Connect with Us

“Na spiunuan që stërviteshim”, Ilion Lika shpërthen ndaj rivalëve: Janë xhelozë për asetet e Tiranës

Sport

“Na spiunuan që stërviteshim”, Ilion Lika shpërthen ndaj rivalëve: Janë xhelozë për asetet e Tiranës

Publikuar

-

Është stërvitur apo jo Tirana gjatë periudhës së pandemisë së Coronavirusit? Kjo ishte pyetja që shtronin të gjithë rivalët, madje publikisht trajneri Adolfo Sormani nuk nguroi të kritikonte bardheblutë.

Në një prononcim për Top Channel në lidhje me këtë çështje ka folur Ilion Lika, i cili ka deklaruar se dikush ka qenë xheloz për skuadrën e Tiranës, pasi janë stërvitur me thashetheme dhe spiunllëqe. Të mbledhur për të ngrënë Iftarin, “gardiani” i 24-herë kampionëve të Shqipërisë ka deklaruar:

“Normalisht që jemi stërvitur me probleme, me grupe, me thashetheme dhe me spiunllëqe. Se dikush ka qenë xheloz për asetet që ka fusha e Tiranës dhe përse jemi duke u stërvitur.

Të them të drejtën te lutjet e mia ka qenë që Tirana të dalë kampion. Përveç lutjeve që bëjmë për familjarët, miqtë dhe të dashurit. Shpresojmë që Zoti të ma pranoj lutjen për Tiranën”, tha ai.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

LIVE| Pjesë e parë pozitive, Laçi do të tentojë mrekullinë në fragmentin e dytë të ndeshjes

Publikuar

-

Nga

Ka startuar në orën 19:00, në “Elbasan Arena”, sfida mes Laccit dhe Hapoel Ber Shevës e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Europës. Edhe pse përballë ka një skuadër disi më favorite në letër, kurbinasit e Armando Cungut, kanë shanse reale për të bërë mrekullinë dhe për të kaluar në turin e tretë.

Tekniku shkodran, nuk ka preferuar të bëjë ndryshime nga sfida ndaj azerëve të Keshlës, teksa vendin e Ramosit të ndëshkuar me karton të kuq, e ka zënë Shehu, i cili ishte i dëmtuar, ndërkohë që pjesa tjetër mbetet e njëjtë. Padyshim që të gjithë sytë janë të sulmuesi Nuabueze, i cili ka treguar se kur është në ditë të mirë di të bëjë diferencën.

Pjesa e parë ka përfunduar me rrjeta të paprekshme. Skuadra shqiptare ka bërë një paraqitje pozitive, duke u mbrojtur mirë dhe duke tentuar kundërsulmin. Rastet e rrezikshme në portat respektive kanë qenë me pikatore. Një gol në pjesën e dytë do të ishte vendimtar për të besuarit e Cungut.

LIVE: LAÇI – HAPOEL BER SHEVA 0-0



FORMACIONET ZYRTARE: 

Laçi: Sherri, Marku, Selmani, Ignjatoviç, Turkaj, Deliu, Shehu, Lushkja, Teko, Nuabueze, Xhixha. Trajner: A. Cungu.

Hapoel Ber Sheva: Levita, Dadia, Taha, Migel Vitor, Goldberg, Josefi, Kabha, Jozue, Sallaliç, Shuiro, Akolace. Trajner: Zh. Abukasis.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Goli spektakolar i Ibraimit, Shkëndija mposht Botoshanin dhe “peshkon” Totenhemin

Publikuar

-

Nga

Shkëndija e Tetovës ka arritur të eliminojë rumunët e Botoshanit, teksa kanë fituar me rezultatin minimal 1-0 dhe janë kualifikuar për në raundin e tretë kuaalifikues në Ligës e Europës.

Ishte Besart Ibraimi, i cili shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 3’, duke i dhënë avantazhin të tijve. Pas kësaj, tetovarët kishin edhe disa raste të tjera për shënim, por nuk ia dolën.

Në minutën e 67’, Armend Alimi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke i lënë kështu të besuarit e Gjokës me 10 lojtarë. Nga kjo përfituan rumunët, të cilët u hodhën tërësisht në sulm për të gjetur golin e barazimit. Megjithatë pavarësisht tentativave të shumta, rumunët nuk ia dolën të shënojnë, kjo edhe për meritë të portierit Zahov, i cili ishte në një ditë të mirë sot.

Shkëndija në raundin e tretë do të ndeshet me Totenhemin.

FT| Botoshani-Shkëndija e Tetovës 0-1



B. Ibraimi 3′

 

 

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Theu karantinën dhe u gjobit, reagon futbollisti i Kombëtares shqiptare

Publikuar

-

Nga

Dita e djeshme nuk ishte aspak pozitive për Emanuele Ndojn. Mesfushori i Brescias theu rregullat e karantinës dhe u gjobit nga karabinierët italianë, teksa është denoncuar për veprimin e tij.

23-vjeçari i kombëtares kuqezi, ka qenë në listën e personave të infektuar me COVID-19 dhe duhet të qëndronte i izoluar. Dalja jashtë e tundoi, veprim për të cilin e pësoi.

Ndoj ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, aty ku pranon gabimin e bërë, kërkon falje, teksa shpjegon ngjarjen e ndodhur.

Gabova, nuk duhet të dilja nga shtëpia. Më vjen keq dhe kërkoj falje. Thjesht doja të merrja pak ajër, pasi nuk dilja jashtë prej javësh.



Më fajësoni vetëm për këtë gjë. Nuk është mëkat veprimi im, sepse nuk kam vënë askënd në rrezik. Përshëndeta nga larg disa miq që i takova rastësisht dhe nuk jam ulur në asnjë bar.

Lokali kishte më shumë se një orë që ishte mbyllur, nuk kishte asnjë person aty. Pastaj, në testin e fundit dola negativ dhe e njëjta përgjigje do të dilte edhe në ditën pasardhëse.

Duhet të kisha durim, duhet të prisja testin e dytë. Dakord, e pranoj gabimin, por nuk do të vija askënd në rrezik“, shkruan mesfushori mirditor.

LEXO TE PLOTE