LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lule të vetmuara/ Kader përfundon në spital, a do të dëshmojë ajo kundër nënës së saj?

23 Maj 2020, 11:27, Lifestyle CNA
Lule të vetmuara/ Kader përfundon në spital, a do të

Meral mendon të lërë shkollën për shkak të talljeve nga shokët dhe shoqet. Songyl, Ejlyl dhe Xhemre tronditen kur mësojnë çfarë i ka ndodhur Kaderit. Ato nxitojnë në spital të shqetësuara dhe mësojnë se Kader është në gjendje kritike. Banu jep dëshminë mbi ngjarjen dhe nuk e tregon të vërtetën.

Songyl përballet me Banun dhe e akuzon për incidentin që i ndodhi Kaderit. Banu përfundon në komisariat. Meral dhe Songyl kujtojnë kohën kur ishin fëmijë. Kader vjen në vete dhe u tregon mikeshave që Banu e hodhi nga shkallët. Por ajo nuk pranon të dëshmojë kundër të ëmës edhe pas kësaj që i bëri.

Banu ia hedh paq nga kjo ngjarje dhe nuk përfundon në burg. Kader rikthehet në konvikt. Banu telefonon Kaderin dhe i kërkon falje. Defne, Merve dhe Alejna bëjnë një festë me pizhama në shtëpi.

Defne u bën fotografi shoqeve me fustan nate. Konvikti i jetimores përfshihet nga flakët./ CNA.al

Lajmet e fundit nga