisedime me disa klube franceze dhe zviceriane, Lorik Cana zbulon planet

Publikuar

-

Ish-mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka folur për pandeminë, të shkuarën dhe të ardhmen e tij në karrierën futbollistike.

Cana në një intervistë për “Dueli Ditor” në RTV Dukagjini ka thënë se ka disa projekte që lidhen me sportin dhe jashtë sportit.

Ai ka thënë se është në bisedime me disa klube në Francë dhe Zvicër, por që ende nuk ka vendosur ku do të vazhdojë lidhjen e tij me futbollin.

“E dua futbollin dhe do të shikoj a do të shkoj në Francë apo Zvicër. Dua sigurisht të shkoj në një vend më të përshtatshëm dhe të filloj këtë rrugëtim të ri me kushtet më të mira”, është shprehur ai.

Ish-kapiteni i kuqezinjve thotë se me fondacionin e tij, “Lorik Cana”, ka pasur projekt për hapjen e akademive në gjashtë qytete të reja, ku dy nga to kanë qenë në Kosovë, por që sipas tij, pandemia ka ndikuar që projektet të shtyhen.

“Por, aktiviteti ynë nuk do të ndalet absolutisht”, ka dekalruar ndër të tjera Lorik Cana.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Vdekja e vëllait e ka lënë me trauma, Kante vazhdon të jetë i trembur. Rrezikon të humbasë…

Publikuar

-

Nga

Çelsi është gati ta lejojë N’Golo Kantenë që të mos luajë më këtë sezon, nëse ai vazhdon të ketë frikë për të zbritur në fushë prej Koronavirusit.

Mesfushori francez mungoi me lejen e klubit në stërvitje ditën e mërkurë, pasi tha se kishte ndjerë simptomat e “COVID-19” dhe do të ishte më mirë që të mos i bashkohej grupit në qendrën stërvitore “Cobham”. Ditën e enjte, kampioni i botës u pa të shkonte në kompleks ku iu nënshtrua edhe një testimi, por sipas “The Sun”, ai vazhdon të jetë i trembur.

Kante ka humbur vëllain e tij si pasojë e një infarkti dhe trajneri Lampard është shprehur mbështetës për këtë situatë. Në fakt, të gjitha klubet e Premier Ligës kanë thënë se kush është nervoz, nuk do të detyrohet të luajë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Talenti shqiptar habit me vendimin e fundit, refuzon Atalantën dhe Southempton për të rinovuar me…

Publikuar

-

Nga

Pak ditë më parë, Armando Dobra rinovojë për tre sezone të tjera me Ipswich, klube tek I cili është pjesë që nga moshat. Edhe pse nuk është në rolin e titullarit fiks,  me rinovimin e kontratës Ipswich e ka projektuar 19 vjecarin si një lojtar të rëndësishëm për vitet e ardhshme.

Së fundmi mediat angleze raportojn se Dobra kishte oferta nga dy klube të tjera angleze Leeds United dhe Southempton gjithashtu dhe nga Atalanta në Seria A por Dobra vendosi të qëndroj ende te ky klub për tu rritur ende si lojtar.

Kujtojmë që,  Dobra kishte marë ftesë nga U21 i shqipërisë gjithashtu është në vëmëndjen edhe të trajnerit të Kombëtares A, Edy Reja.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Na spiunuan që stërviteshim”, Ilion Lika shpërthen ndaj rivalëve: Janë xhelozë për asetet e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Është stërvitur apo jo Tirana gjatë periudhës së pandemisë së Coronavirusit? Kjo ishte pyetja që shtronin të gjithë rivalët, madje publikisht trajneri Adolfo Sormani nuk nguroi të kritikonte bardheblutë.

Në një prononcim për Top Channel në lidhje me këtë çështje ka folur Ilion Lika, i cili ka deklaruar se dikush ka qenë xheloz për skuadrën e Tiranës, pasi janë stërvitur me thashetheme dhe spiunllëqe. Të mbledhur për të ngrënë Iftarin, “gardiani” i 24-herë kampionëve të Shqipërisë ka deklaruar:

“Normalisht që jemi stërvitur me probleme, me grupe, me thashetheme dhe me spiunllëqe. Se dikush ka qenë xheloz për asetet që ka fusha e Tiranës dhe përse jemi duke u stërvitur.

Të them të drejtën te lutjet e mia ka qenë që Tirana të dalë kampion. Përveç lutjeve që bëjmë për familjarët, miqtë dhe të dashurit. Shpresojmë që Zoti të ma pranoj lutjen për Tiranën”, tha ai.

LEXO TE PLOTE