Connect with Us

SHBA siguron 300 milionë doza të vaksinës të mundshme kundër COVID-19

Shëndeti

SHBA siguron 300 milionë doza të vaksinës të mundshme kundër COVID-19

Publikuar

-

Shtetet e Bashkuara kanë siguruar gati një të tretën e 1 miliardë dozave të para të planifikuara për vaksinën eksperimentale ndaj COVID-19 të kompanisë “AstraZeneca” duke premtuar deri në 1.2 miliardë dollarë, në një kohë kur shumë prej fuqive botërore po kërkojnë ilaçe për të rikthyer ekonomitë e tyre sërish në punë.

Bazuar në kërkesën e Presidentit Donald Trump për një vaksinë kundër koronavirusit, Departamenti Amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore ra dakord të sigurojë deri në 1.2 miliardë dollarë për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinave nga kompania britanike “AstraZeneca” si dhe të sigurojë 300 milionë doza për Shtetet e Bashkuara.

“Kjo kontratë me AstraZeneca është një gur themeli i rëndësishëm drejt një vaksine të sigurt, efektive, të disponueshme gjerësisht deri në vitin 2021”, tha sekretari për Shëndetësinë Aleks Azar.

Vaksina, e njohur më parë si ChAdOx1 nCoV-19 dhe tani si AZD1222, u zhvillua nga Universiteti i Oksfordit, po e drejta për tregtimin e saj i është dhënë kompanisë farmaceutike “AstraZeneca”. Imuniteti ndaj koronavirusit është i pasigurt dhe përdorimi i vaksinave është i paqartë. Marrëveshja e arritur nga SHBA lejon një fazë të vonë prove klinike të vaksinës me 30,000 amerikanë.

“AstraZeneca” me qendër në Angli tha se ka lidhur marrëveshje për të paktën 400 milionë doza të vaksinës dhe ka siguruar një kapacitet prodhues prej 1 miliard dozash duke parashikuar që dërgesat e para t’i nisë në muajin shtator./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Shtohen sërish rastet me Covid-19/ 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 12 raste të reja të prekur nga Covid-19 në vendin tonë,, duke e çuar në total numrin e të prekurve në 981.

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik, tha se “Kurba epidemike ka paraqitur qëndrueshmëri gjatë dy javëve të fundit, por me luhatje ditore përkundrejt rasteve të raportuara dhe të identifikuara nga shërbimi epidemiologjik.
Për më shumë se 3 javë nuk kemi humbje jete dhe ky është një indikator që tregon qëndrueshmërinë e këtij shpërthimi epidemik.

Megjithatë, pas një situate të qëndrueshme dhe të stabilizuar të rasteve që kanë kërkuar shërbim spitalor, sot kemi një rritje të rasteve në spitalin infektiv. Aktualisht janë të shtruar 17 pacientë dhe 5 prej tyre janë në terapi intensive.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 174 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 12 raste.”

Po ashtu ajo beri te ditur se shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 7 raste në Tiranë, 2 në Fier, 2 në Krujë dhe 1 në Durrës. Të shëruar janë 6 qytetarë.

“Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 981 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.
Në vendin tonë aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1300 testime serologjike në personel shëndetësor dhe pacientë, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

LEXO EDHE:  Vizat për në SHBA/ Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm

LEXO EDHE:  Robert Berisha thotë hapur pretendimin e tij: “S’ka koronavirus”

COVID-19 – Statistika (22 Maj 2020)
Testime totale 14259
Testime molekulare 12933
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 981
Raste të shëruara 777
Raste Aktive 173
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 58
Durrës 48
Krujë 31
Shkodër 10
Berat 10
Kamëz 9
Fier 4
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1”-tha Eugena Tomini./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Paralajmërimi i OBSH për një rikthim të valës së dytë të Covid-19/ Mos festoni, ja kur mund të goditet Europa  

Publikuar

-

Nga

Ndërsa Europa vijon me lehtësimin e masave kundër Covid-19, një paralajmërim vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ekspertë të OBSH-së paralajmërojnë se një valë e dytë e Covid-19, mund të godasë Europën sërish në dimër.

