Connect with Us

Për shumë njerëz, jam “çuni i keq”/ Virologu i Merkelit: Arsyeja pse i frikësohem një vale të dytë vdekjeprurëse të COVID

Shëndeti

Për shumë njerëz, jam “çuni i keq”/ Virologu i Merkelit: Arsyeja pse i frikësohem një vale të dytë vdekjeprurëse të COVID

Publikuar

-

Kristian Drosten, që drejton Institutin e Virologjisë në Spitalin “Charité” në Berlin, ishte një nga shkencëtarët që e identifikoi virusin e SARS-it në vitin 2003. Si drejtues i laboratorit të Institutit të Shëndetit Publik për koronaviruset, ai është eksperti kryesor i qeverisë gjermane, që dikton masat e marra për të përballuar pandeminë aktuale. Drosten shpjegon arsyen pse i frikësohet një vale të dytë vdekjeprurëse të Covid-19.

Gjermania ka nisur të heqë gradualisht këtë javë masat e ashpra kufizuese. Çfarë ndodh më pas?

Ne po shohim që pavionet e kujdesit shëndetësor intensiv në Gjermani janë gjysmë të zbrazëta. Dhe kjo për shkak se ne e filluam herët diagnostikimin e virusit, dhe në një shkallë të gjerë. Ne kemi arritur ta frenojmë epideminë, duke e ulur me poshtë se 1 normën e infektimit, që është njësia kryesore matëse e përhapjes së virusit. Tani, po ndodh ajo që unë e quaj paradoksi i parandalimit.

Njerëzit janë duke pretenduar, që ne kemi e tepruar me masat kufizuese. Plani federal ishte lehtësimi paksa i tyre. Por për shkak se landet gjermane i vendosnin vetë rregullat e tyre, kam frikë se do të shohim shumë abuzime në interpretimin e këtij sugjerimi. Druhem se norma e infektimit do të fillojë të rritet prapë, dhe do kemi një valë të dytë të Covid-19.

Nëse do të ruhej karantina klasike, a mund të zhdukej sëmundja?

Në Gjermani ka një grup ekspertësh që merren me modelet e epidemive, të cilët sugjerojnë se me zgjatjen e izolimit edhe për disa javë të tjera, ne mund të ulnim nën 0.2 normën e infektimit. Unë prirem t’i mbështes ata, por vetë nuk jam shumë i bindur për këtë.

Norma e infektimit, është në thelb një mesatare. Ajo nuk na tregon se cilat janë zonat me rrezik më të madh, siç janë për shembull azilet e të moshuarve, ku kjo pandemi do të kërkojë më shumë kohë për t’u zhdukur, dhe ku mund të shohim një ringjallje të shpejtë të koronavirusit.

Nëse do të kishte një ringjallje të tillë, a mund të mbahet ajo nën kontroll?

Po, por kjo gjë nuk mund të bëhet vetëm pëmes gjurmimit të kontakteve njerëzore. Tashmë ne kemi prova se gati gjysma e rasteve me Covid-19, ndodhin përpara se një person të nisë të shfaqë simptoma. Dhe njerëzit janë infektues 2 dy ditë para këtij momenti.

Kjo do të thotë që gjurmuesit e kontakteve, që punojnë me pacientët e sëmurë për të identifikuar ata që janë ekspozuar ndaj koronavirusit, janë realisht në një garë me kohën. Ata kanë nevojë të ndihmohen që të kontaktojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, me të gjithë ata që janë potencialisht të ekspozuar. Dhe kjo do të kërkojë gjurmimin elektronik të kontaktit.

Sa afër jemi arritjes së imunitetit të tufës?

Për të arritur imunitetin e tufës, duhet që 60-70 për qind e popullatës të prodhojë antitrupa kundër Covid-19. Rezultatet e testeve të antitrupave, sugjerojnë se në Evropë dhe SHBA kjo normë është në nivele të ulëta. Por testet nuk janë të besueshme, dhe imuniteti i tufës nuk është gjithçka.

Ai supozon një infektim të plotë të popullatës. Por ka arsye pse e gjithë popullata mund të mos jetë e prirur të infektohet në çdo kohë të caktuar. Rrjetet ndryshojnë, dhe njerëz të rinj ekspozohen. Efekte të tilla, mund të shkaktojnë valë të reja infektimesh. Një faktor tjetër që mund të ndikojë në imunitetin e tufës, është nëse koronaviruse të tjera na ofrojnë mbrojtje ndaj Covid-19.

A duhet që të gjitha vendet të testojnë të gjithë qytetarët e tyre?

Nuk jam i sigurt për këtë. Edhe në Gjermani, pavarësisht kapacitetit tonë të madh të testimit, shumica e testeve ndodh tek njerëzit që raportojnë simptoma. Dhe ne nuk kemi pasur një normë pozitiviteti mbi 8 për qind. Prandaj mendoj se testimi me synim grupime të caktuara, mund të jetë praktika më e mirë, kryesisht për njerëzit që janë më të rrezikuar.

Në fakt kjo nuk po ndodh plotësisht në Gjermani, edhe pse jemi duke shkuar drejt saj. Fokusi tjetër duhet të jenë tek pacientët në javën e parë të simptomave, sidomos të moshuarit që priren të vijnë në spital shumë vonë. Dhe ne kemi nevojë për një lloj sistemi mbikëqyrjes, për të skanuar popullsinë, dhe për të ndjekur ecurinë e normës së infeksionit.

LEXO EDHE:  “Koronavirusi po mundet, por nuk është asgjësuar”/ Mjeku i QSUT: Si t’i kthehemi normalitetit të plotë

Çfarë dihet mbi sezonalitetin e virusit?

Jo shumë. Grupi i modelimit në Universitetin e Harvardit i udhëhequr nga Mark Lipsit, ka sugjeruar që transmetimi i koronavirusit mund të ngadalësohet gjatë stinës së verës, por kjo do të ketë një efekt të vogël. Nuk kam të dhëna më të mira.

A mund ta themi me siguri se pandemia nisi në Kinë?

Mendoj se po. Por nga ana tjetër, nuk supozoj se ajo filloi në tregun ushqimor në Vuhan. Ka më shumë të ngjarë që të ketë nisur aty kafsha është mbarështuar.

Çfarë dimë për bartësin e ndërmjetëm, a është ai pangolina?

Nuk shoh ndonjë arsye për të supozuar se virusi ka kaluar tek njeriu përmes pangolinës. Nga njohuritë aktuale mbi SARS-in, na vjen një informacion interesant. Ai virus u gjet tek macet Civet, por edhe tek qentë rakunë. Këta të fundit, janë pjesë e një industrie të madhe në Kinë. Nëse dikush do të më jepte disa qindra mijëra dollarë dhe qasje të lirë në Kinë, unë do të shkoja të shihja se ku mbarështohen qentë rakunë.

A do të jetë e dobishme të identifikohet “pacienti zero”, pra njeriu i pari i infektuar me Covid-19?

Jo. Është gati e sigurtë se ‘pacienti zero’ është prekur nga një virus shumë i ngjashëm, me disa nga viruset e sekuencave të para, kështu që nuk kjo do të na ndihmonte. Nuk besoj se do të na ndihmonte të parandalojmë pandemitë e ardhshme të koronavirusit. Pasi njerëzimi do të jetë imun ndaj koronavirusit tjetër të lidhur me SARS-in.

Koronavirusët e tjerë, mund të përbëjnë një kërcënim. Kryesori është virusi i Sindromës i Frymëmarrjes së Rënduar i Lindjes së Mesme (MERS).Por për ta kuptuar këtë kërcënim, ne duhet të studiojmë se si viruset MERS po evoluojnë tek devetë në atë rajon.

A janë aktivitetet njerëzore, përgjegjëse për kalimin koronaviruseve nga kafshët tek njerëzit?

Kur kanë mundësi, koronavirusët janë të prirur që të ndryshojnë bartës. Dhe ne njerëzit e krijojmë këtë mundësi përmes përdorimit jo natyral të kafshëve, sidomos atyre shtëpiake. Këto të fundit janë të ekspozuara ndaj jetës së egër. Ato mbahen në grupe të mëdha, që mund të forcojnë virusin, dhe njerëzit kanë kontakte të afërta me to. Prandaj ato përfaqësojnë një trajektore të mundshme të shfaqjes së koronaviruseve.

Deri tani mendohej se gripi paraqiste rrezikun më të madh për një pandemi. A është ende kështu?

Sigurisht, por ne nuk mund të përjashtojmë një pandemi tjetër të koronavirusit. Pas shpërthimit të parë të epidemisë së Ebolës në vitin 1976, njerëzit menduan se kjo sëmundje nuk do të kthehej më kurrë. Por pas më pak se 20 vjetësh, ky virus u shfaq sërish.

Angela Merkel, është vlerësuar për udhëheqjen e saj gjatë kësaj krize. Çfarë e bën atë një udhëheqëse të mirë?

Ajo është shumë e mirë-informuar mbi situatën. E ndihmon edhe fakti që është vetë shkencëtare në profesion. Por unë mendoj se kjo ndodh për shkak të aftësisë së saj për të reflektuar thellë, dhe për t’i transmetuar siguri opinionit publik. Një nga tiparet dalluese të një lideri të mirë, është të mos e përdorë situatën aktuale si një mundësi politike.

Çfarë ju mban natën zgjuar?

Në Gjermani, njerëzit shohin që spitalet nuk janë të mbingarkuara, dhe nuk e kuptojnë se përse dyqanet e tyre duhet të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura. Ata shohin vetëm atë që po ndodh këtu, dhe jo në Nju Jork apo Spanjë. Ky është paradoksi i parandalimit, dhe për shumë gjermanë unë jam ‘djali i keq’, që po e shkatërron ekonominë. Kam vazhdimisht kërcënime me vdekje, të cilat i denoncoj në polici. Më shqetësuese janë e-mailet e tjera, nga njerëzit që thonë se kanë 3 fëmijë, dhe janë shumë të brengosur për të ardhmen e tyre. Nuk është faji im për këtë, por janë këta të fundit që më mbajnë natën zgjuar. / Times – Bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

“Koronavirusi po mundet, por nuk është asgjësuar”/ Mjeku i QSUT: Si t’i kthehemi normalitetit të plotë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon video-mesazhin e mjekut reanimator, Krenar Lilaj, i cili thekson se koronavirusi po mundet, por duhet ende kujdes nga qytetarët.

“Vetëm pak muaj më parë na u desh të përballeshim me një nga periudhat më të vështira të gjithsecilit. Jeta shoqërore ngriu, ekonomia u paralizua, ndërsa ne mjekët duhet të luftonim me një sëmundje të panjohur, që në botë po merrte shumë jetë. Në sajë të ndihmesës jo vetëm të mjekëve, por edhe të gjithë stafit mjekësor, mjaft pacientë u shëruan.
Me keqardhje mund të them se pati edhe humbje, por na u desh të lufotnim me një sëmundje, që në disa raste ishte mjaft e vështirë për t’u trajtuar. Megjithatë, falë dhe sakrificës së mjekëve dhe stafeve mjekësore, mbështetjes së qeverisë dhe qytetarisë që treguan të gjithë, duket se e keqja po kalon. Tashmë dalngadalë po i rikthehemi normalitetit. Njerëzit po i kthehen punës për të dhënë gjithë kontributin e tyre shoqëror.
Megjithatë të mos harrojmë ditët e fillimmarsit. Ende duhet të tregohemi të kujdesshëm që vështirësitë e kësaj epidemie të mos përsëriten. Ajo po mundet, por ende nuk është asgjësuar. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm që të ruajmë rregullat e distancimit fizik dhe higjienës. Vetëm kështu do të mund t’i rikthehemi normalitetit të plotë”, shprehet mjeku.

LEXO EDHE:  “Të respektohen masat”/ Biznesmeni flet për betejën me koronavirusin

Bashkengjitur me videomezhin e mjekut, Manastirliu shkruan: “Doktor Krenar Lilaj, në vijën e parë të përballjes me #COVID19, ka kryer një punë të lavdërueshme për koordinimin e shërbimit të anestezi reanimacoinit në dy spitalet #COVID. Sot mjeku i njohur ka një mesazh për të gjithë qytetarët: Të tregohemi të kujdesshëm, të zbatojmë rregullat e distancimit fizik dhe sidomos të higjienës, sepse vetëm kështu mund t’i rikthehemi normalitetit të plotë. #KrenarePërMjekët #BASHKË”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

SHBA siguron 300 milionë doza të vaksinës të mundshme kundër COVID-19

Publikuar

-

Nga

Shtetet e Bashkuara kanë siguruar gati një të tretën e 1 miliardë dozave të para të planifikuara për vaksinën eksperimentale ndaj COVID-19 të kompanisë “AstraZeneca” duke premtuar deri në 1.2 miliardë dollarë, në një kohë kur shumë prej fuqive botërore po kërkojnë ilaçe për të rikthyer ekonomitë e tyre sërish në punë.

Bazuar në kërkesën e Presidentit Donald Trump për një vaksinë kundër koronavirusit, Departamenti Amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore ra dakord të sigurojë deri në 1.2 miliardë dollarë për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinave nga kompania britanike “AstraZeneca” si dhe të sigurojë 300 milionë doza për Shtetet e Bashkuara.

“Kjo kontratë me AstraZeneca është një gur themeli i rëndësishëm drejt një vaksine të sigurt, efektive, të disponueshme gjerësisht deri në vitin 2021”, tha sekretari për Shëndetësinë Aleks Azar.

LEXO EDHE:  Si dhe nga duhet të fillojë zhbllokimi ekonomik në Shqipëri?

Vaksina, e njohur më parë si ChAdOx1 nCoV-19 dhe tani si AZD1222, u zhvillua nga Universiteti i Oksfordit, po e drejta për tregtimin e saj i është dhënë kompanisë farmaceutike “AstraZeneca”. Imuniteti ndaj koronavirusit është i pasigurt dhe përdorimi i vaksinave është i paqartë. Marrëveshja e arritur nga SHBA lejon një fazë të vonë prove klinike të vaksinës me 30,000 amerikanë.

“AstraZeneca” me qendër në Angli tha se ka lidhur marrëveshje për të paktën 400 milionë doza të vaksinës dhe ka siguruar një kapacitet prodhues prej 1 miliard dozash duke parashikuar që dërgesat e para t’i nisë në muajin shtator./VOA

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Shtohen sërish rastet me Covid-19/ 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 12 raste të reja të prekur nga Covid-19 në vendin tonë,, duke e çuar në total numrin e të prekurve në 981.

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik, tha se “Kurba epidemike ka paraqitur qëndrueshmëri gjatë dy javëve të fundit, por me luhatje ditore përkundrejt rasteve të raportuara dhe të identifikuara nga shërbimi epidemiologjik.
Për më shumë se 3 javë nuk kemi humbje jete dhe ky është një indikator që tregon qëndrueshmërinë e këtij shpërthimi epidemik.

Megjithatë, pas një situate të qëndrueshme dhe të stabilizuar të rasteve që kanë kërkuar shërbim spitalor, sot kemi një rritje të rasteve në spitalin infektiv. Aktualisht janë të shtruar 17 pacientë dhe 5 prej tyre janë në terapi intensive.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 174 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 12 raste.”

Po ashtu ajo beri te ditur se shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 7 raste në Tiranë, 2 në Fier, 2 në Krujë dhe 1 në Durrës. Të shëruar janë 6 qytetarë.

“Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 981 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.
Në vendin tonë aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1300 testime serologjike në personel shëndetësor dhe pacientë, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

LEXO EDHE:  Suksesi gjerman në krizën e COVID-19 dhe faktorët që ndikuan

LEXO EDHE:  Koronavirusi nuk kursen as fëmijët/ Infektohen 4 të mitur në Itali

COVID-19 – Statistika (22 Maj 2020)
Testime totale 14259
Testime molekulare 12933
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 981
Raste të shëruara 777
Raste Aktive 173
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 58
Durrës 48
Krujë 31
Shkodër 10
Berat 10
Kamëz 9
Fier 4
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1”-tha Eugena Tomini./ CNA.al

LEXO TE PLOTE