Connect with Us

Moderatorja seksi flet pa dorashka/ “Kam punuar në club nate, nuk zura dot të dashur”

Showbizz

Moderatorja seksi flet pa dorashka/ “Kam punuar në club nate, nuk zura dot të dashur”

Publikuar

-

Moderatorja e njohur e sportit Albana Bejko ka rrëfyer detaje për një pjesë të jetës së saj private që rrallëkush e di.

Albana ka treguar se gjatë kohës që jetonte në Ibiza, kishte punuar në një club nate në sektorin e marrëdhënieve me publikun.

“Në Ibiza kam shkuar kur kam qenë 20 vjeç, ishte verë dhe unë doja të bëja një eksperiencë ndryshe, nuk doja që ta kaloja verën kafeve siç ndodh rëndom në Shqipëri. Një shoqja ime e cila studionte në Bullgari më tha se kishte një eksperiencë të tillë një vit më parë. Punonte në Ibiza si PR në sektorin e marrëdhënieve me publikun në një club të madh veror. Unë e mora vendimin shumë papritur, bëra një rezervim të një shtëpie atje, por që shtëpia do lirohej dy javë më vonë seç unë do nisesha dhe kam marrë valixhet dhe kam ikur kuturu.

Isha edhe me njerëz të tjerë, por megjithatë përgjegjësinë gjithësecili e kishe për veten. Mbërrita aty dhe nuk dija se ku do qëndroja sepse ishte piku i sezonit dhe ishte shumë e vështirë. Hotelet ishin shumë të shtrenjta, ishte një sfidë për mua si një 20-vjeçare. Gjeta një hotel që konsiderohej si i lirë që ta përballoja për dy javë të paktën. Natën e parë shkova të shikoja si funksiononte ajo puna që presupozohej që unë të bëja, të nesërmen kërkova punë tek një nga këto clubet, të pasnesërmen u pranova dhe fatmirësisht më eci mirë. Ishte eksperiencë shumë e bukur për mua sepse kam jetuar me nacionalitete të ndryshme”, u shpreh ajo në emisonin “Mos i fol shoferit”.

LEXO EDHE:  “A pranon aplikime për të dashur?”/ Arilena Ara zbulon detaje nga jeta private

Teksa është pyetur nga Rudina Dembacaj nëse zuri të dashur, Albana Bejko tha se nuk kishte gjetur një partner, por kishte dalë në takim me një londinez.

“Jo nuk zura, por dola në një takim në fund fare, ishte londinez ky. Duke e ditur që nuk do e takonim më kurrë njëri-tjetrin në jetë i kemi qarë të gjitha hallet dhe historikun e jetës. Ai të vetin, unë timin. Ishte thjesht një drekë miqësore”, tha moderatorja sportive./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Armina Mevlani zbulon sekretin/ Tre produkte bimore për flokë të shëndetshëm

Publikuar

-

Nga

Blogerja shqiptare Armina Mevlani është një ndër femrat më të komentuara në mediat rozë për jetën private dhe për pamjen fizike.

Pak orë më parë ajo ka ndarë një sekret me të gjithë ndjekësit, teksa ka publikuar një video nga palestra.

Ajo tregon produktet që përdor për të pasur flokë të shëndetshëm me vetëm tre produkte bimore që mund të gjenden lehtë në treg.

LEXO EDHE:  “A pranon aplikime për të dashur?”/ Arilena Ara zbulon detaje nga jeta private

Mjafton një maskë me avokado, limon dhe vaj ulliri që çdo femër të ketë flokë të shëndetshëm si të Armina Mevlanit dhe plot shkëlqim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

VIDEO-Tayna provokon me gjoksin jashtë/ Reperja ndez Instagramin duke treguar ndryshimin në pamje

Publikuar

-

Nga

Tayna është një nga reperet më të suksesshme të momentit. Këngët e saj janë kthyer në hite dhe numërojnë me miliona klikime në Youtube.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here ndan me ndjekësit foto e video shumë provokuese që nuk kalojnë pa u komentuar.

Së fundi ajo ka publikuar një video ku shfaqet shumë seksi duke treguar gjoksin. Ajo që bie në sy janë edhe ndryshimet e saj në pamje. Njëherë shfaqet me flokë të shkurtër e herë me flokë të gjatë.

LEXO EDHE:  Rita me të dashur të ri

Gjithsesi Tayna duket si gjithmonë tërheqëse dhe di si të tërheqë vëmendjen e ndjekësve të saj.

Për më tepër shihni galerinë dhe videot e mëposhtme./ CNA.al


LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Po frikësoheni prej meje”/ Reperja iu përgjigjet “sulmeve” në Youtube

Publikuar

-

Nga

Melinda Ademi është një nga reperet më të kometuara në mediat rozë për shkak të stilit të saj të  të kënduarit.

Reperja ka treguar me anë të një postimi në ‘Instastory’ se çfarë i ka ndodhur në projektet e fundit muzikore që ka publikuar, duke pohuar se shumë “ziliqarë” janë përpjekur të zbehin suksesin e saj, duke blerë “disliket” në Youtube.

“Faleminderit që po merreni kaq shumë me mua dhe që po shpenzoni lekë duke më blerë ‘dislikes’ në ‘Youtube’. E di që po frikësoheni prej meje, por s’keni faj se edhe unë isha frikësuar. Por unë skam për t’u ndalur kurrë, jam krenare me suksesin tim dhe me fansat e mi, e ju ziliqarët të gjithë do të frikësoheni prej meje. Kënga e re së shpejti”, ka shkruar reperja krah postimit të fundit në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Rrëfehet Madonna

Kujtojmë se vetëm 6 ditë më parë, Melinda publikoi projektin më të fundit muzikor, i cili numëron 1.5 milionë klikime në kanalin e ‘Youtube’.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE