Connect with Us

Meta shpërndan shkrimin e ministrit francez dhe atij gjerman/ Ultimatumi për Kosovën

Politikë

Meta shpërndan shkrimin e ministrit francez dhe atij gjerman/ Ultimatumi për Kosovën

Publikuar

-

Deklarata e raporterit të Këshillit të Evropës/ Meta: Duhet reflektuar sa më parë për paketën e censurës

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një qëndrim të përbashkët të ministrit të Jashtëm, Jean-Yves Le Drian, dhe ministrit të Jashtëm federal, Heiko Maas për Kosovën, të cilët kërkojnë rifillimin e dialogut me Serbinë të udhëhequr nga BE-ja.

Ministri francez, Jean-Yves Le Drian, dhe ai gjerman, Heiko Maas, kanë thënë se janë të vendosur që të zgjidhin të gjitha pengesat e mbetura mes Serbisë e Kosovës.

Ata e shohin situatën e pazgjidhur mes vendeve si faktor destabilizues për tërë Ballkanin Perëndimor dhe si çështje të sigurisë evropiane.

Artikull i përbashkët i ministrit të Jashtëm, Jean-Yves Le Drian, dhe ministrit të Jashtëm federal, Heiko Maas

Koronavirusi ka përmbysur jetën tonë të përditshme duke rrezikuar kësisoj të nxjerrë më shumë në pah konfliktet, dobësitë dhe pabarazitë që në Evropë dhe në botë ekzistojnë prej vitesh tanimë. Ne jemi mjaft të vetëdijshëm për këtë rrezik dhe të gatshëm që ta adresojmë atë bashkërisht përmes një bashkëpunimi edhe më të fortë në nivel ndërkombëtar dhe evropian.

Ky virus i vendos gjithashtu disa prej konflikteve tona të vjetra dhe betejave të brendshme në një perspektivë të re. Ai na tregon se ku duhet të ndryshojmë. Dhe me “ne” nënkuptojmë Evropën si një të tërë – vendet anëtare të BE-së dhe vendet që janë në rrugën për t’u bërë anëtare të tij. Asnjë rajon nuk është më afër BE-së sesa gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – gjeografikisht, historikisht, politikisht dhe në rrafshin e lidhjeve njerëzore mes nesh.

Kjo është arsyeja që ne u drejtohemi sot partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor. Jemi në këtë përpjekje të gjithë së bashku. Ky virus nuk njeh kufij. As përgjigjja jonë nuk do të duhej ta bënte. Që në mars Bashkimi Evropian njoftoi një pako mbështetëse për Ballkanin Perëndimor për të adresuar nevojat e menjëhershme të sektorit të shëndetësisë dhe në mbështetje të rimëkëmbjes socio-ekonomike të rajonit. Samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, i mbajtur nën Presidencën kroate më 6 maj, e përforcoi edhe më shumë këtë sinjal të fortë solidariteti. Mbi 3.3 miliardë euro janë mobilizuar deri më tani në dobi të Ballkanit Perëndimor. Kjo mbështetje tejkalon ndjeshëm atë që çdo partner tjetër i ka dhënë rajonit. Në krye të kësaj pakoje të paprecedente, BE-ja ofron edhe ndihmë përmes lehtësimit të lëvizjes së lirë të mallrave. Kjo përfshin qarkullimin pa kufizime të tregtisë së pajisjeve mbrojtëse, si maska apo doreza dhe vendosjen e korridoreve të gjelbra për të lehtësuar kalimin e kufijve midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Shtetet anëtare janë duke plotësuar në nivel dypalësh mbështetjen e BE-së. Gjermania po planifikon të mbështesë rajonin me një fond tjetër prej 10 milionë eurosh dhe Agjencia Franceze e Zhvillimit po planifikon të rrisë angazhimet e saj financiare për të adresuar pasojat e krizës.

Reagimi ynë thekson përkushtimin tonë për Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën evropiane të këtij rajoni. Me gjithë bllokimin më 25 mars, liderët evropianë ranë dakord për një metodologji të re dhe më efikase të zgjerimit me një angazhim të shtuar politik nga të gjitha palët e interesuara për të mbështetur më mirë procesin e reformës, i cili duhet të ndërmerret nga të gjitha vendet, përpara se ato të anëtarësohen në BE. Dhe liderët evropianë vendosën të hapnin bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

LEXO EDHE:  Meta me shqiptarët në Greqi/ Do ngremë disa nga çështjet e pazgjidhura, më shumë lehtësi për ju

