Connect with Us

Makinat e qeverisë, me qira më shtrenjtë se çmimi i blerjes

Kosova & Rajoni

Makinat e qeverisë, me qira më shtrenjtë se çmimi i blerjes

Publikuar

-

Prej më shumë se dy vitesh qeveria e Kosovës po shfrytëzon vetura me qira me çmime që marrin kosto më të lartë se vlera e shitjes së tyre. Kontrata prej rreth 7 milionë euro që nxjerr shkelje në proces të tenderimit dhe humbje për buxhetin së fundi është bërë objekt hetimi i prokurorisë. Kronika u përgatit për “Zërin e Amerikës” nga gazetarja Serbeze Haxhiaj.

Në mars 2017 qeveria e Kosovës vendosi të marrë vetura me qira për të gjitha segmentet institucionale dhe i kërkoi Agjencisë Qendrore të Prokurimit Publik të aplikojë një kontratë të centralizuar për 452 vetura për pesë vite e gjysmë, në vlerë prej rreth 7 milionë eurosh.

Bazuar në dokumentet e procesit kontraktues, vlera e qirasë së veturave tejkalon çmimin e blerjes, duke ngritur dyshime rreth tenderimit dhe nxitur nisjen e një hetimi në prokurori.

Në tetor 2017 Agjencia Qendrore e Prokurimit i dha një tender kompanisë “Automita” për shfrytëzim me qira të 373 automjeteve.

Nga këto, me një kontratë dhe dy aneks kontrata të nënshkruar brenda një viti qeveria kontraktoi 204 vetura të tipit Renault Megane me çmim prej 347 euro për muaj dhe 169 vetura të tipit Dacia Sandero me një çmim mujor të qirasë prej 247 euro. Çmimi për të dyja pjesët ishte 4. 380 614 ,00 euro.

Në dhjetor 2017 dhe në mars 2018 u lidhën edhe dy kontrata dhe një aneks kontratë me kompaninë “Mercom”. Në tri rastet u morën 79 vetura të tipit Peugeot Allure 508 me një qira mujore prej 497 euro dhe vlera e kontratës në total ishte 2. 5 000, 00 milionë euro.

Që të gjitha kontratat janë lidhur për një afat kohor prej 66 muaj ndërkohë që bazuar në Ligjin për prokurim publik në Kosovë kontrata të tilla lejohen vetëm për 36 muaj.

Bexhet Rukiqi, shef i Agjencisë Qendrore të Prokurimit Publik thotë se ligji nuk përfshin kufizime kohore për këto lloj kontratash të hapura.

“Në këtë rast është procedurë e hapur. Kjo nuk është marrëveshje kornizë apo kontratë kornizë kjo është procedure e hapur. Nuk është tejkalim. Askund nuk ndalohet“, tha Rukiqi.

Por në vetë dosjen e këtij tenderi thuhet se kjo është një kontratë kornizë dhe për kontratat kornizë Ligji i Prokurimit lejon kontrata vetëm deri në tri vite.

Kjo kontratë është në mesin e kontratave kornizë që konfirmohet se po auditohen nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Shefi i Zyrës së Auditimit, Besnik Osmani,shpjegon për Zërin e Amerikës për shkeljet që janë vërejtur qysh në fillim të auditimit.

“Pikërisht pra se nuk ka pasur një analizë të saktë. Nuk janë mbledhur informatat për nevojat e institucioneve, për sasinë që nevojitet që pastaj të ketë një informacion dhe të fillojë procedura e prokurimit. Ky disporporcion ka shkaktuar një hendek mes nevojave të institucionit dhe nivelit të sasive të kontraktuara”,tha Osmani.

Autoriteti kontraktues, në këtë rast qeveria e Kosovës, nuk kishte bërë një analizë të çmimeve dhe nevojave institucionale. Kjo, sipas Osmanit,është një shkelje tjetër që është vërejtur në këtë tender.

“Ka munguar një udhëzim administrativ që krijon lidhjen mes përdoruesve dhe kontraktorit. Ne kemi rekomanduar që Qeveria duhet të nxjerrë një udhëzim administrativ që parasheh të drejtat dhe obligimet e institucioneve që përdorin këto vetura karshi AQP”, shtoi ai.

