Connect with Us

Humb në mënyrë misterioze 19-vjeçari/ Asnjë ndihmë nga qeveria

Denoncim

Humb në mënyrë misterioze 19-vjeçari/ Asnjë ndihmë nga qeveria

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit një 19-vjeçar ka humbur në Malin e Korabit dhe nga qeveria nuk është dhënë ende asnjë ndihmë për gjetjen e tij.

“Në malin e Korabit ka humbur një djalë 19 vjeç dhe qeveria nuk po e çan kokën për të dërguar një helikopter për ta gjetur dhe për ti ardhur në ndihmë. Ju lutemi bejeni publike qe ti vine ne ndihme keti djali, nese eshte gjalle akoma”-thuhet në mesazhin e qytetarit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Video-Policët bëhen tapë/ Këndojnë e hedhin valle duke pirë raki

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video, ku shihet se si punonjës të Policisë së Shtetit këndojnë dhe kërcejnë, ndonëse janë të veshur ende me uniformë.

Sipas Berishës, bëhet fjalë për policinë e Gramshit, të cilët thuhet se janë në një aksion antidroge, por që ia marrin këngës dhe pinë raki.

LEXO EDHE:  “300 mijë euro për kryeministrin”/ Zbulohet si e “qëroi” prokurorin Aldo Bare 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Simpatizanti i PS denoncon “manipulimet” e Bashkisë Vorë/ “I mbështes këta, por tani jam shumë i zhgënjyer”

Publikuar

-

Nga

Vora ishte një ndër zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit në vend. Shkëlqim Cela, banor i pallatit 8/1 në lagjen “Demokracia” tregon se pallati i tij pësoi dëmtime të lehta, ndryshe nga ndërtesat rrethuese. Por ai thotë se bashkia e Vorës ka nxjerrë vendim për prishje të pallatit, të cilin instituti dhe ekspertët e vlerësuan me dëmtime të lehta. Bashkia Vorë madje u jep bonus qiraje disa banorëve të pallatit në fjalë, edhe pse këta të fundit banojnë aty.

Shkëlqim Cela: Bashkia e Vorës po na krijon shqetësime lidhur me pronën 8/1 në Vorë. Pas tërmetit të datës 26 Nëntor kanë filluar manipulimet lidhur me këtë pallat. Ata kërkojnë të prishin këtë pallat sikur është i demontuar nga tërmeti i datës 26 sepse duan të ndërtojnë këtu, kanë përgatitur planin pa u konsultuar me asnjë banor të pallatit tonë. Për këtë i jam drejtuar kryetares së Bashkisë, zyrës së Ndërtimit në Vorë, ministrit të Rindërtimit, Kryeministrit Rama, prefektes së Tiranës dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje deri më tani. Bashkia e Vorës që në momentin e aplikimit, për të trajtuar nga fatkeqësitë natyrore ka falsifikuar, në vend që t’i japë formularin e aplikimit për godinën 8/1, e ka futur për godinën 8. Për të cilën disa banorë nga ky akt, i drejtonin në zyrën tjetër për të marrë qiranë. Banorët që jetojnë në pallatin 8/1 marrin qira mujore nga Bashkia e Vorës, sikur janë banorë të pallatit 8 dhe banojnë në shtëpitë e tyre. Këtë shqetësim unë e kam ngritur. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga bashkia e Vorës dhe unë jam shumë i zhgënjyer. Unë nuk kam votuar për Laureta Omarin, e cila më kthen letrën në mënyrë abuzive. I kërkoj të gjithë instancave dhe Partisë Socialiste të Vorës që atë ta vënë para përgjegjësisë, sepse është kryetare e bashkisë për qytetarët, jo për t’u shërbyer atyre që e kanë vënë aty. Unë nuk kam votuar për zonjën Laureta Omari, unë kam votuar për zotin Agim Kajmaku, kur u bënë zgjedhjet. Jam simpatizant i PS, i mbështes këta, por tani jam shumë i zhgënjyer.

LEXO EDHE:  Berisha: Tahiri ka marrë peng Edi Ramën

LEXO EDHE:  Foto-Grabitja në Rinas/ Berisha “masakron” Ramën dhe Lleshajn

Si të mos mjaftonin të gjitha këto, Bashkia rezulton të ketë falsifikuar dokumentet e mbledhjes së Këshillit Bashkiak për të arritur në qëllimin e shembjes së pallatit.

“Stop” ka siguruar dokumentin e falsifikuar nga Bashkia Vorë, e cila në datën 21 nxori vendimin, por u mblodh në datën 24, pra pas 3 ditësh. “Stop” tregon se si është manipuluar situata, vetëm se Bashkia kërkon të shembë këtë pallat për interesa okulte.

Por çfarë mekanizmi ka përdorur Bashkia e Vorës për të prishur pallatin 8/1, i cili është konstatuar me dëmtime të lehta. Bashkia e Vorës ka përdorur pallatin ngjitur me të, i cili mban numrin 8 dhe gazetari ka një provë konkrete të zotit Shkëlqim Cela, i cili ka hyrë në programin e rindërtimit në qytetin e Vorës dhe çuditërisht në faqen e dytë ashtu siç duket, zoti Cela na figuron se është banor në pallatin numër 8 dhe jo në 8/1.

Shkëlqim Cela: Këshilli Bashkiak paska marrë një vendim më 21 Prill 2020, por del që mbledhjen e kanë bërë online me datën 24, pra vendimin e kane marrë 3 ditë para se të bëjnë mbledhjen. Dhe këtë veprim nuk e kanë hedhur në sistem, por pasi kanë vajtur në prefekturë, dhe e ka miratuar edhe prefektja e Tiranës qorrazi këtë vendim. Edhe nënprefekti më tha që u ka shpëtuar ky fakt dhe më tha se do të merren me këtë çështje. Kam vënë të gjitha instancat në dijeni sepse falsifikimet e Bashkisë së Vorës lidhur me këtë pronë po vazhdojnë herë pas here. / Tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Flasin banorët e Dardhës/ Ben Blushi po na vjedh dhe shkatërron shtëpitë

Publikuar

-

Nga

Ben Blushi, ish-ministër, ish-deputet dhe ish-kryetar i një partie politike, këto kohë të karantinës, ashtu sikurse ne kemi raportuar, po i kalon në Dardhë të Korçës.

Por, ndërkohë mësohet se Ben Blushi ka pasur një përplasje të fortë me banorët e zonës, të cilët e akuzojnë se po iu dëmton shtëpitë.

Në një prononcim për CNA.al, një banor i kësaj zone, i quajtur Olsi Plasa, tha se Ben Blushi ka blerë një shtëpi në këtë zonë dhe ndërkohë ka legalizuar edhe rreth 2 mijë metër katëror tokë. Ai po ndërton pasi ka vjedhur një truall me letra dhe po na shkatërron shtepite.

Por, përplasja me banorët ka ardhur për shkak të disa punimeve që Ben Blushi po kryen në atë zonë.

Qytetari tha CNA.al se në pronën në fjalë nuk lejohet të ndërtohet, por sipas tij Ben Blushi nuk pyet për ligj.

Po ashtu, qytetari tha se Blushi, me këto punime, po iu dëmton edhe shtëpitë e tyre.

“Ai ka blerë vetëm shtëpinë dhe kjo e legalizimit, i ka dhënë, 2 mijë metra sipërfaqe. Ka marrë rrugën, edhe këtë bahcen përpara.

Ai mund ta marrë por jo të ndërtojë.  Kjo tjetra përpara është në emër të dikuj tjetër, dhe tani ata thonë e dimë ne se ç’bëjmë.

LEXO EDHE:  Nga Sali Berisha/ Raporti i OSBE-ODHIR goditje nukleare për narkoshtetin!

Shkojmë në polici, nuk na pranojnë as denoncim, asgjë hiç.  Po bën një muaj ky muhabet”-tha qytetari.

Ndërsa më tej, ai shtoi se policia nuk ndërhyn sepse ai thotë se ka vendimin në dorë dhe ai quhet pronar, por sipas banorit ai nuk ka leje të ndërtojë.

“Policia nuk bën gjë se thotë ka vendimin në dore dhe ai quhet pronar. Ne dimë që s’ka, po ai ju ka thënë se e ka marrë online. Por ky vendim nuk lejon që të ndërtosh se është ligji për ndërtimet e para ‘91 dhe trualli merret për shrytëzimin e banesës.

Dhe poseduesi i atij trualli është nipi trashëgimtar. E ka me testament që çdo gjë i përket atij. Plus ajo është e ndarë me avlli. Por ai e ka hequr avllinë  dhe e ka bërë një të gjithën. Mua po me prish themelet e banesës. Po më kërcënon se do të marr dhe shtëpinë.”-tha banori./ CNA.al

Video-Ben Blushi ndërtim pa leje në Dardhë?!/ Debate me banorët

Foto ekskluzive-Ben Blushi ndryshon pamjen/ Kopjon Ramën dhe Sokol Ballën

LEXO TE PLOTE