Connect with Us

Publikohen provat e reja/ “Veliaj po pastron krimin tek Teatri me kompaninë e punonjësit të tij”

Politikë

Publikohen provat e reja/ “Veliaj po pastron krimin tek Teatri me kompaninë e punonjësit të tij”

Publikuar

-

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka publikuar prova të reja përmes të cilave, tregon sesi kryebashkiaku Erion Veliaj po përdor kompaninë e punonjësit të tij, administratorit të Njësisë Zall-Herr Arben Maloku për të pastruar krimin tek shëmbja e Teatrit.

“Kompania Arb& Trans 2010 të cilën e denoncova ditën e djeshme me prova që me mjetet e saj po kryen pastrimin e shëmbjes së Teatrit Kombëtar aktualisht është në pronësi të Fatmir Firi. (LINK) https://ëëë.facebook.com/1013310425407030/posts/3840040259400685/
Vetë Fatmir Firi është nje nga biznesmenët të cilët ranë në pranga për 30 mln euro evazion fiskal, në kuadër të operacionit “Informaliteti”, në muajin shtator të vitit 2019.
Kjo kompani deri në prill 2018 është zotëruar 100% në pronesi te Arben Malokut, njeriu i emeruar nga Veliaj në krye te njësisë administrative Zall-Herr. Maloku shiti aksionet familjarit të tij, njeriut më të afert, Fatmir Firi, pasi ligji e ndalon që në cilesin e zyrtarit si administrator i Njësisë Zall-Herr të ketë në zotërim aksionet e kompanisë dhe të merrte tendera publik nga Veliaj “, shkruan Zhupa.
Më tej ajo shkruan se lidhjet e qarta nepotike, klienteliste, tregojnë menyren se si funksionon me nje telefon , pa ligj dhe rregulla Bashkia Tiranë dhe kryetari i emeruar Veliaj.

LEXO EDHE:  Veliaj nuk heq dorë nga Teatri/ Mesazhi për Metën: Ose me Budinën ose me Bashën

Sipas saj, ndërkohe që Keshilli Bashkiak i Tiranës me vendimin fantazem vendosi që shëmbjen e Teatrit Kombëtar do e kryente Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit prane Bashkisë Tiranë, aty ndodhen klientet e zakonshem te lidhur me pushtetin personal te Veliajt!

“Bashkia e Tiranes sot është një institucion që s`ka asnjë lidhje me zbatimin e ligjit, por vetem zbaton porosite e Veliajt me lidhjet e tij klientileste”, shkruan Zhupa./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Flackenstain si këshilltar i Ruçit/ Ironia e Palokës: Jam kurioz të di, me çfarë rroge do të paguhet?

Publikuar

-

Nga

Emërimi i Knut Flackenstain si këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, solli reagime të shumta nga personalitete të politikës.

Nënkryetari i PD, Edi Paloka pyet me ironi se me çfarë page do të paguhet këshilltari i ri i Ruçit.

“Jam kurioz te di ; ky “keshilltari” me i fundit , nga tani qe do jete zyrtarisht ne bordero, do paguhet me te njejten rroge qe merrte ne te zeze apo do ja mbajne taksat ?
Pyes me qe edhe ky do paguhet nga taksat e mia…”, shkruan Paloka në një postim në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Bulevardi Zogu i Parë/ Fytyra e mashtrimit të Ramës dhe Veliajt

Kujtojmë se sor kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi emëroi këshilltar për integrimin” pranë kabinetit të tij në Kuvendin e Shqipërisë, ish- raportuesin e Shqipërisë në Parlamentin Europian , Knut Fleckenstein, një emër shumë i njohur për vendin tonë dhe politikën shqiptare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Budina thirrje nga Durrësi/ Të rrëzojmë qeverinë, Presidenti do shpërndajë Parlamentin!

Publikuar

-

Nga

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po zhvillon një tubim sensibilizues për situatën e krijuar pas shembjes së Teatrit Kombëtar përpara Pallatit të Kulturës në Durrës

Regjisori Edmond Budina u ka bërë thirrje qytetarëve të Durrësit dhe gjithë shqiptarëve që të ngrihen për të rrëzuar qeverinë, sepse ajo sipas tij po përpiqet të përçajë popullin.

Budina u shpreh se Parlamenti është i paligjshëm, ndaj nëse qytetarët ngrihen në protesta Presidenti do ta shpërndajë atë.

“Në 17 maj u vra demokracia, u vendos diktatura e mafies, prandaj ne jemi këtu, të protestojmë dhe ta përmbysim këtë klikë antikombëtare. A e kuptoni, ata vranë kujtesën kombëtare. Shikoni çfarë kanë bërë me Durrësin, e kanë betonizuar. E kanë shkatërruar kujtesën arkeologjike të këtij qyteti. Ne të gjithë duhet të ngrihemi, të protestojmë dhe ta largojmë këtë bandë. Ky parlament është i paligjshëm, duhet të shpërndahet sa më parë. Presidenti e tha, nëse populli do të ngrihet i gjithi ai do ta shpërndajë parlamentin. Prandaj mos kini frikë, ngrini kokën. Ata përpiqen me çdo mënyrë dhe kusht që të futin përçarje mes popullit. Të ngrihemi dhe ta përmbysim këtë klikë”, u shpreh regjisori Edmond Budina nga Durrësi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

I vëllai u arrestua për trafik droge/ PD kërkon dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë Fushë –Arrëz

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike Dega Pukë ka reaguar lidhur me arrestimin e vëllait të kryetarit të Bashkisë Fushë –Arrez, Fran Tuci, me akuzën për kultivim dhe trafik droge.

Partia Demokratike Dega Pukë, në emërin e gjithë strukturave të saj i kërkon kryetarit të emëruar me 30 Qershor, 2019 Fran Tuci të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz si detyrim moral e ligjor ndaj bonorëve të kësaj zone.

“Partia Demokratike Dega Pukë po ndjek me interes të lartë zhvillimet e ditëve të fundit në qytetin Fushë-Arrëz, ku është arrestuar
Albert (Arben) Tuci ,vëllai i kryetarit të Bashkisë Fushë -Arrez z.Fran Tuci, me akuzën për kultivim dhe trafik droge.
Ky lajm tronditi mbarë opinionin qytetar të ketij komuniteti edhe më gjerë. Tashmë është e qartë se Partia Socialiste dhe përfaqësuesit e tyre në institucione të vetmen alternativë që ju afrojnë qytetarëve është lidhja me krimin, trafiqet etj.
Rilindja i ka promovuar dhe dhënë pushtet të pakufizuar këtyre individëve me rekorde kriminale, ku sipas raportimit në medja janë raste të përsëritura të aktivitetit të tyre.
Në këto kushte, Partia Demokratike Dega Pukë, në emërin e gjithë strukturave të saj i kërkon kryetarit të emëruar me 30 Qershor 2019 z.Fran Tuci të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz si detyrim moral e ligjor ndaj bonorëve të kësaj zone.
Qytetarët e Bashkisë Fushë-Arrëz e presin një akt të tillë nga kryetari i tyre.
Dorëheqja nga posti i kryetarit është domosdoshmëri që ky komunitet të mos mbahet “peng” nga rilindja e kriminalizuar”, thuhet në reagimin e PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE