LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U pezullua pasi fshehu të shkuarën/ Gjykata e Posaçme shtyn seancën ndaj Luan Daçit

22 Maj 2020, 10:08, Kronika CNA
U pezullua pasi fshehu të shkuarën/ Gjykata e Posaçme shtyn

Gjykata e Posaçme ka vendosur të shtyje seancën për Luan Daçin, i cili u pezullua nga detyra si gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Mësohet se seanca është shtyrë për ditën e dielë në orën 12:00.

Avokati i Dacit, Andi Duraj ka kërkuar që të shtyhet seanca pasi ai ka paraqitur raport mjekësor, ku thekson se Gjyqtari Daci është i sëmurë.

Avokati Duraj, ka paraqitur në seancë një raport 14 ditorë pasi Luan Daci ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale, por ligjërisht gjykata ka detyrimin për ta dëgjuar në një seancë marrje në pyetje.

Gjatë kësaj seance Dacit do ti komunikohen të gjitha provat që ka prokuroria dhe arsyen pse është vendosur masa e pezullimit nga detyra.

Kujtojmë këtu se Luan Daçi u pezullua nga detyra, pasi akuzohet se ka fshehur shkarkimin e tij nga detyra në vitin 1997 nga KLD, vendim i firmosur nga ish-presidenti Rexhep Meidani.

Lajmet e fundit nga