Connect with Us

“Bëj seks çdo javë me tifozet mia”, tenisti i famshëm i befason të gjithë me deklaratën

Sport

“Bëj seks çdo javë me tifozet mia”, tenisti i famshëm i befason të gjithë me deklaratën

Publikuar

-

Nick Kyrgios nuk e humbet asnjëherë mundësinë që të flitet për të edhe gjatë karantinës. Tenisti australian, i intervistuar nga Olè, e la veten të binte në provokimet e tij të famshme. Kujtojmë që pak ditë më parë u shfaq i dehur në një lidhje direkte me Andy Murray nëpërmjet Instagramit.

Këtë herë, tenisti australian u përqendrua në marrëdhëniet që mban me fansat, sidomos ato femra.

“Që kur kam mbetur beqar, zakonisht bëj seks me tifozet e mia çdo javë. Kur kam të bëj me vajza nga Europa Lindore, jam gati t’u them: merrni gjysmën e fitimeve të mia.”

Fjalë këto që mund të krijojnë të tjera polemike, duke njohur karakterin e Kyrgios. E vërteta është se Kirgios kurrë nuk përdor filtra dhe gjithmonë thotë atë që mendon. Një avantazh që shpesh mund të bëhet një defekt.

Tenisti kontrovers pas zbuloi një tjetër anekdotë të një përballjeje kundër Federerit: “Unë po luaja kundër Rogerit, kur u ndjeva jashtëzakonisht i tërhequr nga një vajzë në stenda. Në atë moment mendova se ishte me të vërtetë turp të qëndroja në fushë, mund ta thërrisja dhe ta ftoja të pinte diçka me mua.”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Do t’i mësoj shqipen edhe shokëve te Malaga”, Keidi Bare: Fanella e Kombëtares është lëkura ime e dytë

Publikuar

-

Nga

Keidi Bare është shumë i lidhur me fanellën e Shqipërisë, ndërsa po kthehet në një lojtar kyç për Kombëtaren e drejtuar nga Reja. Tekniku italian i ka dhënë më shumë besim mesfushorit të Malagas, ndërsa menjëherë arriti të fitonte edhe dashurinë e gjithë tifozëve.

I palodhur në fushën e lojës dhe kilometra të pafundme që përshkruan, padyshim që një lojtar i tillë është oksigjeni i ekipit ku luan. Në një intervistë për “A2Cnn”, Bare flet mes të tjerash edhe për lidhjen që ka me Kombëtaren. Duke mos e parë si një detyrim grumbullimin me kuqezinjtë dhe ardhjen nga Spanja, por si një lëkurë të dytë mundësinë e të veshurit fanellën kuqezi.

Para se të ndodhte situata nga pandemia, më kishte ardhur ftesa nga Kombëtarja dhe e prisja me padurim. Fanella e Kombëtares është lëkura ime e dytë. Po pres me padurim të marr një ftesë tjetër, që të jem me shokët e mi të ekipit dhe të luajmë një ndeshje”.

Ndërkohë kur kujtohet himni shqiptar i kënduar me Sadikun për faqen zyrtare të Malagës, Bare shkon edhe me një premtim tjetër, duke u shprehur se do t’i mësojë shokëve të skuadrës edhe gjuhën tonë.

“Kur jam me shokët jam një tip i hareshëm. Përse jo, avash-avash do t’i mësoj edhe shqipen shokëve të mi të ekipit. Po bënim një lojë me Sadikun për faqen e klubit dhe kur më kërkoi të këndoja një këngë shqiptare, gjëja e parë që më erdhi ndër mend ishte himni”, tha Bare.

LEXO TE PLOTE

Sport

Video/ Dortmundi me hap kampioni, Rashica fiton “derbin” me Abrashin. Ja të gjitha rezultatet

Publikuar

-

Nga

Bundesliga ditën e sotme ka luajtur një pjesë të ndeshjeve të javës së 27. Aktorët janë të njëjtët me Dortmundin, që arrin të fitojë ndeshjen e dytë radhazi pas ndalesës. Djemtë e Lysien Favre kanë arritur të likujdojnë Volsburgun, duke arritur një fitore të pastër 2-0, falë golave të dy mbrojtësve të krahut, Guerreiro dhe Hakimi. Në minutat e fundit vendasit u detyruan të luanin me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Klaus në të 82-ën.

Në fushë zbritën edhe disa legjionarë. Rashica arriti të marrë një fitore me shumë vlera për qëndrimin në Bundesliga ndaj Frejburgut të Abrashit, me ndeshjen që përfundoi me avantazhin minimal të miqve. Rashica e nisi ndeshjen titullar si zakonisht, po pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës, duke u zëvendësuar në minutën e 81 nga trajneri. Ndërkohë, Abrashi e nisi nga stoli dhe u fut në lojë në minutën e 71.

Vetëm barazim 1-1 për Paderbornin e Gjasulës kundër Hofenheim. Mesfushori kuqezi në këtë ndeshje u aktivizua 90 minuta. Nuk kishte sesi të mungonte kartoni i verdhë, që është i 14-ti këtë sezon, duke e bërë Gjasulën një nga më të ndëshkuarit e Bundesligës. Kai Havertz konfirmon talentin e tij dhe nxjerr Leverkusenin në breg me dy golat e tij ndaj një kundërshtari mjaft të fortë, siç ishte Borusia Monçengladbah. Ndeshja përfundoi 1-3 për miqtë. /vipsport.al/

BUNDESLIGA, Java 27:

Borusia Monçengladbah- Bajer Leverkusen 1-3
Shënues: Kai Havertz 7’ 58′ (p)Bender 81′/Turam 52′

Paderborn-Hofenheim 1-1
Shënues: Skov 4’/Srbeni 9’

Freiburg-Verder Bremen 0-1
Shënues: Bitenkurt 19′

Volsburg-Borusia Dortmund 0-2
Shënues: Guerreiro 32′Hakimi 78′

LEXO TE PLOTE

Sport

Video/ Gjasula futet në historinë e Bundesligës, bëhet lojtari i parë që…

Publikuar

-

Nga

Aftësi të shkëlqyera dhe një qetësi për Paderbornin dhe Kombëtaren është Klaus Gjasula. Por nëse ka një pikë të dobët të këtij lojtari, janë padyshim…kartonët! Është thuajse e pamundur që mesfushori ynë ta mbyllë ndeshjen pa u ndëshkuar me të verdhë, ndërsa një gjë e tillë ka ndodhur edhe në përballjen e sotme ndaj Hoffeneim.

Në javën e shkuar kur rinisi edhe Bundesliga pas COVID-19, trajneri i Paderborni kërcënoi lojtarët dhe Gjasulën duke ia bërë të qartë se nëse merrnin të verdhë, atëherë do të zëvendësoheshin. Tashmë një luks i tillë është krijuar pasi lejohen deri në 5 zëvendësime. Pikërisht për këtë arsye Gjasula do të largohej ndaj Duseldorfit pas 45 minutash, bashkuar edhe me një goditje të marrë në fytyrë.
Ndërkohë në përballjen e sotme ndaj Hoffeneim ndëshkimi me kartonin e verdhë vetëm sa ka vonuar disi, pasi është marrë në minutën e 60. I dyti radhazi në dy ndeshjet e zhvilluara pas pandemisë, por Gjasula do të shkruhet në historinë e Bundesligës, megjithëse debutoi vetëm këtë sezon.

“Luftëtari shqiptar” bëhet lojtari i parë në elitën e futbollit gjerman që merrë 14 kartona të verdhë në 27 ndeshjet e para të zhvilluara. Me helmetën dhe paraqitjen si të ishte tek “Vikingët” duke luftuar, as vetë trajneri i Paderbornit nuk e ka mbajtur të qeshurën pas ndëshkimit. Në një farë mënyrë duke e kuptuar se Gjasula e ka në karakter shpirtin luftarak dhe nuk mund të bëhet dot asgjë për ta këshilluar që të ndryshojë.

LEXO TE PLOTE