LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bujar Asqeriu bën deklaratën “bombë”/ “Kam marrë kërcënime se ngrita zërin për Teatrin”

23 Maj 2020, 16:26, Politikë CNA
Bujar Asqeriu bën deklaratën “bombë”/ “Kam

Aktori Bujar Asqeriu ka treguar pak më parë se përse nuk ka ngritur zërin kohët e fundit për shembjen e Teatrit dhe përse nuk e ka shprehur më mendimin e tij kundër këtij vendimi.

Asqeriu rrëfeu se gjatë kohës që kërkonte ruajtjen e godinës kishte marrë një lumë komentesh negative, fyerjesh dhe epitetesh.

Ai deklaroi në emisionin ?Kjo Javë? se rebelimi i tij ndaj qeverisë është pasuar edhe nga kërcënime në rrjetet sociale.

“Një sulm i paparë fyerjesh talljesh, nga më të paimagjinueshmet. Më kanë quajtur agjent serb dhe grek që do destabilizimin e Shqipërisë. Më thoshin boll boll se s?do të dëgjojmë vetëm ty dhe për Teatrin. Shqipëria nuk ka problem teatrin, ka lloj lloj problemesh. Ndërkohë unë e kuptova që Shqipëria ka dhe probleme të tjera jetike. Naftëtarët nuk kanë marrë pagat. Banorët e Astirit nuk kanë zgjidhur problemin e shtëpive. Brenda thënieve në rrjete sociale, ishin dhe kërcënimet. Edhe sot e kësaj dite s’kam mendim ndryshe ndaj kolegëve, çdo kush ka mendim të vetin”, theksoi aktori./ CNA.al

Lajmet e fundit nga