Connect with Us

Ish-ministri “shpërthen” kundër Ramës/ Mallkimi do ta ndjekë nga pas gjithë jetën

Politikë

Ish-ministri “shpërthen” kundër Ramës/ Mallkimi do ta ndjekë nga pas gjithë jetën

Publikuar

-

Petrit Vasili, i cili ka mbajtur postin e ministrit të Shëndetësisë në qeverinë “Berisha 2”, dhe atë të Drejtësisë, në qeverinë “Rama 1”, ka “shpërthyer” kundër kryeministrit, në lidhje me vendimit e këtij të fundit për të mos lejuar nesër faljen e namazit.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se Rama luan edhe me diten e shenjte, ndërsa shton se mallkimi do ta ndjeke nga pas gjithe jeten.

LEXO EDHE:  Gazetari flet me emra/ Tregon kush ka ngelur socialist tek Rilindja e Ramës

“Dy standarte dhe turpi i Edi Rames!

Policet e Edi Rames me mijra ne 17 maj qe prishin Teatrin, nuk ze Coronavirusi!?

Besimtaret myslymane ne diten e tyre te shenjte nuk lejohen se i ze coronavirusi!?

Refuzimi i dy standarteve eshte e drejte e cdo qytetari!

Ky qe luan me diten e shenjte mallkimi do ta ndjeke nga pas gjithe jeten!!”-shkruan Petrit Vasili./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Grida Duma leksion qeverisë/ Si të stimulojë ekonominë pas krizës së Covid-19

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka theksuar sot se ajo çfarë duhet të bëjë qeveria tashmë pasi krizës së Covid-19, është të stimulojë ekonominë.

Në një lidhje direkte për Neës 24, ish-deputetja Duma vuri theksin tek biznesi, për të cilin tha se duhet të përjashtohet nga taksat për një periudhë të caktuar.

“Ushtrimi presionit në ekonomi vetëm e dëmton atë. Nuk mund të vazhdojmë sërish si në komunizëm ku biznesi shihej si ai që shfrytëzon njerëzit. Biznesi mban 80% të ekonomisë shqiptare, duhet që shteti të jetë me miqësor me biznesin. Tani duhet të jetë periudha e çlirimit nga taksat. Ekonomia jonë tani prodhon shumë pak. Ne kemi produkte që hidhen sepse nuk kanë hyrë ende në industri. Prodhimi jonë vendas nuk vjen as tek tregu i Tiranës. Shteti mund të japë subvencion sa të krijojë magazina të mëdha frigoriferike,. Ti mund të ndikosh që tregu vendas të mos konkurohet nga ai maqedonas.”-tha ndër të tjera Grida Duma./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Masat kundër koronavirusit/ Grida Duma: Nuk kanë më asnjë vlerë

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja Grida Duma është shprehur sot se masat kufizuese të qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit, tashmë nuk kanë asnjë vlerë.

“Nuk janë masa që i shërbejnë situatës së Covid-19. Tashmë e dimë që çdo kontakt është i mundshëm për të shkaktuar infektimin. Tani nuk kanë më vlerë masat izoluese”-tha Grida Duma në një lidhje live për News 24.

Më tej, ajo foli edhe në lidhje me pasoja në ekonomi, ndërsa theksoi se pasiguria po sjell kaos tek qytetarët shqiptarë.

LEXO EDHE:  Çfarë shpërblimi po pret “perandori i shkurtër i financave” Benet Beci nga qeveria e të “gjatit”?

“Në Shqipëri një gjë është e sigurtë, se çdo gjë është e pasigurtë. Për asgjë nuk ka rregulla loje, as ekonomia, as administrata dhe  qoftë as në universitet. Kjo shoqëri prej vitesh vuan nga mungesa e sigurisë. Në Shqipëri parashikueshmëria është zero.”-tha Grida Duma.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kush hesht dhe ul kokën, vdes”/ Mesazhi i fortë i Metës

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ndërsa ka kujtuar heroin e Antimafias, Giovanni Falcone, ka dhënë edhe një mesazh për qytetatër shqiptarë.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta citon një shprehje të Giovanni Falcone, ndërsa shkruan se “Kush hesht dhe ul kokën, vdes sa herë e bën këtë gjë.
Kush flet dhe ecën me kokën lart, vdes vetëm një herë”.

LEXO EDHE:  Rama ndan detyrat/ Ja ministri që do drejtojë operacionin për tërmetin

LEXO EDHE:  Rama: Shqiptaret mund te me bejne robaqepes

Më tej, Meta shkruan se “Sot kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm Giovanni Falcone, Heroin e Antimafias, i cili edhe pse u vra nga mafia, e dërrmoi atë më shumë me mesazhin që u la “amanet” bashkëpunëtorëve të tij, si Paolo Borsellino e shumë të tjerë, të cilët rivendosën forcën e shtetit ligjor dhe rikthyen besimin e qytetarëve te Drejtesia.”

LEXO TE PLOTE