Connect with Us

Paralajmërimi i OBSH për një rikthim të valës së dytë të Covid-19/ Mos festoni, ja kur mund të goditet Europa  

Shëndeti

Paralajmërimi i OBSH për një rikthim të valës së dytë të Covid-19/ Mos festoni, ja kur mund të goditet Europa  

Publikuar

-

Ndërsa Europa vijon me lehtësimin e masave kundër Covid-19, një paralajmërim vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ekspertë të OBSH-së paralajmërojnë se një valë e dytë e Covid-19, mund të godasë Europën sërish në dimër.

Po ashtu, ekspertë të OBSH-së, shprehin shqetësimin se vala e dytë e Covid-19 do të koinçidojë atëherë me shpërthimin e sëmundjeve të tjera infektive.

Në një intervistë për Daily Telegraph, Dr Hans Kluge, drejtor i OBSH-së për Europën, pohoi se është koha për t`u treguar të kujdesur e për t`u përgatitur, jo për të festuar.

LEXO EDHE:  Rritet me shpejtësi numri i infektimeve me COVID-19 në Nju Jork

Ndonëse rastet në vende si Britania e Madhe, Franca apo Italia janë në rënie të ndjeshme, kjo nuk do të thotë sipas tij se epidemia u zhduk krejtësisht. Sipas ekspertit, epiqendra e saj, është zhvendosur në Lindje, me infektimet që shtohen dita ditës në Rusi, Ukrainë, Bjellorusi e Kazakistan.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Vizitat shtohen, por numri i mjekëve bie në shërbimin parësor

Publikuar

-

Nga

Barra më e lartë e sëmundjeve, plakja e popullsisë dhe ndërgjegjësimi për tu kujdesur për vetën e kanë rritur ndjeshëm numrin e vizitave në shërbimin parësor të sektorit të shëndetësisë, edhe pse numri i popullsisë në Shqipëri po vjen në rënie.

Instituti i Statistikës raportoi se gjatë vitit të kaluar shërbimi parësor në vend realizoi 6 milionë e 733 mijë vizita, ose 64 mijë vizita më shumë se në vitin 2018.

Teksa numri i vizitave pësoi një rritje me 1 për qind, numri i mjekëve nga ana tjetër pësoi një ulje të ndjeshme me 1,5 për qind. Në vitin 2019 në shërbimin parësor shërbyen 1787 mjekë, nga 1814 që shërbyen në vitin 2018. Siç shihet nga të dhënat ngarkesa e stafit mjekësor ka ardhur në rritje gjatë vitit të kaluar, teksa edhe më parë kjo ngarkesë ka qenë e lartë në krahasim me mesataren rajonale dhe atë Europiane.

Situata rezultoi disi më e përmirësuar me numrin e infermierëve. Numri i tyre në shërbimin parësor ka një rritje prej 2,6 %,

LEXO EDHE:  Konfirmohet me Covid-19 pronari i një restoranti në Elbasan

Në shërbimin parësor shërbyen 6 mijë e 958 infermiere, nga 6 mijë e 758 infermiere që ishin në vitin 2018.

Sipas të dhënave nga Observatori Global i Shëndetit, Shqipëria në vitin 2017 kishte numrin më të ulët të mjekëve për banorë në rajon me 1,2 mjekë për banorë. Greqia ka 6.2 mjekë për 1000 banorë, Maqedonia 2.8, Mali i Zi 2.3, Serbia 2.4 dhe Bosnja 1.8 mjekë për 1000 banorë.

Sipas një raporti të qeverisë shqiptare në lidhje me emigracionin, emigrimi i specialistëve të shëndetësisë ka pakësuar burimet njerëzore për sistemin shëndetësor: Pas viteve 1990, forcat e punës të sektorit të shëndetësisë humbën një numër të konsiderueshëm të burimeve njerëzore, të cilët migruan jashtë vendit. Edhe brenda vendit kanë ndodhur dhe po ndodhin lëvizje nga zonat rurale për ato urbane, duke krijuar një qasje gjithnjë të pabarabartë ndaj kujdesit shëndetësor për popullatën./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

BE nxjerr udhëzimet për aeroportet dhe linjat ajrore/ Rregullat që duhen zbatuar

Publikuar

-

Nga

BE nxjerr udhëzimet për aeroportet dhe linjat ajrore/ Rregullat që duhen zbatuar

Pasagjerët e avionëve do të duhet të veshin maska për fytyrën gjatë të gjitha udhëtimeve të tyre, do të vlerësohen në stendat e intervistave nëse tregojnë shenja të Covid-19 dhe do të duhet t’u thonë lamtumirë të dashurve jashtë aeroportit, sipas udhëzimeve të lëshuara nga organi i sigurisë ajrore të BE-së.

Udhëzimet e lëshuara për aeroportet dhe linjat ajrore gjithashtu përfshijnë: kufizime në bagazhet e duarve, rezervimin e një tualeti në bord për ekuipazhin e kabinës dhe asnjë shërbim ushqimesh në kabinë dhe as ‘duty free’.
Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian (EASA) publikoi 28 faqe me udhëzime që do të ndryshojnë rrënjësisht përvojën e fluturimit, përfshirë masat për distancimin fizik.

Linjat ajrore dhe aeroportet ka të ngjarë të miratojnë shumë udhëzime, të cilat përfshijnë çdo fazë të procesit të udhëtimit ajror.
Mbërritja dhe check-in
Kushdo që zhvillon simptoma pas prenotimit, ose ka qenë në kontakt me dikë që vuan nga Covid-19, nuk duhet të paraqitet në fluturim.

Pasagjerët nuk duhet të presin një lamtumirë të dashur me të afërmit në terminal. Me pak përjashtime, askush që nuk udhëton ose nuk punon atje nuk do të lejohet brenda.
Ata që udhëtojnë pritet të marrin masa paraprake siç janë larja e duarve dhe përdorimi i maskave, me përjashtime për fëmijët nën gjashtë vjeç dhe personat me një arsye mjekësore.
EASA gjithashtu rekomandon “përdorimin e pecetave”, siç është mbulimi i fytyrës kur teshtini. Ata që nuk respektojnë rregullat, mund të nxirren nga aeroporti dhe të pësojnë dënime të mëtejshme nga autoritetet lokale.

LEXO EDHE:  OBSH ngre alarmin:16 vdekje vitin e shkuar/ Tirana 60 % më e ndotur se niveli i lejuar

LEXO EDHE:  Masat ndaj COVID-19/ Prezenca e OSBE-së mbledh të rinjtë dhe delegacionin shqiptar

Distanca fizike përcaktohet si 1.5 metër.
Në bord
Avioni duhet të dezinfektohet plotësisht ndërmjet fluturimeve. EASA ka kërkuar nga linjat ajrore të instalojnë filtra më të mirë ajri për të pastruar ajrin në kabinë, por të gjithë, pasagjerët dhe ekuipazhi, pritet të veshin maska.
Mbërritja dhe bagazhet
Ekzaminimi termik mund të aplikohet në aeroportin e mbërritjes dhe linjat ajrore duhet t’u japin autoriteteve të shëndetit publik një “kartelë për gjetjen e pasagjerëve” nëse kërkohet për qëllime të gjurmimit të kontaktit.
Pas marrjes së bagazheve, udhëtarëve do t’u thuhet që të largohen nga aeroporti sa më shpejt që të jetë e mundur. Takimi dhe përshëndetja nuk do të lejohen në pjesën më të madhe.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Fillojnë provat klinike për trajtimin e Covid-19 me hidroksiklorokuinë

Publikuar

-

Nga

Punonjësit e kujdesit shëndetësor në spitalet britanike do të jenë pjesëmarrësit e parë në një studim global të testimit të ilaçeve kundër malarias, klorokuinës dhe hidroksiklorokuinës për të parë nëse ato mund të përdoren për trajtimin ose parandalimin e Covid-19.

Studimi i udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit, duke filluar nga e enjtja, do të testojë mbi 40,000 punonjës të kujdesit shëndetësorë në Evropë, Afrikë, Azi dhe Amerikën e Jugut, duke bërë testime në 25 qendra vetëm në Britani, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor që nuk janë infektuar me Covid-19 i plotësojnë kushtet për të marrë pjesë në studimin “COPCOV”.

Punonjësve të kujdesit shëndetësor në Britani do t’u jepet hidroksiklorokuinë ose një placebo për tre muaj, ndërsa atyre në Azi, do t’u jepet klorokuinë ose një placebo.

Interesimi për ilaçin u intensifikua pasi Presidenti Donald Trump filloi të fliste për dobinë e tij në konferencat për shtyp në prill. Në fillim të kësaj jave Presidenti Trump njoftoi se po merrte hidroksiklorokuinë si ilaç parandalues kundër Covid-19.

Megjithëse Administrata amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve ka miratuar përdorimin e kufizuar të ilaçit nëpër spitale për të trajtuar pacientët me Covid-19, ajo nuk e ka miratuar përdorimin e tij jo klinik “për shkak të rrezikut të problemeve të ritmit të rrahjeve të zemrës”, thuhet në një deklaratë të organizatës.

LEXO EDHE:  Konfirmohet me Covid-19 pronari i një restoranti në Elbasan

Ndërsa provat laboratorike kanë dhënë shpresë për ilaçin, rezultatet janë jokonkluzive, duke shkaktuar krijimin e një studimi ndërkombëtar, të bazuar në një ilaç të vërtetë dhe një placebo (ilaç pa efekt).

“Ne me të vërtetë nuk e dimë nëse klorokuina ose hidroksiklorokuina është e dobishme apo e dëmshme në trajtimin e Covid-19”, tha Nicholas White, profesor i Universitetit të Oksfordit dhe bashkë-drejtues i studimit.

Interesi për një trajtim parandalues po rritet ndërsa përpjekja për prodhimin e një vaksine vazhdon.

Martin Llewelyn është profesor në Shkollën e Mjekësisë Brighton dhe Sussex dhe po udhëheq studimin me zotin White.

“Një vaksinë e disponueshme, e sigurt dhe e efektshme mund të jetë shumë largë”, tha profesor Llewelyn. “Nëse ilaçet e toleruara mirë si klorokuina dhe hidroksiklorokuina mund të zvogëlojnë shanset për t’u prekur me Covid-19, kjo do të ishte tepër e vlefshme”, shtoi ai./VOA

LEXO TE PLOTE