Connect with Us

Ca gjëra sipërfaqësore në lidhje me debatin

Opinione

Ca gjëra sipërfaqësore në lidhje me debatin

Publikuar

-

Nga Ilir Levonja

Pas një aktiviteti për të drejtat civile Martin Luter Kingun e gjuajtën me vezë. Ai do të shprehej më pas se atë natë ra në një depresion të thellë për faktin se ata që e kishin qëlluar ishin raca a soji i tij, pra zezakët. Ai shtoi se kjo kishte domethënien se si unë dhe ata që më ndiqnin në rrugën time nuk kishim punuar sa duhet për të mundur varfërinë, izolimin tonë racor a të drejtat e munguara etj. Kësi ndodhi janë rezultate të unionit në debat, të përfundimit që merr një çështje, një temë sociale për të cilën do flitet. Dhe padyshim duhet nxjerrë një përfundim se ku a me kë qëndron e drejta, ndryshe bëjmë zhurmë, ose rrahim ujin në hava siç edhe themi ne shqiptarët.

Këto janë format më klasike të debatit dhe që sot aplikohen kudo, të paktën në vendet normale të botës perëndimore aty ku përpiqet të aderoj edhe shoqëria shqiptare. Dhe normalisht se ata e kanë të qartë se çfarë është debati? Si duhet bërë ai? Cilat janë përfundimet, me një fjalë kush e fitoj debatin? Ta kenë të qartë edhe njerëzit që do marrin pjesë aty, e ka të qartë edhe gjindja, shoqëria nga ku reagon dhe bëhet dallimi mes shumicës pakicës dhe asnjanjësve. Çdo formë tjetër e debatit e ka përjashtuar gjindjen për rrjedhojë është diktati ai që vendos. Gjithçka tjetër është mirëfilli zhurmë në favor të të vetmit person, diktuesit një lloj diktatori me mjetet e demokracisë.

Po i sjell këto nga ajo që pashë në një televizon shqiptar që paguhet me taksat tuaja, një kopjim të keq të debatit amerikan. Dhe për ironi të fatit tuaj në një sallë teatri të sapo rinovuar, ku në vend të spektatorit ishte ulur shkaktari i debatit, kryeministri. Aty ku duhej të ishte grupi i interesit zezakët ishte ulur kryeministri, afërmendsh që nuk është debat. Kurse në skenë një panel gazetarësh që nuk bën asgjë tjetër por ia rritën rezonancën kakofonisë së njëshit. Megjithatë po e quajmë të pranueshme, pasi bëhen edhe debate të tilla, karshi kamerave.

Bëhen por ka aty pjesëmarrje të padiskutueshme edhe të grupeve të interesit, shoqërisë. Në rastin konkret televizioni duhet me patjetër t’i japi mundësi atyre të jenë pjesëmarrës të gjallë, aktivë, të votojnë, që në fund të dali se ku qëndron e drejta. Tek ne dalin disa shifra por kjo në lidhje me shikueshmërinë, pra kush po ndiqet më shumë. Shikueshmëria nuk është pjesëmarrja reale e shoqërisë, megjithëse ata ziejnë nga shtëpitë, nuk kanë mundësinë të shprehen.

LEXO EDHE:  Erjon Veliaj Kandidat për Tiranën, Blendi Klosi ministër

Nëse do të shpreheshin dhe mendimi i tyre do të bëhej publik menjëherë pas debatit do kishim një realitet tjetër, të paktën minimumin e dobisë së debatit. Por nuk e bëjnë ndaj edhe sot studiot tona janë një zukamë grerëzash, një mjet që xhiron gomat në vend se ka rënë në batak, ku të gjithë bërtasin, të gjithë kanë të drejtë, vetëm e drejta jo. Si përfundim askush sot në Shqipëri nuk është i qartë se me kë është e drejta, me kryeministrin apo me shqiptarët. Ndaj e gjitha është një kakofoni e dominuar nga shteti për shkak të posedimit të altoparlantëve.

