LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse Amerika i priste fadromat në Presidencë, ndërsa Rama i çoi tek Teatri?

22 Maj 2020, 06:20, Opinione CNA
Pse Amerika i priste fadromat në Presidencë, ndërsa Rama i

Nga Kreshnik Spahiu

* Për herë të parë pas 30 vitesh një ambasadore amerikane bashkohet me popullin kundër establishmentit politik të 3 liderve që sundojnë Shqipërinë.

Publikisht dhe pa dorashka diplomatike, ambasadorja Yuri Kim dje deklaroi:

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë Reformën në Drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë,? – deklaroi ajo.

Po pse pikërisht tani ky alarm i ambasadës kundër një marrveshje anti-amerikane: Meta-Rama-Basha?
– sepse Edi Rama hoqi dorë nga shkarkimi Ilir Metës dhe hyri në negociata për ruajtjen e xhaketave të vjetra.
– Sepse Meta dhe Basha u takuan për një strategji mbi bllokimin e reformës në drejtësi duke shkarkuar Dvoranin dhe duke diktuar emrimet në gjykata.
– Sepse Basha-Kryemadhi-Rama nuk po reagojnë për propozimet amerikane mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe listat e hapura sipas sitemit danez.
– Sepse Meta dhe Berisha janë të gatshëm të këmbejnë me Edi Ramën reformën në drejtësi me reformën zgjedhore.
– Sepse gjykatat e Edi Ramës i dhuruan pafajsinë Lulzim Bashës për pastrim parash ruse në Washington.
– Sepse Edi Rama po siguron mandatin e tretë si Kryeministër në këmbim të amnistisë penale për Sali Berish?n dhe Ilir Metën duke i garantuar paprekshmëri t? bizneseve të tyre.
– Sepse të 4 së bashku aktruan para teatrit dhe krijuan ?luftë? artificiale për t?iu shmangur dialogut mbi sistemin elektoral dhe propozimeve amerikane për listat e hapura.
– Sepse ambasadorja amerikane ka refuzuar çdo takim me Sali Berishën, ndërsa Rama përmirësoi mardhëniet me familjen Berisha në mediat e tyre.
– Sepse pas mitingut të 2 Marsit, ambasadorja Yuri Kim bëri thirrje që Ilir Metës i ndalohet mbajtja e flamurit amerikan dhe nuk mbështet presionet e tij.
– Sepse Amerika ka 8 vjet kërkon proçedimin e Ilir Metës por ai mbrohet nga Rama dhe Berisha. (Kujtojmë që Rama e votoi Met?n si president edhe pasi ambasadori Lu dhe ambasadorja Vlautin i kërkuan prokurorit përgjithash proçesim penal për Ilir Metën)

Për këto arsye Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tejet të zhgënjyera me pazarin tresh Rama-Meta-Basha.
Amerika priste që fadromat të çoheshin në presidencë për të shkulur nga themelet modelin Meta, por Rama aktroi me 3 artistët e opozitës dhe i dërgoi fadromat tek teatri.
Amerikanët kishin shpresuar që Rama të sillej si Zajevi me Gruevskin.
Është treni fundit për Edi Ramën, nëse do e ruaj kontratën me amerikanët për dy reforma në drejtësi dhe zgjedhje të lira, apo do kërkoj të blej lirë dy të pandehurit e amerikanve në Shqipëri në këmbim të një mandati të tretë në tavolinë?
Prova e zjarrit është ?fadroma?. Amerikanët po presin të fundosi presidencën…../ CNA.al

Lajmet e fundit nga