Connect with Us

Situata kaotike te Vllaznia, Voltona Ademi befason me reagimin

Sport

Situata kaotike te Vllaznia, Voltona Ademi befason me reagimin

Publikuar

-

Vllaznia po kalon një situatë të vështirë, për shkak të burokracive. Futbollit e klubit shkodran nuk paguhen që prej muajit janar dhe ata kanë protestuar këto ditë, duke mos pranuar të stërviten. Një ditë më parë lojtarët patën një bisedë me administratorin Suad Lici.

Gjendja e vështirë e klubit nuk ka kaluar pa vëmendjen e kryebashkiakes Voltana Ademi, e cila i ka bërë thirrje Këshillit Bashkiak për ta zgjidhur sa më parë këtë çështje, pasi kështu do i bënin shumë dëm ecurisë së ekipit kuqeblu në kampionat.

REAGIMI I ADEMIT – “Bashkia e Shkodrës ka miratuar Buxhetin për vitin 2020 për “Klubin e Futbollit Vllaznia sh.a”, që në dhjetor të vitit 2019. Jemi në fund të muajit maj 2020 dhe këshilli bashkiak akoma nuk ka shqyrtuar dhe miratuar pasqyrat financiare të “KF Vllaznia sh.a”, duke bllokuar vijimësinë e pagesave që nga muaji shkurt dhe deri në këtë moment që jemi, 22 maj 2020.

Në muajin shkurt ka patur një përpjekje nga ana juaj për zhbllokimin e situatës te “KF Vllaznia sh.a”, por vetëm aq. Në momentin që flasim, futbollistët, stafi tekniko- sportiv, trajnerët e Akademisë dhe punëtorët e terreneve sportive, nuk kanë mundur të marrin pagat e tyre.

E gjithë kjo ka krijuar një situatë të rëndë që rrezikon të ketë impakt edhe në pjesën sportive, të rezultateve dhe objektivave për të gjitha ekipet e “KF Vllaznia sh.a”, në kompeticionet ku marrin pjesë. Dua të vazhdoj të besoj që nuk ka ndonjë keqdashje në këtë zvarritje që po i bëhet zhbllokimit të financimit të punës së sportistëve dhe stafit të KF Vllaznia sh.a.

Në këto kushte, kërkoj nga ana juaj, me urgjencë dhe pa vonesa, shqyrtimin dhe miratimin e pasqyrave financiare, në një mbledhje të thirrur nga Administratori i K.F Vllaznia, për t’i hapur rrugën vijimin në normalitet të punës tek klubi kuqeblu, i cili siç edhe klubet e tjera, kanë kaluar jo pak probleme edhe për shkak të pandemisë dhe Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore.

Siç jeni në dijeni, sezoni futbollistik rifillon me 3 qershor ndërsa ekipet kanë nisur stërvitjen. Kësisoj, si Kryetare e Bashkisë Shkodër, duke përcjellë zërin e sportistëve dhe tifozerisë, kërkoj reagimin me përgjegjësi nga ana juaj”, shkruan Ademi në faqen e saj zyrtare në “Facebook”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Klubet e Superligës injorojnë qeverinë, caktojnë 2 ndeshje miqësore

Publikuar

-

Nga

Pas më shumë se 2 muajve nga ndalja e futbollit në vend, klubet kanë rinisur përgatitjet për datën 3 qershor, atëherë kur sipas FSHF-së do të rinisë gara. Edhe pse ende nuk është konfirmuar kjo nga ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria shqiptare, klubet po mendojnë për përgatitjet e radhës, teksa në fundjavë janë programuar edhe ndeshje miqësore.

Kukësi i drejtuar nga Orges Shehi do të ndeshet me Turbinën në “Nexhip Trungu” të Cërrikut (17:00), aty ku verilindorët po zhvillojnë përgatitjet. Edhe Teuta do të zhvillojë testin e parë miqësor këtë fundjavë, teksa në Durrës do të presë Egnatian. Edhe pse klubet kanë njoftuar miqësoret duke respektuar protokollin sanitar, ende nuk kanë marrë “bekimin” e Qeverisë për këto ndeshje.

   

LEXO TE PLOTE

Sport

Qëndroi 6 ditë në koma prej Koronavirusit, rrëfimi tronditës i ish-trajnerit të Dinamos: Shihja gjëra të shëmtuara…

Publikuar

-

Nga

Luis Manuel Blanko ka arritur që të shpëtojë mrekullisht nga pandemia e Koronavirusit, pas luftës që ka bërë me të. Kështu u fitua ndeshja më e rëndësishme e jetës së tij, ndërsa për shumë ditë ka qenë në spital dhe në gjendje kome.

Megjithëse po e respektonte karantinën në maksimum, por sërish nuk ka arritur që të evitojë marrjen e COVID-19. Trajneri që më herët ka drejtuar edhe Dinamon, ka bërë një rrëfim të gjatë dhe shokues për mënyrën sesi e ka përjetuar të gjithën këtë. Megjithëse në Ballkan dhe Shqipëri nuk jemi në kufijtë e një pandemie, pasi numrat e të infektuarëve kanë qenë shumë të vogla, duhet thënë se përshkrimi i Luis Manuel Blanko nuk i lë shumë vend një diskutimi që mund të hapet për “seriozitetin” e këtij virusi dhe sesa është “fryrë mediatikisht”.

“Po e bëja karantinën në përsosmëri. Kam shkuar vetëm dy herë në supermarket, njëherë në javë. Nuk e di se nga erdhi, asnjë lojtar, anëtar i stafit teknik apo drejtues nuk e mori Koronavirusin, vetëm unë.

Fillova të kem ethe, duke menduar se mund të jetë grip i lehtë me dhimbje fyti. Pastaj drejtori sportiv më tha që ta bëj një provë në Gjibraltar. E bëra një të martën por donte shumë kohë për të mësuar rezultatin, tre ditë. Atë natë kam qenë me 39 e gjysmë me temperaturë.

Të nesërmen në mëngjes nuk mund të ngrihesha, sepse nëse do ta bëja, nuk mbushesha dot me frymë. Në spital ata bënë një tjetër provë që ishte më e shpejtë, që doli për 20 minuta. Më çuan në një dhomë tjetër të izoluar dhe pastaj nuk mbaj mend asgjë tjetër. Unë tashmë isha në gjendje kome, kalova gjashtë ditë si këto.

Ato gjashtë ditë më kanë marrë rreth 10-12 kile. Luftova me të që të mos më vriste, të them kështu, pasi nuk ka as vaksinë dhe as antibiotik. Ndihma që mjekët bëjnë në kujdes intensiv është që ju të keni oksigjen për të luftuar me virusin. Nëse je fizikisht mirë, e rreh me siguri.

Nëse nuk je mirë dhe ke një sëmundje tjetër, është një gabim që të merr jetën. Kur u zgjova pashë infermierët duke vallëzuar. Nuk i pashë kurrë në fytyrë se ishin të mbuluar. Pastaj për gjendjen kome ku ndodhesha, isha natyrisht i pandërgjegjshëm dhe ëndërroja gjëra shumë të shëmtuara. Njerëz që i’u thërrisnin, njerëz të moshuar që donin të mbanin duart tuaja. Pastaj u zgjova për një arsye, por kurrë nuk e kam thënë atë dhe duhet të flas me familjen time për këtë gjë. Ishte një ndjenjë e tipit: “As i vdekur dhe as i gjallë”. Kur e kuptova që u zgjova, gjithçka mund të bëja ishte të qaja”, tha Blanko.

LEXO TE PLOTE

Sport

Kaos në futbollin anglez, 10 klube të njohura mund të falimentojnë brenda disa javësh

Publikuar

-

Nga

Dhjetë klube në Ligën e Parë dhe Ligën e Dytë të Anglisë kanë nevojë për ndihmë urgjente dhe të konsiderueshme nga shteti, përndryshe do të falimentojnë brenda disa javësh, sipas medieve në ishull.

Kjo është paralajmëruar nga deputeti Damien Collins dhe bashkëpronari i Sunderland, Charlie Metwen. Collins tha para medieve se gjenda e klubeve në Ligën e Parë dhe Ligën e Dytë të Anglisë nuk ka qenë e mirë as para krizës së COVID-19, dhe kjo krizë vetëm ka renduar gjendjen e tyre.

Ai bëri thirrje qeverisë britanike të sigurojnë paketën financiare për klubet, pasi disa prej tyre mund të falimentojnë në qershor dhe të zhduken nga harta e futbollit.

Kujtojmë se në Ligën e Parë të Anglisë, e njohur si divizioni i tretë për nga renditja, garojnë skuadra të njohura që në të kaluarën kanë qenë pjesë e Premierligës, si Portsmouth, Sunderland, Ipswich Town dhe Bolton.

LEXO TE PLOTE