Por është edhe ajo irona e fatit tonë që vazhdon. Se një sharlatan si kapadai flet nga mesi i një salle teatri, pra ja që rinovimi nuk është i pa mundur. Thotë se do ta ndërtoj diku tjetër teatrin kombëtar siç ishte, ta kemi kujtim si një lodër. Po a mund t’i thuash birit se këtu ka shkelur Sulejman Pitarka, assesi. Po i the ja ke nisur jetën me gënjeshtër dhe mos prit të të bëhet fisnik. Megjithatë kjo është ajo tallja e bythës klasike e njëshave me shqiptarët që vazhdon me sukses të plot edhe sot e kësaj dite. Eshtë ajo ironi e gjallë e jona për faktin e një lufte tashmë të hapur mes artistëve, masës dhe aktivistëve.

Syresh janë të revoltuar me një profesor të dyshimtë karshi Robert Ndrenikës apo Viktor Zhustit dhe me të drejtë. Mos toleroni, artisti është pasqyrë për sytë tuaj, nëse u ka mbetur pak shkëlqim aty në sytë tuaj, e keni prej tyre. Por kaq shumë sa urreni këtë profesorin, kujtohuni dhe urreni edhe kryeministrin se përbuzi dikur (2002) një artiste populli si teto Ollga duke i kujtur brekët. Urreni dhe bëhuni pjesëmarrës aktiv për çdo kallamboq misri që u heq dritën e syve se ky është qytatari, zezaku që gjuajti me vezë Luter Kingun. Jo ju që shikoni dhe dëgjoni vetëm kallamboqin në krye…Mos mbyllni sy e vesh tek Violeta dhe i hapni tek Roberti se kjo ka domethënien që edhe ju jeni pjesëmarrës në një krim karshi historisë suaj, kocka e ashtit kombëtar. Ekzistenca jonë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Opinione

Çfarë kërkon akoma Basha!

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Armand Maho 

Revolta është e drejtë. Lulzim Basha s’mund të bëjë sikur s’ka ndodhur asgjë. Partia Demokratike është në ditët e saj më të errëta, dhe ajo çka e zgjidh këtë ngërç është një ribërje e saj.

Metodat e ndjekura nga kryetari aktual nuk dhanë rezultat dhe sërish mijra antarët dhe simpatizatët e saj janë në Status Quo-në, që kanë qenë këtu e tetë vjet, ku nga administrata ‘Rama’ nuk mund të marrin dot qoftë dhe një shërbim të thjeshtë në rast se dihet përkatësia apo bindja e tyre politike.

Të merresh me qeverinë, në këto kushte është humbje kohe. Rama nuk dëgjon asgjë e askënd. Mendja e tij kullot te satelitët, NASA, Elon Musk, aeroportotet, projektet 3D për punë që s’do bëhen kurrë. Ka të drejtë të tallet fundja, është fitues. Vetëm se jemi në një situatë dëshpëruese sepse shqiptarët në rast se nuk ikin sikur po mësohen me varfërinë.

Ata e votuan ndryshimin por revolta e tyre nuk u kanalizua dhe ndryshimi i pushtetit nuk u bë i mundur. Kjo jo vetëm për shkak të manipulimeve. Ai që kish marrë përsipër ta rrëzonte regjimin, u tulat, u zvenit ra pre e interesave të ngushta, u mbyll në mediokritetin e listave dhe vulës.

Braktisi votat e tyre, në një luftë pa strategji, me llogari të bëra gabim që do skuqnin dhe fëmijet e fillores. Me çfarë mund të kompensohet ky dëm, as dorëheqja nuk do mjaftonte. Pas katër humbjeve rresht, kërkon një shans të pestë. Ka Zot ta marrë vesh këtë llogjikë…

Trashja e zërit në parlament nga ana e Bashës, po tingëllon çdo ditë e më shumë qesharake. Pas tetë vjetësh u kujtua të përveshë mëngët. Po aq qesharake duken dhe ligjet që propozon apo komisionet që ai kërkon të ngrejë. Aksionet e opozitës po bëhen cdo ditë e më të pabesueshme. Të rrëmujshme dhe të çartura njëkohësisht. Vettingje që si dihet fundi, hetime që duhet të ishin bërë kohë më parë apo të shfrutëzoheshin në fushatë.

T’i kërkosh Ramës të hetojë patronazhistët kur ai vetë është arkitekti i vjedhjes së të dhënave personale duhet të jesh dritëshkurtër. Të kërkosh llogari për Becchettin apo të tjera, kur sot mund të ishe në pushtet dhe t’i ndëshkoje është të tallesh shqiptarët dhe me veten.

