Connect with Us

Parti të re me presidentin?/ Edmond Budina i përgjigjet Ramës: Ai ka frikë

Politikë

Parti të re me presidentin?/ Edmond Budina i përgjigjet Ramës: Ai ka frikë

Publikuar

-

Regjisori Edmond Budina komentoi i është përgjigjur nga sheshi i protestës kryeministrit Edi Rama i cili tha se ai me të vëllanë do krijonin një parti të re, bashkë me Presidentin.

Budina theksoi se ai vetë personalisht nuk ka ndërmend të merret me parti, ndërsa pohoi se qeveria ka frikë nga populli

“Më duket se sheh ëndrra me ankthe ai, se për 20 vite shihte si do e prishte teatrin, këto tani janë frikë e re dhe brockulla që ai i di nga i gjen. Ai ka frikë se e sheh rezistencën qytetare. Për një orë shih sa njerëz që u mblodhën tani. Këta e kanë kthyer atë parlament në tallava, cështje personale. Një parlament që merret me thashetheme, vetëm ritmi frenetik i duartrokitjevë të kongreseve të partisë i mungon.
Unë e di që kam qënë anëtar i Partisë së Punës dikur, dhe kjo është zgjedhje personale, por të merret një parlament i tërë me thashetheme më vjen sa për të qarë dhe për të qeshur. Është aktor i dobët (Rama) e pashë dhe mbrëmë. Po e shohin se populli po ngrihet?
Nëse do krijohet parti, atë nuk e vendosim ne por vetë populli. Ne duam të sjellim një mundësi të re, që partitë të mos jenë sekte të mbyllura ku vetëm shefi, kryetari vendos për fatet e popullit, ku shitet e blihet trualli vendit. Jemi këtu për të sjellë një mendësi të re. Jam i bindur që këto protesta do çojnë ujë në mullirin e më të mirës për Shqipërinë”, tha Budina./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kryemadhi në Komisariat/ Habit Lleshaj: Nuk e di pse u shoqërua, s’e kuptoj as heshtjen e saj

Publikuar

-

Nga

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur lidhur me protestën në mbrojtje të Tetarit Kombëtar dhe shoqërimeve në komisariat që u bënë atë ditë.

Ai tha se protestuesit shkelën dy ligje, atë për organizim të protestave pa leje si dhe ligjin për pandeminë.
Lleshaj habiti me fjalët e tij teksa komentoi shoqërimin e kryetares së LSI, Monika Kryemadhit në mëngjesin e 17 majit.

“Ka vetëm një sekuencë të filmuar kur shoqërohet kryetarja e një partie, por nuk e kuptoj çfarë ka ndodhur. Nuk di asnjë arsye për shoqërimin e saj nga forcat e policisë. Jam disi i habitur. Nuk kam pasur ndonjë interes sepse vetë zonja e ka kaluar në heshtje. Çudi sesi për një gazetar që sulmoi me duar tre police femra, u bë zhurmë e madhe pse u shoqërua. Ndërsa për këtë kryetare partie nuk pati asnjë protestë, asnjë sqarim, asnjë bujë në media”, tha Lleshaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marrëveshje e re për reformën në drejtësi?

Publikuar

-

Nga

Bashkimi Europian dhe Ambasada e SHBA-së në Tiranë reaguan pothuajse njëkohësisht ndaj asaj që Kim e quajti “marrëveshje për të vrarë reformën” ndërsa Soreca e quajti “diskutim mbi themelet” e reformës. Të dy nuk bënë të qartë se kush ka arritur marrëveshje me kë.
Afro katër vjet pas miratimit me konsensus parlamentar të ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi, palët politike në Shqipëri duket se kanë hyrë në bisedime për një marrëveshje të re, bisedime që duket se janë kryer në fshehtësi dhe që mund të prekin atë që ndërkombëtarët po e quajnë “themel” të reformës.

Përfaqësitë diplomatike të SHBA-së dhe BE-së, dy partnerët që mundësuan reformën në drejtësi pas vitesh të tëra presioni mbi palët politike dhe që aktualisht po e monitorojnë atë përmes një programi të kushtueshëm të quajtur Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, u shprehën kundër një marrëveshjeje të re, por nuk thanë se kush ka biseduar me kë dhe çfarë.

Palët politike në Shqipëri reaguan në mënyrë po kaq misterioze. Kryeminstri Edi Rama citoi Shekspirin, një veprim goxha ironik pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ndërsa Lulzim Basha duket se mohoi të jetë pjesë e bisedimeve.

Presidenti Ilir Meta nuk ka komentuar ende.

Reforma në Drejtësi nisi në vitin 2016 me një votim në parlament të një pakete komplekse ndryshimesh kushtuese e ligjore pas shumë vitesh diskutimesh dhe presioni pothuajse të pandërprerë nga partnerët ndërkombëtarë. Reforma synonte nga njëra anë që të pastronte drejtësinë nga personat e korruptuar dhe nga ana tjetër që të garantonte pavarësinë e saj nga politika.

Por katër vjet më pas, pastrimi i drejtësisë nga të korruptuarit është realizuar vetëm pjesërisht ndërsa vendi ka hasur vështirësi të mëdha në plotësimin e vakancave të krijuara në sistem, ku në veçanti, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë kanë mbetur jofunksionale prej kohësh.

Nga ana tjetër, prokuroria e re, e cila supozohej se do të ishte e aftë të luftonte korrupsionin dhe krimin e organizuar, duket se nuk ka krijuar ende një histori ndëshkimesh ndërkohë që akuzohet shpesh se dështon të hetojë politikanët në pushtet për dyshimet për korrupsion.

LEXO EDHE:  Akuzat ndaj Trump/ Rama: I përkasin të shkuarës

Por ndërsa problemet e krijuara nga reforma në drejtësi janë të njohura, një marrëveshje e re politike në lidhje me këtë reformë është ajo që duket se ka alarmuar sponsorët kryesorë të saj, SHBA dhe BE.

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta”, shkroi ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim në Tëitter, në një deklaratë që si rrallë herë, pranon gjithashtu se reforma ka hasur probleme.

“Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë,” shtoi ajo.

“Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe ajo duhet të ruhet,” deklaroi Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca. “Kjo nuk është koha për të rihapur bisedime për themelet e saj por për të përforcuar efikasitetin dhe shtuar burimet në dispozicion të saj,” vijoi ai.

Lulzim Basha, kreu i opozitës, iu përgjigj në Tëitter Soreca-s duke hedhur poshtë çdo marrëveshje të mundshme si të paligjshme.

“Çdi ndryshim kushtetues apo ligjor në lidhje me reofrmën në drejtësisë nga parlamenti aktual është i paligjshëm”, deklaroi Basha, deklaratë që duket se sugjeron se ai është jashtë marrëveshjes.

“Ndryshime të tilla i shërbejnë vetëm atyre që përdorin pushtetin për të minuar dhe manipuluar reformën dhe për të kontrolluar dhe kapur politikisht sistemin e drejtësisë,” shtoi ai.

Vetë Edi Rama zgjodhi të ishte misterioz në komentin e tij mbi këto akuza të hapura nga ndërkombëtarët: “Të gjithë djajtë janë këtu,” shkroi ai në përgjigje ndaj Yuri Kim, duke cituar Shekspirin./Reporter.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Zoti rrugaç”/ Budina paralajmëron Ramën: Ne ta sjellim popullin në shtëpi

Publikuar

-

Nga

Regjisori Robert Budina ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama që të mos bëjë lojëra politike me Teatrin pasi do i çojë popullin në shtëpi.

Gjatë protestës së sotme, Budina theksoi se çështja tashmë nuk është vetëm Teatri, por edhe shpirti i qytetarëve dhe demokracisë prandaj protesta tashmë është një institucion.

”Zoti rrugaç. Ti ke shembur Teatrin në mendje, por jo në zemrat tona. T’i kujton se duke mbledhur partitë mund të bësh lojërat politike.
Do të ta sjellim popullin në shtëpi. Nuk kemi asnjë interes. kemi hallin e njerëzve. Nuk duam vetëm Teatrin, duam shpirtrin e njerëzve dhe tempullin e demokracisë. Të kanë mësuar të rrëzosh simbolet. Dhe kështu do të të rrëzojmë. Nuk kemi armë, kurse ti fute për të vrarë artistët policë.
I kemi të gjitha videot çfarë ke bërë. Ke futur kamikazë të armatosur, RENEA kundër artistëve dhe do japësh llogari. Do të t’i sjellim njerëzit para kryeministrisë. Dhe pastaj të gjithë bashkë do vendosim fatin tonë dhe t’i nuk ke asnjë mundësi të bësh fshehurazi paktet. Duhet t’i bëni në dritën e kamerave, hapur. Do e shohim ku e ke forcën tënde. Sepse ju, e kryet krimin dhe ne do ja u zbardhim atë, jo vetëm në Shqipëri, në Europë dhe kudo që të mundemi. Mos e transformoni këtë lëvizje në teatër politike nëpër studio, lërini njerëzit të flasin në shesh. Mos bëni kalkulime politike se ne do jemi si gjithë të tjerët. Do iu marrim votat dhe do i çojmë në drejtim të paditur. Protesta nuk është mërzitje, është institucion. Prandaj jeni rrugëve, merrni të drejtën tuaj dhe përplasjani të gjithë ata që e shtrembërojnë atë. Nuk janë vetëm armët dhe grushti. Ne do e fitojmë betejën. Nuk ke shanse ti të bësh lojë me tempullin e trashëgimisë dhe qytetarisë. ”- tha Budina./CNA.al

LEXO TE PLOTE