Connect with Us

Tronditet Italia/ Ndahet nga jeta legjenda e futbollit

Sport

Tronditet Italia/ Ndahet nga jeta legjenda e futbollit

Publikuar

-

Futbolli italian në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare ish-trajneri i njohur Luixhi Simoni.

Ai  ka drejtuar dhjetëra skuadra, ndërsa me shume sukses ka patur me Interin.

Si futbollist Simoni ka luajtur me Torino, Breshian dhe Xhenoa, Juventusin, Napolin, etj,  ndërsa me Interin e Ronaldo “fenomenit” fitoi Kupën UEFA në vitin 1998.

Legjenda italiane ka ndërruar jetë pikërisht në datën që përkon sot me 10 vjetorin e tripletës së Interit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Duket e kryer/ Miralem Pjanic te Barcelona

Publikuar

-

Nga

Miralem Pjaniç po tërhiqet gjithnjë e më shumë nga ideja për të veshur fanellën e Barcelonës. Mesfushori aktual i bardhezinjve, duket se nuk ka përmbushur pritshmëritë e trajnerit Mauricio Sarri ndaj edhe drejtuesit bardhezinj janë të hapur për ta lënë të lirë.

Madje, ata janë duke punuar me Barcelonën që zëvendësuesin e boshnjakut ta marrin direkt prej tyre. Bëhet fjalë për Artur Melo. Por, negociata kishte ngrirë deri para pak ditësh pasi braziliani këmbëngulte për të mos u larguar nga Spanja.

Megjithatë, së fundmi mesfushori ka kuptuar se nuk është i dëshiruar te Barcelona, e tashmë pret një zgjidhje për të ardhmen e tij. Sakaq, në këtë operacion pritet të përfshihet edhe mbrojtësi De Shiljo.

LEXO TE PLOTE

Sport

Memushaj nuk duron dot më: Të fillojmë futbollin edhe pse mund të ketë rrezik

Publikuar

-

Nga

Në Itali kanë shpresën për të rifilluar ndeshjet në mesin e muajit qershor teksa klubet kanë rinisur stërvitjet individuale dhe shpejt do të bashkohen në grup. Megjithatë, rrisku nuk mund të jetë asnjëherë i zhdukur totalisht por si në çdo profesion tjetër, edhe futbollistët duhet të rrezikojnë.

I këtij mendimi është futbollisti i kombëtares Ledian Memushaj, i cili aktivizohet me skuadrën e Peskarës në Serinë B. Vlonjati shprehet se në këtë periudhë e kanë ndjerë shumë mungesën e ndeshjeve dhe nuk ka qenë e lehtë të qëndroje larg futbollit.

“Nuk ka qenë e lehtë të qëndroje larg futbollit. Tani shpresojmë të rikthehemi të stërvitemi në grup së bashku, e më pas të përfundojmë kampionatin. Në fillim ndoshta nuk e kuptoje shumë, por duhet ta them se me kalimin e ditëve kupton se futbolli më mungonte shumë.

Të gjithë profesionet në këtë moment kanë vështirësitë e tyre, kështu është dhe puna jonë. Duhet të provojmë të rifillojmë edhe pse jemi të vetëdijshëm se ka rrezik. Në këtë periudhën e fundit kemi qenë shumë të pafat”, u shpreh Memushaj.

LEXO TE PLOTE

Sport

Zi në Francë, ndërron jetë në moshën 24-vjeçare ish-futbollisti i PSG-së

Publikuar

-

Nga

Një lajm shumë i trishtë nga Franca: Ish-talenti i Akademisë së PSG-së, Jordan Diakese, është ndarë nga jeta në moshën 24 vjeçare. Lajmin për vdekjen e futbollistit francez e konfirmoi klubi i tij aktual, FC Furiani.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë për vdekjen e futbollistit tonë, Jordan Diakese. Një futbollist i shkëlqyer, një njeri që gjithmonë buzëqeshte dhe ndihmonte shokët e skuadrës. Klubi ynë është në zi. Ngushëllime familjes dhe miqve”, shkruhej në njoftimin e klubit Furiani.

Diakese ka luajtur për Francë U20 dhe U21, por tek Akademia e PSG-së, ishte i pafat, pasi nuk i dhanë asnjëherë mundësinë të debutonte me ekipin e parë të kampionëve të Francës.

LEXO TE PLOTE