LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Murrizi flet pa dorashka/ PD është ulur në “prehrin” e Gjiknurit, kush ka këllqe të shkojmë në zgjedhje

23 Maj 2020, 08:18, Politikë CNA
Murrizi flet pa dorashka/ PD është ulur në “prehrin”

Deputeti Myslim Murrizi është shprehur se qeverisjen e Edi Ramës nuk e mban në këmbë opozita parlamentare, por ulja e sipas tij e PD-së në prehërin e Damian Gjiknurit.

I ftuar në emisionin ?Në Fokus?, mbrëmjen e djeshme, Murrizi theksoi se kauza për të cilën opozita jashtëparlamentare dogji mandatet ishte se nuk ulej në një vend me Damianin dhe mbi të gjitha nuk njihte kryeministrin e vendit, duke mos u mjaftuar me kaq, deklaroi se pa rrëzuar Edi Ramën nga pushteti nuk do të kishte zgjedhje të lira për pushtetin vendor dhe atë qëndror.

? Tani është mbushur një vit që s?është organizuar asnjë protestë. Nuk e mbaj unë Ramën në pushtet. Ata janë shokë të ngushtë që mbajnë njëri-tjetrin dhe ndaj nuk duan të ndryshojnë sistemin. Hajdeni ta ndryshojmë sistemin nesër dhe të hyjmë në zgjedhje pasnesër. Kanë këllçe?, tha ai .

Sa i takon reagimit të ndërkombëtarëve, Murrizi tha se ?Ky është problemi që ndërkombëtarët japin atë gjykim, disa gazetarë japin gjykimin tjetër dhe pjesa e opozitës që iku ka gjykimin e saj. Gjithsesi këto janë gjykime pa shkuar tek fakti. Janë votimet në 2021, që qytetari me vote do të na votojë ose do të na ndëshkojë?.

Ai tha se po kërkon që të shkojë tek vota e qytetarit, duke pyetur më tej se ata që mendojnë se nuk kanë bërë gabime dhe që populli i do pse i tremben reformës zgjedhore?

Sipas tij, ata çfarë frike kanë që prej 12 vite i tremben ndryshimit të kodit zgjedhor.

?Pse i tremben? Unë do kem shumë dëshirë që shqiptarët ta kenë emrin e Muslimit Murrizit në listë dhe të provoj vetën se sa mirë kam punuar në këtë mandat dhe sa më bësojnë shqiptarët për ato që them?, tha ai.

Lajmet e fundit nga