Çfarë i duhet më PD njeriut që i ka marrë sa ka mundur në një kohë kur edhe ata që mundohen të bëjnë avokatinë e tij e kuptojnë se tashmë kjo metodë e të drejtuarit nuk është e dështuar vetëm në përmbajtje por edhe në formë.

Si mund t’i besohet një kryetari opozite që refuzon Kuvendin Kombëtar, forumin më të lartë të partisë së tij me pretendimin se ‘vendimet që ai do të marrë janë antiamerikane’.

LEXO EDHE:  Milva Ekonomi elozhe Ramës/ “Durrsakët me fat që të kanë kandidat ty”

LEXO EDHE:  Rama shpërblen kryebashkiakun e shkarkuar/ Zbulohen tenderat

Pra ata 4 mijë kryetarë degësh, seksionesh apo grupseksionesh, kapilarët e asaj partie të cilët dalin derë më derë për të shpërndarë mesazhet e atij na dilkan se në vullnetin e tyre të lirë për të firmosur mbledhjen e tij qenkan kundër SHBA-ve.

E kupton njeri retorikën?



Kur i thërret ata njerëz në fushatë, që t’a e ta sjellin në pushtet qenkan proamerikanë, ama kur duan të thonë mendimin e tyre na qenkan antiamerikane.

Po kush është Basha fundja që të bëjë të tilla etiketime…?

Ata që kanë firmosur ato formularë përballeshin me bandat në fushatë nën plumbat e kallashnikovëve në kohët kur kryetari aktual shijonte bukuritë e Hollandës.

Ka fuqi ai t’ia heqë të drejtën e votës dhe të shprehjes? Si vështirë…!

Sot s’di njeri të thotë se çfarë kërkon Basha nga ajo forcë politike. Madje këta s’ta thonë dot as avokatët e tij në dukje më të zjarrtë të ekraneve. Ata thjeshtë po qëndrojnë aty për shkak të vulës që ai e shtrëngon fort, për të marrë ndonjë benefit tutje tëhu.

Këto dhe shumë të tjera janë arsyeja se përse ‘Foltoret’ e Berishës po ndiqen nga ekrani si të jenë finalja e Champions, nga të majtë e të djathtë. Sepse vulën e ka kryetari, por alternativa dhe se si rrëzohet Rama janë në krahun tjetër.

Të gjithë e dinë, e jo vetëm shqiptarët por edhe ambasadat dhe ambasadorët, se e vetmja mundësi për të rrëzuar këtë klikë abuzive ka mbetur PD. Tezat e doktorit për një riformulim të partisë kanë zgjuar besimin se diçka do të ndryshojë.

Epoka Basha nuk solli asgjë përveç imazhit të humbësit.

Në këto kushte askush nuk ka ndërmend të durojë talljet që vijnë nga zyrat e pushtetit, askush. Sepse humbësit nuk janë ata, nuk janë demokratët, nuk janë shqiptarët por është Lulzim Basha që i la në mëshirën e munguar të Ramës.

Ndoshta është konspiracion, por ndoshta janë dhe të vërteta zërat se atij, Bashës, po i shijon opozita për të mbyllur punët e tij. Ky është problem i kryetarit, por asesi nuk duhet kthehet problem i atyre që duan të rrëzojnë rilindjen.

PD është alternativë pushteti e ngritur mbi idealet, gjakun dhe djersën e qindra mijërave anëtarëve, simpatizantëve, nuk është mjet biznesi për punët e askujt. Këtë duhet ta kuptojë qoftë Basha qoftë ai ose ata që do vijnë pas tij.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Mentor Kikia/ A mund të pastrohet Shqipëria?

Publikuar

-

Nga

cna lajme

Kryeministri Rama e vuri në pozitë të vështirë kryetarin e bashkisë së Himarës pak ditë më parë, kur e akuzoi se fle me plehrat para syve. Ai i “kërcënoi” të gjithë drejtuesit vendorë që të bëjnë pastrimin e territorit që kanë nën menaxhim.

Po përse nuk pastrohet Shqipëria – më pyeti një gazetar në një intervistë- kaq e pamundur është?