Së bashku me Serbinë dhe Kosovën, ne jemi të vendosur për të zgjidhur të gjitha pengesat e mbetura. Situata e pazgjidhur midis të dyja vendeve mbetet një faktor destabilizues për tërë Ballkanin Perëndimor dhe është si e tillë një çështje e sigurisë evropiane. Ajo pengon zhvillimin aq të nevojshëm ekonomik dhe pengon njëkohësisht edhe përparimin politik. Për këtë qëllim shtetet anëtare të BE-së emëruan një nga diplomatët më të aftë të Evropës, Miroslav Lajçak, si të dërguar special për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe për çështje të tjera rajonale. Franca dhe Gjermania janë të gatshme të mbështesin atë dhe ekipin e tij me të gjithë potencialin politik, diplomatik dhe ekonomik. Në prill të vitit 2019, kancelarja Merkel dhe presidenti Macron ftuan udhëheqësit e rajonit në një samit në Berlin. Tani që Miroslav Lajçak ka marrë detyrën, është koha që dialogu të rifillojë. Qëllimi duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, juridikisht detyruese midis Beogradit dhe Prishtinës, e cila i zgjidh të gjitha çështjet e hapura dhe kontribuon në stabilitetin e rajonit. Presidenti Macron ka deklaruar gatishmërinë e tij për të mbajtur një samit të dytë në Paris. Sidoqoftë, gatishmëria për dialog është një parakusht për këtë.

Ne jemi të vetëdijshëm për shumësinë e çështjeve të hapura që duhet të zgjidhen para se të arrihet një marrëveshje. Nuk ka rrugë të shkurtër apo zgjidhje të shpejta. Një qasje serioze kërkon negociata të strukturuara mirë, të thella, me BE-në si ndërmjetës luajal. Nevojitet një ndërmjetësim më solid dhe vendosmëri politike – gjë që mund ta prisni nga Miroslav Lajçak dhe ekipi i tij – me mbështetjen nga ana e përfaqësuesit të lartë Borrell, si dhe atë të Berlinit dhe Parisit.

Është inkurajuese të shohësh se me sa shumë pragmatizëm e kanë trajtuar virusin korona Kosova dhe Serbia në dimensionin ndërkufitar. Ne gjithashtu përshëndesim vendimin e kryeministrit Kurti për të pezulluar taksën 100 % ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë- Hercegovinës. E, nga ana tjetër, presim që Serbia të kryejë pjesën e saj të përpjekjeve. Krahas kësaj ne presim që të gjejnë zbatim të gjitha marrëveshjet e arritura përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës që nga viti 2011.

Kjo nuk është koha për manovra politike. Përndryshe kriza e tanishme do të rrisë tensionet sociale dhe pakënaqësinë politike. Marrja seriozisht e kërkesave të qytetarëve nënkupton forcimin e institucioneve, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe zhvillimin e mundësive ekonomike për të gjithë. Kjo është rruga e progresit që ne sugjerojmë. Këtu do të jemi në anën tuaj.

(Ky shkrim i përbashkët i ministrave të jashtëm të Gjermanisë dhe Francës i është dërguar KOHËS për botim ekskluziv në shqip, në Kosovë)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Agron Duka “shuplakë” Bashës/ Do vazhdoj ta sulmoj, duhet të nxitojë të…

Publikuar

-

Nga

Agron Duka “shuplakë” Bashës/ Do vazhdoj ta sulmoj, duhet të nxitojë të…

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, është kthyer pas në kohë dhe ka folur për negociatat me aleatët në zgjedhjet e 2017-ës.

Duka tha se Bashën do ta sulmojë edhe sot ashtu si në 2017-ën për mënyrën se si u bë negociata, ndërsa dha disa mesazhe të qarta për aleatin e tij.

Ai deklaroi në emisionin “Real Story” se Basha duhet të nxitojë të bëjë negociatat që të fillojë edhe zgjedhjet.

Nuk është e vërtetë që Basha në negociata me PAA në 2017 është treguar i padrejtë. Ishin lista të mbyllura. Iu ofruan 3 vende të sigurta gjykuar me të shkuarën e PD. Unë e sulmova dhe e sulmoj edhe sot sepse u bë aq shpejt ajo negociata, mes dy vetave, dhe ne ngelëm viktima. Në negociata me Bashën, mua mu dhanë i pesti në Fier, i pesti në Durrës, edhe një në Tiranë. Ju dhanë edhe dy jashtë listës. Kështuqë nuk është njëlloj me situatën tani.

Basha duhet të nxitojë tani të bëjë negociatat që të fillojmë edhe zgjedhjet. Nuk na ndalon të jemi aktivë në qarqet e Shqipërisë. Nëse janë të përcaktuara emrat, kryesisht të PD, se është lokomotiva kryesore, atëhere janë më produktivë në zona e qarqe të caktuara. Unë do kandidoj në Durrës. Edhe PD-së edhe opozitës, na konvergojnë interesat. Aty jam më produktiv”, nënvizoi kreu i PAA-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Si po e privatizon qeveria Tiranën përmes Rindërtimit?

Publikuar

-

Nga

Si po e privatizon qeveria Tiranën përmes Rindërtimit?

Vincent van Gerven Oei shpjegoi planin e qeverisë për të privatizuar zona të tëra të kryeqytetit në emër të transformimit. Në një intervistë për “Me pak Fjalë”, në Euronews, Van gerven u shpreh se:

“Ideja e zonave të transformimit është, në thelb, privatizimi i pjesëve të tëra të qytetit. Dhënia e tokës kompanive private, që janë, sigurisht, të afërta me qeverinë Rama, dhe, në shkëmbim për lejimin e ndërtimit në këtë tokë, bashkia do të merrte mbrapa pak hapësirë, si apartamente, hapësira zyrash, e të tjera”.

Ai tha se qeveria parashikonte të kryente këtë veprim përmes partneriteteve publike-private, i cili në masterplanin Tirana 2030 parashikohej të funksiononte kështu:

“Kjo përfshin një sërë hapash. Për të bërë këtë, fillimisht, duhet të shpronësosh njerëzit dhe kemi parë shumë shembuj se si kjo qeveri e bën këtë. Kjo qeveri e bën këtë me anë të dhunës, presionit, shantazhit.

Çfarëdo mënyre e mundshme për të futur në dorë godina që janë në pronësi të individëve privatë. Pasi i kanë futur në dorë këto godina, ata fillojnë një të ashtuquajtur procedurë tenderi.

Ne të gjithë e dimë që këto procedura tenderimi janë të manipuluara. Organi që supozohet të monitorojë procedurat e tenderimit varet direkt nga Kryeministri. Dhe shumë shpesh, siç kemi parë, për shembull, me sheshin Skënderbej, ka vetëm një konkurrent që bën ofertë sa 99% e fondit limit dhe fiton gjithmonë.

Nganjëherë, ka dhe kompani fiktive që fitojnë tenderë, siç kemi parë në rastin e Unazës së Madhe. Asgjë nuk është tepër e çuditshme për këto njerëz nëse ata duan të shtien në duar prona dhe kontrata”.

LEXO EDHE:  Foto/ Meta takohet me Ramush Haradinaj

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Njerëz nga Kosova dhe Maqedonia për të prishur zgjedhjet në Shqipëri

Sipas tij ky plan pavarësisht se mund të duket si pjesë e zhvillimit të shoqërisë ka efekt negativ në ekonominë e vendit.

“Këto partneritete publike-private kanë gjithashtu një efekt të madh negativ në financat e shtetit, sepse shteti do të vazhdojë të paguajë për këto prona për dekada, gjë që do të thotë se taksapaguesit shqiptarë paguajnë për to me tarifa shumë më të larta se c’do ishin nëse qeveria do të merrte thjesht hua në tregjet financiare.

Dhe, pasi këto kompani ndërtimi kanë ndërtuar godinat e tyre, që sigurisht ndërtohen gjithmonë me standarde më të ulta seç ata kanë premtuar, sepse, pasi merr paratë, ç‘interes do të kishin për t’i shpenzuar vërtet? Ti mund t’i mbash të gjitha në xhep dhe thjesht të ndërtosh një ndërtesë nën standardet sepse kush do të të kontrollojë?

Kështu, skema kompletohet dhe kompania e ndërtimit i paguan një ryshfet të vogël bashkisë, qeverisë, dhe të gjithë janë të lumtur. Sigurisht, të gjithë, përveç njerëzve që u shpronësuan dhe përveç popullit të tërë shqiptar që paguan një sasi qesharake parash për diçka që mund të ishte ndërtuar shumë më lirë, në mënyrë shumë më efecientë, dhe, mbi të gjitha, mund të kishte qëndruar pronë publike, dhe të kishte shkuar në duart e privatit”, u shpreh Van Gerven Oei./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka asgjë për turp”/ Dashamir Shehi tregon zgjidhjen për shkollat: Mos të shkëputet zinxhiri

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka asgjë për turp”/ Dashamir Shehi tregon zgjidhjen për shkollat: Mos të shkëputet zinxhiri

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” ku ëshë diskutuar vendimi për mbylljen e shkollave.

Shehi th se vendi ynë duhet të marrë si shembull qytete të caktuara në Itali që përshtaten me vendin tonë, si në klimë dhe në strukturë, duke përmendur Puljan.

Ai theksoi se nuk duhet të shkëputet zinxhiri mes punës dhe shkollës së fëmijëve.

Përballë kemi Italinë, Puljan, kemi të njëjtën klimë, kemi të njëjtën strukturë, hajde marrim protokollet e atyre, që janë më të zhvilluara, për hir të eksperiencës sonë të vogël nuk jemi të aftë.

Do t’i hapin italianët hapi dhe ti, do ti mbyllin mbylli dhe ti, ata kanë dyfishin tonë, trefishin tonë të shtretërve, mjekëve. Hajde të bëjmë në mënyrën e tyre dhe në dimensionin tonë.

Nuk kemi autonominë e ekspertizës, tek ne çdo gjë e vendos politika, nuk e vendosin për ne por për fëmijët e tyre, nuk ka asgjë për turp, duhet të mbahen hapur sado e keqe të jetë, zinxhiri i punës dhe ai i shkollës, të mos e shkëpusim këtë zinxhir. Do t’i rikthehesha vendeve përballë, jo Danimarkës”, tha Shehi.

LEXO TE PLOTE