Connect with Us

Video-Shfrytëzonte për prostitucion një 22-vjeçare dhe do ta trafikonte drejt Belgjikës/ E pëson keq 39-vjeçari

Kronika

Video-Shfrytëzonte për prostitucion një 22-vjeçare dhe do ta trafikonte drejt Belgjikës/ E pëson keq 39-vjeçari

Publikuar

-

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, në kuadër të operacioni të koduar “Waiting”, pas një hetimi disamujor.

Sipas uniformave blu, në kuadër të hetimeve të procedimit penal të nisur në vitin 2019 është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale dhe të ndalohet shtetasi: A.M. (alias A. U.,) 39 vjeç, lindur në Rrëshen dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Trafikim të personave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion”.

Ky shtetas shfrytëzonte për prostitucion një 22-vjeçare dhe po përgatitej për ta trafikuar drejt Belgjikës, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike, 1 aparat celular dhe një dokument i dyshuar i falsifikuar. Gjatë shoqërimit për në Komisariat, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

LEXO EDHE:  Votat e pavlefshme/ Ja qarku që mban 'rekordin'

Gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasja M. M., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat ‘’Shfrytëzimi i prostitucionit’’, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të shtetasit A. M. (A. U.), si dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, në ngarkim të shtetases M. M./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Atentati ndaj Hekuran Billës/ Dajë e nip dalin nga qelia

Publikuar

-

Nga

Dy persona të akuzuar për vrajen e Hekuran Billës, janë lënë të lirë.

Gjykata Penale ka vendosur të lirojë ngë qelitë shtetasit Viktor Marku dhe Sebastian Mali.

Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, masa “Arrest me burg”, është zëvendësuar me masën ‘Arrest shtëpie”.



Kjo zbutje mase është kërkuar nga Prokuroria e Tiranës.

LEXO EDHE:  Vjosa Osmani nis vizitën zyrtare në Tiranë/ Presidenti Meta i jep dhuratën e veçantë

LEXO EDHE:  Grabitja në Rinas/ Berisha tallet me operacionin e policisë  

Kujtojmë se Hekuran Billa  u ekzekutua me 11 qershor 2020 në “Komunën e Parisit” në Tiranë.

Viktor Marku dhe Sebastian Mali kanë lidhje familjare pasi janë dajë e nip./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shiste certifikatat e legalizimeve/ SPAK kërkon 3 vite burg për drejtorin e Rilindjes

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

SPAK ka kërkuar 3 vite burg për ish-kreun e Kadastrës së Beratit, Ervin Nelaj.

Ky i fundit u arrestua më 26 janar të këtij viti nga policia e Beratit, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pas një hetimi 9 mujor.



SPAK pretendon se ka prova që implikojnë Ervin Nelajn, i cili, në cilësinë e kreut të Kadastrës së Beratit, në bashkëpunim me punonjës të tjerë në këtë institucion, kanë marrë në disa raste përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të kryer veprime që lidhen me detyrën e tyre, për legalizimin e objekteve informale dhe regjistrimin e titujve të pronësisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kontrolli i policisë “fundos” 52-vjeçarin/ Çfarë iu gjet në banesë

Publikuar

-

Nga

cna lajm aktualitet

Një 52-vjeçar me iniciale T.H. është arrestuar nga policia pasi u konstatua duke kultivuar lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

“Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.   Vihet në pranga 52-vjeçari, autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike dhe poseduesi i armës së zjarrit së zjarrit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.



LEXO EDHE:  “Çmendet” 29-vjeçari në Tiranë/ Dhunon fizikisht hallën

LEXO EDHE:  Shkrumbohet shtëpia tri katëshe në Tiranë

Gjatë kontrolleve, në fshatin e quajtur Shëngjergj, Njësia Administrative Kaçinar, Mirditë, është konstatuar duke kultivuar bimë narkotike shtetasi T. H., 52 vjeç, banues në Shëngjergj, Mirditë,  i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE