LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rama dhe Veliaj manipuluan artistët”/ Zef Deda: Çohu o popull, mafia po na shkatërron

23 Maj 2020, 16:07, Politikë CNA
“Rama dhe Veliaj manipuluan artistët”/ Zef Deda: Çohu o

Aktori Zef Deda ka folur nga protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, e cila është zhvendosur sot në qytetin e Shkodrës për të mbledhur firma për peticionin.

Sapo ka nisur fjalën, Zef Deda puthi godinën e Teatrit ?Migjeni? dhe bëri një thirrje për të gjithë artistët shkodranë që t?i bashkohen protestuesve.

Ai i cilësoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj si komunista dhe mafiozë.

“Në Europë nuk shembet teatrot e vjetra, sa më të vjetra janë aq më tepër ruhen, por ata donin të shmebnin simbbolin e lirisë, simbolin e demokracisë ndaj e shembën natën. Prandaj kemi dalë rrugëve. Të ngremë tempullin e demokracisë ashtu siç ishte.

Çdo njeri para se të jetë politikan, është qytetar dhe  çdo qytetar duhet të reflektojë. Ja ku është ai flamur kombëtar që valvitet krenar, ne e kishin vendosur në majën e godinës së Teatrit Kombëtar, por ata e futën nën rrënoja, e shkelën atë flamur. Ata mbyllën në mes të natës mbrëmë vendin, ata duan të na shkelin me këmbë, do na vijnë në shtëpitë tona siç erdhën tek Teatri kur njerëzit ishin brenda. Ky është një nga krimet më të mëdha.

Po të ishim dhe ne, ju artista shkodranë, po të ishim të gjithë, nuk do e shembin dot Teatrin Kombëtar. Janë super komunista, nuk duan artin, nuk duan kulturën. Ajo është një mafie dhe po e shkatërron këtë vend. Por jo, nuk do ta lejojmë këtë gjë”, u shpreh aktori.

Gjithashtu Deda ngriti akuza të forta se Rama dhe Veliaj kanë manipuluar shumë artistë të mëdhenj, ndaj kërkoi që populli të ngrihet të mbrojë artin.

“Manipuluan shumë artista, manipuluan shumë figura të mëdha, deri këtu arriti kjo mafie. Çohu o popull, çohu ta mbrojmë artin dhe kulturën. Rroftë teatri”, theksoi ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga