Connect with Us

Rrëzohet avioni me 107 persona në bord

Bota

Rrëzohet avioni me 107 persona në bord

Publikuar

-

Një aeroplan me 107 persona në bord është rrëzuar në një zonë rezidenciale në Karachi, në Pakistan.

Mediat raportojnë se avioni A320, i “Pakistan International Airlines”, u rrëzua në zonën Model Colony, ndërsa përpiqej që të ulej në aeroportin e Karachi-t.

Nuk dihet ende fati i personave që kanë qenë në bord apo shkaqet e rrëzimit të avionit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Serbia kushtëzon dialogun me formimin e Asociacionit

Publikuar

-

Nga

mund të më vrisni por nuk do ta njoh kosovën

Serbia e ka kushtëzuar dialogun me zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë. Kjo u bë e ditur pas takimit në nivel ekspertësh të mbajtur të enjten, më 17 shtator në Bruksel.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, i cili ndërmjetësoi bisedimet e së enjtes, tha përmes një postimi në rrjetin social Twitter, se diskutimet mbi pretendimet e ndërsjella financiare dhe pronën, kanë konfirmuar ndjeshmërinë e kësaj çështjeje. Ai tha se diskutimet do të vazhdojnë, mirëpo pa dhënë detaje se kur do të jetë data tjetër e takimit.

Kreu i delegacionit të Beogradit, Marko Gjuriq, deklaroi të enjten në Bruksel se pala serbe kushtëzon përparimin në dialog me zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, kurse koordinatori shtetëror i Kosovës për dialog me Serbinë, Skender Hyseni, tha në përfundim të bisedimeve mes delegacioneve të ekspertëve në Bruksel, se palët kanë qëndrime shumë të kundërta për temën e pretendimeve financiare.

“Ne shohim që çështjet e suksesionin duhet të bëhet në pajtim me të drejtën ndërkombëtare me praktikat e suksesionit që kanë ndodhur mes entiteteve të ish-Jugosllavisë, tash shtete te pavaruara. Ky është qëndrimi i Kosovës. Në këtë, patjetër që përfshihet edhe borxhi i jashtëm, edhe këtu Kosova ka qëndrim parimor që është në pajtim të ngushtë me të drejtën ndërkombëtare. Te borxhi i jashtëm ne do të insistojmë të aplikohet parimi i përfituesit të fundit”, tha Hyseni.

Hyseni konfirmoi se në këtë takim nuk është diskutuar çështja e Asociacionit të Komunave Serbe, edhe pse, sipas tij, pala serbe ka bërë përpjekje ta hapë këtë temë.

Më herët, zëdhënësi i Bashkimit Evropian për çështje të jashtme, Peter Stano, ka thënë se tema lidhur me “aranzhimet për komunitetet joshumicë” do të jetë në rend dite në ditët në vijim, pa dhënë detaje tjera.

Prapa termit “aranzhimet për komunitetet joshumicë” qëndron çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Stano ka rikujtuar se ekziston marrëveshja për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe se pala kosovare “duhet të vijë me një propozim për zbatimin e marrëveshjes”.

I pyetur se çka qëndron prapa termit “komunitetet joshumicë në Kosovë”, dhe se a po bisedohet edhe për komunitetet tjera jo shumicë, e jo vetëm për komunitetin serb, ky zëdhënës i BE-së ka thënë se edhe terminologjia është diçka për të cilën janë pajtuar palët.

Por, Hyseni tha se kjo deklaratë është e nxituar dhe se “nuk ka pajtim që të bisedohet për Asociacionin dhe as për datat kur do të bisedohet”.

Ai tha se Kosova nuk do ta lejojë përdorimin e terminologjisë “bashkësia e komunave joshumicë”, pasi, sipas tij, komunitete joshumicë janë edhe boshnjakët, turqit etj.



“Këtë lojë me terminologji ne nuk do ta lejojmë”, tha Hyseni.

Ndërkohë, kreu i delegacionit të Beogradit në bisedimet me Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë të enjten në Bruksel se pala serbe kushtëzon përparimin në dialog me zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë.

Pas përfundimit të bisedimeve ndërmjet dy delegacioneve, ku është diskutuar për pretendimet financiare mes dy vendeve, Gjuriq tha se “një takim i mundshëm në të ardhmen i nivelit më të lartë mes dy vendeve, do të varet nga gatishmëria e Prishtinës për të punuar në zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin”.

Dialogu në mes palëve në Bruksel është ripërtërirë më 16 korrik dhe ai po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar për herë të dytë më 7 shtator.

Me këtë rast, sipas deklaratave të të dyja palëve, janë hapur temat për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, për pretendimet e përbashkëta financiare dhe pronësore, ndërkaq janë harmonizuar qëndrimet lidhur me çështjen e të pagjeturve, personave të zhvendosur, si dhe për bashkëpunimin ekonomik.

Temat që ata përcaktojnë, diskutohen më tej nga ekipet e ekspertëve të të dyja vendeve.

Gjuriq tha se delegacioni i Beogradit gjatë bisedimeve të së enjtes ka insistuar që tema e Asociacionit të jetë si tema e parë e bisedës, por, sipas tij, një gjë e tillë u kundërshtua nga përfaqësuesit e Prishtinës.