Po, që Shqipëria të pastrohet është shumë e vështirë. Ajo nuk pastrohet me një urdhër kryeministri.

Le ta nismin nga Z.Goro i Himarës. Po! E vërteta është se në verë, Himara e mbipopullur kishte probleme serioze me pastrimin. Por, ja ta zëmë, se i mblodhi bashkia plehrat, ku do ti çojë?

Këtu vijmë tek përgjigjet e pyetjes, se përse nuk pastrohet Shqipëria:

-Sepse Shqipëria nuk i menaxhon mbetjet, ajo vetëm i mbledh(aty ku i mbledh) dhe i hedh diku tjetër. Pra u ndërron vendin. Në rastin më të mirë ky vendi është landfill, në rastin më të keq është lumë ose përrua.

-Sepse në Shqipëri në pjesën më të madhe të territorit, në zonat rurale, nuk ka infrastrukturë për mbledhjen e mbetjeve. Ato thjeshtë hidhen… në përrua, në kanal, në lumë, në lëndinë, në rrugë.

-Sepse në Shqipëri mbetjet nuk riciklohen, as ripërdoren. Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që nuk bën asnjë lloj ndarjerje të mbetjeve në burim. Në Himarë, psh, vetëm 2 vjet më parë GIZ financoi një rrjet të ri koshash për ndarjen e mbetjeve. Por projekti dështoi. Sepse ndarja në burim dhe riciklimi janë një zinxhir i tërë, nëse nuk funksionon një hallkë, këputet.

LEXO EDHE:  Erjon Veliaj Kandidat për Tiranën, Blendi Klosi ministër

LEXO EDHE:  Rama, Xhafaj largohen nga Ministria e Brendshme/ Lleshi vijon takimin me Veliun

-Sepese, në kushtet kur ka bashki që tërhiqen zvarrë për të ndërruar xhamat e një shkolle, i duhet të paguajnë që mbetjet palastike(të riciklueshme) dhe mbetjet bimore(të dekompozueshme), të transportohen deri në 70 km larg për të shkuar në një gropë landfilli. Cili ekonomist në botë do ta quante zgjidhje këtë?

-Shqipëria nuk mund të pastrohet nga aksionet – show, ku mbetjet që mblidhen në plazh në praninë e kamerave, hidhen në kanal pasi fiken kamerat.



-Shqipëria nuk mund të pastrohet, derisa ka një popullsi me mungesë të theksuar të edukatës qytetare dhe hedh çdo gjë ku të mundë dhe askush nuk ndëshkohet.

-Shqipëria nuk mund të pastrohet sepse, në vetëm 1 dekadë ka hartuar 2 strategji kombëtare e ka miratuar dy ligje për menaxhimin e mbetjeve, dhe nuk ka zbatuar as njërën e as tjetrën.

Po si pastrohet pra? – mund të pyesë dikush sërish

Thjeshtë: Të zbatohet ligji që kemi miratuar:

1- Parandalimi: Gjobë “kokës”, kujtdo që ndot; biznes, familje, individ..

2- Ripërdorimi

3- Riciklimi(s’ka pse të mbushim landfillet me bidona plastikë e kanaçe, kur ato janë lëndë e parë për riciklim)

4- Depozitimi(kusuri që mbetet)

Por, derisa ne, tjetër gjë të shkruajmë në ligje e strategji, e tjetër gjë të bëjnë në terren, s’kemi për tu pastruar kurrë!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Andi Bushati/ Rama si pazarxhiu i “Open Balkan”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Nga Andi Bushati

Edi Rama ka marë rolin e flamurtarit të promovimit të “Ballkanit të hapur” përballë skepticizmit të fortë të BE-së. Në një shkrim për Politico.eu ai ka mbrojtur pak a shumë të njëjtat teza që ua tha në sy edhe liderve europianë në samitin e Bërdos, në fillim të këtij muaji.

Duke qenë i bindur se e ftet më mirë gjuhën e europianëve se sa nismëtari i këtij projekti, Aleksandar Vuçiç dhe i vetësigurtë, se i jep idesë më shumë ngjyrime sesa i zakonshmi deri në monotoni, Zoran Zaev, kryeministri shqiptar, ka nisur ofensivën.

