Connect with Us

Dy dokumentet që fundosin Ylli Ndroqin dhe disa pyetje publike

Lajme

Dy dokumentet që fundosin Ylli Ndroqin dhe disa pyetje publike

Publikuar

-

Në dy ditë rrjesht, CNA.al ka publikuar dokumente ekskluzive dhe të dhëna të pakontestueshme, në lidhje me faktin se shtetasi Ylli Ndroqi, një personazh i njohur publik. Pronar i  televizionit Ora News, mbajtës i disa licensave publike, është një njëri me gjeneralitete të ndryshuara.

Së pari, dokumentet e publikuara u quajtën se ishin të zakonshme. I pari një dokument ku një bojë ishte derdhur rastësisht. Ndërkohë që qëllimi i publikimit të tij nuk kishte të bënte aspak me kishte apo nuk kishte bojë mbi regjistrin e gjendjes civile.

Dokumenti i dytë tregonte gjeneralitetet, moshën dhe të dhënat e sakta të Zotit Ndroqi, sesi ai e kishte ndryshuar emrin nga Xhemail Pasmaçiu, në vitin 1993.

Në fillim ai ishte bërë Ylli Pasmaçiu dhe në vitin 1997 ishte bërë Ylli Ndroqi, duke marë mbiemrin e komunës ku ai kishte jetuar.

Këto janë të dhëna publike. Ndryshim gjeneralitetesh dhe shqiptarët, duhet t’i dinë.

Pse një person publik ndryshon emrin dhe mbiemrin? Çfarë fsheh ai dhe a kanë të drejtë shqiptarët ta dinë?

Ne treguam me fakte konkrete se emri ishte ndryshuar në vitin 1993 dhe mbiemri në vitin 1997.

Fillimisht na akuzuan si gjobaxhin. Por, a mund t’i vihej gjobë një pronari televizioni dhe pse duhej t’ia vinim këtë gjobë Zotit Ndroqi, kur ne nuk kishim bërë asnjë paralajmërim, por thjeshtë dhe vetëm menjëherë publikuam dokumentet?

U sulmuam, u akuzuam për lidhje me Erion Veliaj, ndërkohë që jemi e vetmja media në “luftë” me kryebashkiakun e Tiranës që ditën e parë që ai ka marë detyrën dhe tani morëm kallëzimin e tij të radhës. Jemi në disa procese gjyqësore, të cilat i kemi fituar. Edhe me ata të Republikës së re të Lulzim Bashës. Edhe me biznesmenë të tjerë afër LSI-së dhe PS-së. Përfshirë këtu edhe pronarë të tjerë mediash.

Por, të gjithë janë të lidhur me biznesin. Të gjithë janë të lidhur me qeverinë.

Në rastin konkret akuzat nuk ishin as për tendera, as për bashkëpunime, as për favorizime, por për gjeneralitete të ndryshuara, të cilat mund të zgjidheshin shumë kollaj.

Zoti Ndroqi e pranonte publikisht ndryshimin e emrin dhe mbiemrit. Ne publikuam gjithashtu një arrestim të tij në vitin 1998, dënimi që kishte bërë me burg dhe gjithçka ishte krejt normale. Zoti Ndroqi e pranonte, mbante dhe përgjegjësitë ligjore se pse në publik është Ylli Ndroqi dhe mban licensat me emrin e tij, ndërkohë që në emrin e vjetër që ka pasur ka një problematikë, që mund të lidhet me dëshminë e penalistetit, e cila e nxjerr të dënuar.

LEXO EDHE:  “Horra, trafikantë, falsifikatorë, tutorë prostitutash”/ Vasili akuza të forta Ramës

A mund të mbajë një licensë televizive dhe pasuri publike një ish-trafikant droge, këtë e zgjidhin institucionet.

Por, e vërteta është një dhe vetëm një. Zoti Ylli Ndroqi është shtetasi Xhemail Pasmaçiu. Ky i fundit është dënuar për trafik droge në Turqi.

Këtë nuk e kanë pranuar akoma. Kanë pranuar vetëm ndryshimin e emrin nga Xhemail në Ylli.

Na kanë sulmuar, na kanë akuzuar. Ushtarët e tij kanë punën e tyre dhe ne kemi punën tonë. Fakte dhe dokumente konkrete.

Sot po risjellim dokumentet dhe po i drejtojmë edhe disa pyetje publike.

A ka raste të tjera hetimesh apo procedime penale për shtetasin Xhemail Pasmaçiu, Ylli Pasmaçiu apo Ylli Ndroqi?, në shtetet e tjera përveç Turqisë?

Kjo është një pyetje publike që ne po e shtrojmë për sulmuesit dhe akuzuesit.

Më pas do të sjellim faktet tona.

Cilat janë lidhjet e krahut të djathtë të Edi Ramës, Engjëll Agaçi me Ylli Ndroqin?

Përse kanë bashkëpunuar?

Është rasti për të thënë të vërtetat deri në fund. Ne kemi nxjerrë dokumentet. Kemi treguar se kush është shtetasi Ylli Ndroqi. Kemi marrë sulmet.

Tani kemi bërë pyetjet dhe jemi të bindur që do marim sulme të tjera.

Në qoftë se nuk na përgjigjen, do të jemi ne ata që do t’iu përgjigjemi, jo këtyre pyetjeve, por dhe shumë të tjerave që vijnë si informacione apo kërkesa nga lexuesit tanë.

E vërteta është një dhe vetëm një. Emrin e kanë pranuar. Tani presim të pranojnë edhe dënimet dhe jeta vazhdon sërish e qetë. Ku ne si media më në fund zbuluam dhe faktuam me dokumente se një pronar medie në Shqipëri, është një ish-trafikant droge i dënuar në Turqi. Kjo është e vërteta, të cilën presim ta pranojë edhe vetë Zoti Ylli Ndroqi , Ylli Pasmaçiu, apo Xhemail Pasmaçiu./ CNA.al

BOOM-Dokumenti i dytë/ Ylli Ndroqi është trafikanti Xhemail Pasmaçiu

BOOM-Ylli Ndroqi trafikanti i drogës Xhemail Pasmaçiu/ Dokumentet e gjendjes civile

Ilir Demalia: Ylli Ndroqi ndryshoi emrin

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Sot, protesta e dytë pas shembjes së Teatrit Kombëtar

Publikuar

-

Nga

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thirrur sërish sot një tubim qytetar pas shembjes së godinës historike.

Protesta do të fillojë rreth orës 17:30, në Bulevardin e Tiranës pranë pedonales.

Protesta është mbështetur edhe nga Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare jashtë Kuvendit.

Si në protestën e parë, në podium do të ngjiten për të folur vetëm artistët dhe ata aktivistë të shoqërisë civile, që për më shumë se dy vite luftuan për ta mbrojtur godinën historike dhe që një pjesë e mirë e tyre ishin brenda në ndërtesë kur filloi shembja nga fadroma.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Budina lëshon “bombën”/ Ja pse heshtin përfaqësitë diplomatike

Publikuar

-

Nga

Regjisori Edmond Budina ka folur me tone mjaft të forta sot në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.

I ftuar në Abc e Mëngjesit, Budina shigjetoi edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, deklaratat e të cilit i cilësoi të turpshme.

“Në mënyrë të turpshme dy ditë më parë kryebashkiaku tha të ruajmë pasurinë kombëtare…se për Teatrin do flasim nga vjeshta…por për dy ditë u harruan të gjitha. Erdhen e shemben duke varrosur kostume, piktura, bashkë më zërin e Naim Frashërit dhe Ndrek Lucës që qanin. Këta të vrasin natën e të qajnë ditën. Nuk kanë më skrupuj, gjithcka e bëjnë për interesa personale, nuk iu intereson zhvillimi i vendit, duan vetëm të riciklojnë paratë e tyre të pista”-tha Budina.

LEXO EDHE:  Rama: Shqipëria, pozicion energjitik të konsoliduar në rajon

Më tej, ai hodhi dyshime të forta se kjo është pikërisht arsyeja e heshtjes nga ana e përfaqësive diplomatike.

“Këtu është një dakordësi për të ricikluar paratë e pista dhe kjo më bën të dyshoje se është arsyeja e heshtjes së trupës diplomatike dhe nuk kam frikë ta them. Këtu ndërtohet pa fund, është një makth drejt betonit, por kush do i blejë , shqiptarët nuk kanë para. Shqiptarët nuk mund të lejojnë të mbulohen nga betoni, mos të rrinë kokë ulur, zëri i tyre me çdo kusht duhet të ndihet”-u shpreh Budina.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Budina thirrje të fortë qytetarëve/ Revoltohuni, zëri i shqiptarëve duhet të ndjehet

Publikuar

-

Nga

Regjisori Edmond Budina ka folur sot për përplasjet në Teatrin Kombëtar mëngjesin e së dielës, ku edhe u realizua shembja e teatrit.

I ftuar në Abc e Mëngjesit, Budina u shpreh se qytetarët duhet të reagojnë, pasi shembja e Teatrit është realizuar në kundërshtim të çdo ligji.

“Jemi akoma popull i mbetur mbrapa, duhet të kujtomë se çdo njeri ka të drejtë të protestojë të thotë mendimin e tij. Tani unë pa dyshimin  më të vogël them se jemi në diktaturë. Punonjësit e policisë mu dukën si ato fashistët që sulmojnë në mënyrë të pabesë. Këta po shkatërrojnë pasuritë e vendit. Prepotenca e këtyre pushtetarëve ka një gërshetim shumë të fortë pushte-mafia. Por e gjitha kjo histori nuk varet vetëm nga ne”, tha Budina.

Sa i përket protestës së sotme ai u shpreh se gjatë gjithë kësaj kohë insistimi i atyre njerëzve ka treguar që ja vlen të rezistosh, edhe pse numrat kanë rëndësinë e tyre.

LEXO EDHE:  Turqi/ Hiqet gjendja e jashtëzakonshme pas dy vitesh

Budina theksoi se në protestë ka ardhur të gjithë njerëzit që kanë mendësi qytetare që duan të protestojnë.

“Ne kemi sjellë një mendësi të re, por këtej e tutje duhet një bashkë-pjesëmarrje e intelektualëve shqiptare, duhet ta marrin ata në dorë. Të vijnë të hartojnë një platformë kombëtare, të ruajmë dinjitetin tonë kombëtar që të mos e copëtojmë vendin tonë”, u shpreh ai.

Në esencën e saj lëvizja ka qenë shumë e pastër. Kjo frymë pastërtie e kësaj lëvizjeje duhet të transmetohet tek ata që do të vijën më pas.

“Shqiptarët nuk duhet të durojnë të mbyten nga betoni, zëri i shqiptarëve duhet të ndjehet. Ngrihuni, revoltohuni, bëni një mosbindje civile. Secili të bëjë pjesën tij. Kjo gjë mund ta shpëtojë Shqipërinë”, tha më tej Budina.

LEXO TE PLOTE