Javën e kaluar, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke folur në një debat në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian tha se Kosova do ta respektojë Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të vitit 2015. Pas kthimit në Prishtinë, ai tha se “zbatimi i marrëveshjes do të bëhet në përputhje me secilën shkronjë të Kushtetutës”.

Krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është paraparë me Marrëveshjen e parë të Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi. Më 2015, të dyja vendet, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian kishin arritur një marrëveshje shtesë për themelimin e këtij Asociacioni, porse Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur që parimet për Asociacionin nuk janë në përputhje me Kushtetutën. Megjithatë, Kushtetuesja përcakton se parimet mund të harmonizohen me akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë më 16 shtator se “hapja e temave për të drejtat e komuniteteve dhe për Asociacionin e komunave serbe në dialogun e Brukselit është gabim i madh dhe shumë i rrezikshëm i Qeverisë së Kosovës./ REL

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA-ja vendos sanksione ndaj grupit të hakerëve të lidhur me inteligjencën iraniane

Publikuar

-

Nga

SHBA-ja vendos sanksione ndaj grupit të hakerëve të lidhur me inteligjencën iraniane

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara ka vendosur sanksione kundër një grupi iranian të hakerëve, dhe më shumë se 45 individësh të akuzuar për kryerjen e një fushate shumëvjeçare që kishte në shënjestër disidentët iranianë, gazetarët dhe kompanitë ndërkombëtare të udhëtimit.

Njoftimi i 17 shtatorit tha se Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit përdori grupin e hakerëve “Advanced Persistent Threat 39” (APT39) dhe kompaninë Rana, për të monitoruar “disidentët, gazetarët iranianë, ish-punonjësit e qeverisë, ambientalistët, refugjatët, studentët e universitetit dhe punonjës në organizata ndërkombëtare joqeveritare”.

Disa nga individët e shënjestruar i ishin “nënshtruar arrestimit dhe frikësimit fizik e psikologjik” nga inteligjenca iraniane.



“Shtetet e Bashkuara janë të vendosura për të kundërshtuar fushatat sulmuese kibernetike të krijuara për të rrezikuar sigurinë dhe për të shkaktuar dëme në sektorin ndërkombëtar të udhëtimit”, tha Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Steven Mnuchin, përmes një deklarate.

Tensionet midis Teheranit dhe Uashingtonit janë rritur që kur presidenti amerikan, Donald Trump, më 2018 u tërhoq nga një marrëveshje e rëndësishme bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore nën të cilën Irani u zotua të frenonte ambiciet e tij atomike në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Përveç rivendosjes së sanksioneve, Uashingtoni ka akuzuar Iranin për financimin e ekstremizmit në Lindjen e Mesme, gjë që Irani e mohon./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Rezoluta e PE-së nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve në Bjellorusi

Publikuar

-

Nga

Rezoluta e PE-së nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve në Bjellorusi

Parlamenti Evropian me shumicë dërrmuese votash ka miratuar një rezolutë përmes së cilës nuk njeh Alyaksandr Lukashenkan si president të Bjellorusisë, sapo mandati i tij aktual të përdundojë në nëntor.

Rezoluta hedh poshtë rezultatet e zgjedhjeve të muajit të kaluar, të cilat opozita bjelloruse dhe Perëndimi i kanë quajtur të manipuluara.

Teksti jo-detyrues i rezolutës, i cili u u votua më 17 shtator me 574 vota pro, 37 kundër dhe 82 abstenim, gjithashtu bën thirrje për “zgjedhje të reja, të lira dhe të ndershme nën mbikëqyrjen ndërkombëtare”.

“Sapo të mbarojë mandati i udhëheqësit të tanishëm autoritar, Alyaksandr Lukashenka, më 5 nëntor, parlamenti nuk do ta njohë më atë si president të vendit”, tha PE në një deklaratë.

Ministria e Jashtme e Bjellorusisë e quajti menjëherë rezolutën “një ndërhyrje në punët e brendshme”.



Shtetet anëtare të BE-së po punojnë aktualisht në ndalimin e vizave dhe ngrirjen e aseteve kundër zyrtarëve bjellorusë, të cilët blloku prej 27 vendesh, i sheh si përgjegjës për një goditje të ashpër ndaj protestave masive që nisën menjëherë pas zgjedhjeve të 9 gushtit.

Sipas burimeve, Lukashenka nuk do të përfshihet fillimisht në listën e sanksioneve, por Parlamenti Evropian ka bërë thirrje për përfshirjen e tij dhe po kërkon që vendet anëtare të shikojnë mundësinë e përfshirjes edhe të qytetarëve rusë të cilët drejtpërdrejt mbështesin regjimin në Minsk.

Demonstratat kanë paraqitur kërcënimin më të madh për Lukashenkan dhe përpjekjet për të zgjatur qeverisjen e tij 26-vjeçare.

Mbështetja e Moskës është bërë thelbësore për mbijetesën e Lukashenkas si president dhe Kremlini ka akuzuar Perëndimin se po kërkon të shohë një revolucioni në vend.

Rezoluta gjithashtu inkurajon vendet anëtare të BE “për të lehtësuar dhe përshpejtuar krijimin e një korridori humanitar dhe procedurën për marrjen e vizave për ata që largohen nga Bjellorusia për arsye politike”./REL

LEXO TE PLOTE