LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prostitucion, vrasje dhe kanosje/ Kush janë katër personat e radhës në “sitën” e OFL

22 Maj 2020, 11:27, Kronika CNA
Prostitucion, vrasje dhe kanosje/ Kush janë katër personat e

Operacioni Forca e Ligjit bën të ditur se iu ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë katër shtetasve.
OFL bën të ditur se në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. R., banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Apelit të Selanikut, për veprën penale ?Trafikim i lëndëve narkotike?;
F. A., banues në Korçë, i dënuar për veprat penale ?Vrasja në rrethana cilësuese? dhe ?Mbajtja pa leje e armëve luftarake?;
M. B., banues në Pogradec, i dënuar për veprën penale ?Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë?, e kryer në bashkëpunim;
Sh. Sh., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale ?Shfrytëzim prostitucioni?;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Lajmet e fundit nga