Thelbi i saj është i thjeshtë: Ti vërë në duke me “guxim” BE-së gjithë mosfunksionimin, mos koherencën dhe paaftësinë e mbajtjes së premtimeve, për ti kërkuar pastaj një pazar: na mbështesni për “Ballkanin e hapur”.

Edhe në shkrimin e tanishëm edhe në samitin e Sllovenisë ai e ka luajtur në mënyrë perfekte këtë rol. Ai ka vënë në dukje absurditetin e moshapjes në negociatave me Maqedoninë e Veriut, një shtet që për të arritur këtë u tregua i gatshëm të ndryshojë edhe emrin, ai ka shigjetuar cinizmin e mbajtjes së burgosur pa viza të kosovarëve, ai ka nxjerrë në pah mungesën e koherencës mes Komisionit në Bruksel, që jep  rekomandime pozitive dhe shteteve antare që na rrefuzojnë parreshtur.

Por duke i bërë Europës procesin e idealizmit të saj dhe duke i kujtuar se ajo “po humbet fytyrën përpara ballkanasve” Rama nuk harron të tregojë asnjë herë edhe monedhën e shkëmbimit me tezën e tij tashmë të famshme: “Nëse Ballkani Perëndimor nuk mund të shkojë në BE, ajo së paku mund të vijë këtu”.

Dhe një nga rrugët e këtij pazari është që Unioni të mbështesë “Ballkanin e hapur”. Edi Rama e kërkoi këtë po aq hapur në Samitin e Sllovenisë sa edhe tani së fundi në shkrimin për “Politico”.



Por, pavarësisht sa i drejtë, parimor apo në interes të shqiptarëve është ky qëndrim i kryeministrit, ai ka një problem të madh moral. Sepse ai vjen pikërisht në kohën, kur me këmbëngulje dhe qartësi, BE tregoi se nuk është pro kësaj nisme. Fillimisht kancelarja Anxhela Merkel, e pyetur në Tiranë shprehimisht për të, theksoi se asgjë nuk mund të mbivendoset mbi procesin e Berlinit.

LEXO EDHE:  Milva Ekonomi elozhe Ramës/ “Durrsakët me fat që të kanë kandidat ty”

LEXO EDHE:  Rama u përgjigjet kritikëve pas mesnate për “listën e zezë”/Ferri i pret s’keni parë gjë

Disa ditë pas saj edhe presidentja e BE, Ursula Van der Lynden, në krah të Edi Ramës theksoi se komisioni mbështet vetëm projekte gjithë përfshirëse, me gjashtë vendet brenda (ndërkohë që Kosova Bosnja dhe mali i Zi e kanë refuzuar deri më tani pjesmarrjen).

Po ku është problemi këtu?

Për të kuptuar atë duhet të kthehemi në gjenezë të këtij projekti, atëherë kur Vuçiç, Rama dhe Zaev e pagëzuan në Nish si mini- shengen krijesën e tyre që sot ka ndërruar emër. Të gjithë kujtohen se atëherë u bë një zhurmë e madhe pasi e gjithë opozita, zëra kritikë në opinion dhe e tërë klasa politike kosovare e dënuan planin e krijimit të një Jugosllavie të re.

Atëherë Rama dhe mbështetësit e tij publikë përdorën të vetmin argument që kishin në dorë: “ky projekt ka mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së”.Mashtrimi edhe nëherë e pati jetën e shkurtër. Vetë fakti se Rama po i kërkon vendeve të Unionit që si shkëmbim për ndërprerjen e rrugës së integrimit, të mbështesin nismën e tij dhe Vuçiçit e tregon këtë.

Dhe këtu del qartë në pah roli i tij prej pazarxhiu. Sepse në fillim i këkrkoi shqiptarëve të pranonin “Ballkanin e hapur”, pasi atë e mbështeste BE-ja, ndërsa tani i kërkon BE të ndezë dritën jeshile për “Open Balkan”, nga që është duke humbur fytyrën në rajon.

Mjafton të lexohen me vëmendje këto pirueta për të kuptuar se kryeministri Shqiptar po bëhet flamurmbajtësi i një ideje që përpos tij dhe presidentit serb, nuk e duan as në vendin që përfaqëson, as në kontinentin e vjetër.

LEXO TE PLOTE