Po ashtu, ekspertë të OBSH-së, shprehin shqetësimin se vala e dytë e Covid-19 do të koinçidojë atëherë me shpërthimin e sëmundjeve të tjera infektive.

Në një intervistë për Daily Telegraph, Dr Hans Kluge, drejtor i OBSH-së për Europën, pohoi se është koha për t`u treguar të kujdesur e për t`u përgatitur, jo për të festuar.

LEXO EDHE:  “Pse nuk bëhen më shumë teste COVID”?/ Bino: Hetimi i rasteve ka nisur që në janar

LEXO EDHE:  Vizat për në SHBA/ Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm

Ndonëse rastet në vende si Britania e Madhe, Franca apo Italia janë në rënie të ndjeshme, kjo nuk do të thotë sipas tij se epidemia u zhduk krejtësisht. Sipas ekspertit, epiqendra e saj, është zhvendosur në Lindje, me infektimet që shtohen dita ditës në Rusi, Ukrainë, Bjellorusi e Kazakistan.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Vizitat shtohen, por numri i mjekëve bie në shërbimin parësor

Publikuar

-

Nga

Barra më e lartë e sëmundjeve, plakja e popullsisë dhe ndërgjegjësimi për tu kujdesur për vetën e kanë rritur ndjeshëm numrin e vizitave në shërbimin parësor të sektorit të shëndetësisë, edhe pse numri i popullsisë në Shqipëri po vjen në rënie.

Instituti i Statistikës raportoi se gjatë vitit të kaluar shërbimi parësor në vend realizoi 6 milionë e 733 mijë vizita, ose 64 mijë vizita më shumë se në vitin 2018.

Teksa numri i vizitave pësoi një rritje me 1 për qind, numri i mjekëve nga ana tjetër pësoi një ulje të ndjeshme me 1,5 për qind. Në vitin 2019 në shërbimin parësor shërbyen 1787 mjekë, nga 1814 që shërbyen në vitin 2018. Siç shihet nga të dhënat ngarkesa e stafit mjekësor ka ardhur në rritje gjatë vitit të kaluar, teksa edhe më parë kjo ngarkesë ka qenë e lartë në krahasim me mesataren rajonale dhe atë Europiane.

Situata rezultoi disi më e përmirësuar me numrin e infermierëve. Numri i tyre në shërbimin parësor ka një rritje prej 2,6 %,

LEXO EDHE:  Rritet numri i të infektuarve/ 16 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve

Në shërbimin parësor shërbyen 6 mijë e 958 infermiere, nga 6 mijë e 758 infermiere që ishin në vitin 2018.

Sipas të dhënave nga Observatori Global i Shëndetit, Shqipëria në vitin 2017 kishte numrin më të ulët të mjekëve për banorë në rajon me 1,2 mjekë për banorë. Greqia ka 6.2 mjekë për 1000 banorë, Maqedonia 2.8, Mali i Zi 2.3, Serbia 2.4 dhe Bosnja 1.8 mjekë për 1000 banorë.

Sipas një raporti të qeverisë shqiptare në lidhje me emigracionin, emigrimi i specialistëve të shëndetësisë ka pakësuar burimet njerëzore për sistemin shëndetësor: Pas viteve 1990, forcat e punës të sektorit të shëndetësisë humbën një numër të konsiderueshëm të burimeve njerëzore, të cilët migruan jashtë vendit. Edhe brenda vendit kanë ndodhur dhe po ndodhin lëvizje nga zonat rurale për ato urbane, duke krijuar një qasje gjithnjë të pabarabartë ndaj kujdesit shëndetësor për popullatën./ Monitor

LEXO TE PLOTE