Mungesa e një analize të çmimit të tregut dhe nevojave të institucioneve ka bërë që në këtë rast vlera e qirasë së një automjeti për 5 vjet e gjysmë, t’i kushtojë shtetit më shumë se po ta blinte.

LEXO EDHE:  Foto-Video/ Kaos në parkimin nëntokësor tek Sheshi “Skënderbej”, makinat prej orësh të bllokuara

Për një veturë të tipit Dacio Sandero, që në treg kushton 11.000 euro është paguar qira 16,302,00 euro, për tipin Renault Megane që kushton rreth 16.190 euro është paguar 22.902. Ndërsa për një Peugeot 508 vlera në treg e së cilës në atë kohë ishte rreth 26 mijë euro qeveria ka paguar 32 802 euro.

Në të dyja rastet në kërkesa, specifikimi teknik u ishte përshtatur tipareve të prodhuesve të caktuar, në këtë rast kompanive që kanë fituar.

Në lidhje me kontratat janë kontaktuar edhe dy kompanitë fituese, Automita dhe Mercom, por që të dyja kanë refuzuar të flasin për Zërin e Amerikës për kontratat që fituan me qeverinë e Kosovës.

Megjithatë Rukiqi thotë se kontrata është e dobishme krahasuar më shpenzimet e mëhershme për vetura. Ai përmend raste kur auditimet kanë nxjerrë abuzime të shpenzimeve me vetura ku një litër vaj ishte faturuar deri në 80 euro.

“Kjo praktikë ka rezultuar shumë më efikase dhe shumë më ekonomike sesa blerja e automjeteve. Absolutisht çmimi është dukshëm shumë i arsyeshëm, çmimi është shumë i favorshëm”, tha Rukiqi.

Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit, Sipas Osmanit, së shpejti do të nxjerrë nëse kontrata ishte apo jo e favorshme për shtetin.

Kjo kontratë tashmë është bërë objekt hetimi në prokurori dhe Rukiqi konfirmon se në lidhje me këtë tender janë intervistuar dy zyrtarë të agjencisë që ai e drejton. Prokurori i rastit Naim Abazi dhe Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës nuk kanë dhënë sqarime rreth këtij hetimi duke thënë se nuk komentojnë rastet që janë në proces.

Raportet ndërkombëtare e radhisin Kosovën në mesin e vendeve ku korrupsioni mbetet endemik.

Labinot Leposhtica , koordinator i ekipit të monitoruesve të gjyqësorit në Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) thotë se prokurorët në Kosovë nuk po arrijnë të hartojnë aktakuza cilësore për korrupsion.

“Rastet e korrupsionit nuk po hetohen, nuk ka hetim financiar të tyre, çka përbën një lloj absurdi, sepse nuk po arrihet të konstatohet saktë dëmi i shkaktuar nga një vepër penale e korrupsioni. Nëse dëmin nuk identifikohet saktë e qartë, si mund të ketë një hetim cilësor të korrupsionit dhe të pritet që ky hetim do ta bind një gjykatës të shpallë një aktgjykim dënues”,tha Leposhtica.

Kreu i Agjencisë Kundër Korrupsionit,Shaip Havolli,një organ i pavarur që heton rastet e korrupsionit shpjegon ka një shkallë e lartë mosndëshkimi të korrupsionit dhe dënimi i korrupsionit të profilit të lartë po mbytet nga ndikimi i politikës në gjyqësor.

“Ka vite që progresi është shumë i vogël në raport me luftimin e korrupsionit dhe kryesisht sa i përket profilit të lartë. Kemi pasur vazhdimisht 37 apo 40 e herë raste më ku shumë kanë qenë raste të shënjestruara dhe rezultatet nuk kanë qenë optimiste sa i përket dënimit. Ka raste kur edhe zyrtarët e lartë janë liruar nga aktakuza”, tha Havolli.

Sipas Zyrës së Auditimit kontrata për veturat me qira ka rritur numrin e përdoruesve të veturave zyrtare dhe në shumë raste makinat në pronësi të qeverisë mbesin në garazhe për t’u shfrytëzuar sipas obligimit me kontratë ato që janë marrë me qira. /VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rriten të infektuarit në shtetin fqinj/ 40 raste të reja në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Në 24 orët e fundit janë regjistruar rritje të shifrave të të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë së shtetit fqinj bën me dije se nga 549 testime, 40 raste kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Media vendase Iliria News Agency raporton se konkretisht 26 raste janë regjistruar në Shkup, 1 në Kumanovë, 1 në Prilep, 10 në Tetovë, 1 në Veles, 1 në Manastir.

LEXO EDHE:  Papërgjegjshmëri shqiptare/ Tirana “vërsulet” në Korçë

Gjithashtu mësohet se në 24 orët e fundit betejën me Covid-19 e ka humbur një pacient nga Prilepi dhe 11 të tjerë janë shëruar.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut është 1.898, prej të cilëve 1.378 janë shëruar dhe 111 kanë humbur jetën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kërcënohet me jetë Albin Kurti/ Kryeministri i Kosovës zbulon autorët

Publikuar

-

Nga

Kërcënohet me jetë kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Kurti, i cili deklaron se ajo që e ka kërcënuar është Garda Vullnetare Shqiptare.

Kreu i qeverisë në detyrë ka publikuar letrën kërcënuese dhe disa foto të tij me shënjestër në kokë dhe thotë se nuk e merr këtë si kërcënim personal, por si kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Në një postim në rrjetet sociale, ai pretendon se Garda Vullnetare Shqiptare do të frikësojë Gjykatën Kushtetuese dhe ambasadorët e Quintit.

“Kërcënimi ndaj meje nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, në fakt, nuk është ndaj meje. Ky është kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese, në veçanti, ndaj Kryetares së Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi dhe Gjyqtarit Raportues të çështjes KO 72/20, z. Nexhmi Rexhepi. Nuk ka shpjegim tjetër. Regjimi i vjetër e di se nuk ka shpresë për të. Pasi që kanë harruar sa moti e patën braktisur popullin, tani populli po ua përkujton përditë se edhe ai masivisht i ka braktisur ata.

LEXO EDHE:  Tre makina përfshihen nga flakët në oborrin e një shqiptari

LEXO EDHE:  Video/ Makinat përplasen “kokë më kokë” në Vlorë

Ata janë të frikësuarit që duan të frikësojnë Gjykatën Kushtetuese dhe jo vetëm. Ata po duan t’i frikësojnë edhe ambasadorët e Quintit me destabilizim nëse kapoja i PRONTO-s, Presidenti i Republikës, e humbet rastin. Dekreti i Presidentit nuk është amandament kushtetute. Për çka nuk flet Kushtetuta nuk mund të flasë Presidenti. Ai duhet ta respektojë Kushtetutën dhe nuk mund ta shkruajë atë. Ne jemi duke i ndjekur me kujdes zhvillimet teksa po presim Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Në zgjedhjet e ardhshme do ta thellojmë diferencën si asnjë subjekt tjetër i parë në Kosovën e pasluftës”, shkruan Kurti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë nga Kosova/ Vetëm një i infektuar në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Nga

Vetëm një rast është konfirmuar sot me koronavirus në Kosovë nga 211 mostra që janë testuar.

IKSHPK njofton se rasti pozitiv është rast kontakti nga komuna e Rahovecit.

Gjithashtu raportohet se në 24 orët e fundit janë shëruar 15 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 769 raste.

QË nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë konfirmuar 989 raste me koronavirus, nga të cilët 769 prej tyre janë shëruar dhe 29 të tjerë kanë humbur jetën.

LEXO EDHE:  Drejtësia e re rëndon xhepat e shqiptarëve/ 100 milionë për 3 makina në KLP

LEXO EDHE:  Mimoza Hafizi tregon si tentoi ti "blinte" kryeministri Rama

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më sot sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 4.952.228 raste të COVID-19 dhe 323.009 raste të vdekjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE