Connect with Us

Ofertë 30 milionë euro, klubi i Serisë A hidhet në sulm për Rashicën

Sport

Ofertë 30 milionë euro, klubi i Serisë A hidhet në sulm për Rashicën

Publikuar

-

E ardhmja e Rashicës është e sigurt që do të jetë larg Verder Bremenit sezonin e ardhshëm, ndërsa pritet vetëm zgjedhja e skuadrës së re. Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer me fanellën e klubit gjerman, që është me një këmbë në Bundesligën 2, ndërsa ambiciet e futbollistit dardan janë për të luajtur në Kupat e Europës. Lajpcig është vënë në gjurmët e Milot Rashicës, por problemi qendron te shifra e ofruar për shërbimet e tij, që nuk bind Verder Bremenin.

Ndërkohë arkat e këtyre të fundit duket se mund t’i kënaqë shuma që Napoli do të dorëzojë në tryezë. Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, skuadra napoletane është e gatshme të paguajë 30 milionë euro për Rashicën, shifër kjo që është pranë asaj që Bremen kërkon, 38 milionë euro. Por megjithëse Napoli është një klub i madh, të kaltrit e Gatuzos janë larg Champions League vitin e ardhshëm dhe kjo ndoshta nuk do të bundë lojtarin shqiptar, që dëshiron të provojë ndjesinë e të luajturit në trofeun më prestigjoz.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

E BUJSHME/ Një tjetër futbollist shqiptar i bashkohet Fenerbahçes

Publikuar

-

Nga

Mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, është një objektiv i gjigantit turk, Fenerbahce. Lojtari që është në pronësi të Huddersfield, po luan si huazim në Turqi të Kasimpasa, ku ka bërë gjashtë paraqitje që pas transferimit në janar.

Takwim.com pretendon se Fenerbahce janë të interesuar për Hadërgjonajn, i cili është nën kontratë me Huddersfield deri në vitin 2021.

Te Fenerbahce, Hadërgjonaj do të zëvendësonte ish mbrojtësin e Juventusit, Mauricio Isla, që do të largohet në fund të sezonit. Pjesë e Fenerbahces është edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili mund të ndihmojë në këtë transferim. Gjatë karrierës së tij, Hadërgjonaj ka veshur edhe fanellën e Inglostadt dhe Young Boys

LEXO TE PLOTE

Sport

Situata kaotike te Vllaznia, Voltona Ademi befason me reagimin

Publikuar

-

Nga

Vllaznia po kalon një situatë të vështirë, për shkak të burokracive. Futbollit e klubit shkodran nuk paguhen që prej muajit janar dhe ata kanë protestuar këto ditë, duke mos pranuar të stërviten. Një ditë më parë lojtarët patën një bisedë me administratorin Suad Lici.

Gjendja e vështirë e klubit nuk ka kaluar pa vëmendjen e kryebashkiakes Voltana Ademi, e cila i ka bërë thirrje Këshillit Bashkiak për ta zgjidhur sa më parë këtë çështje, pasi kështu do i bënin shumë dëm ecurisë së ekipit kuqeblu në kampionat.

REAGIMI I ADEMIT – “Bashkia e Shkodrës ka miratuar Buxhetin për vitin 2020 për “Klubin e Futbollit Vllaznia sh.a”, që në dhjetor të vitit 2019. Jemi në fund të muajit maj 2020 dhe këshilli bashkiak akoma nuk ka shqyrtuar dhe miratuar pasqyrat financiare të “KF Vllaznia sh.a”, duke bllokuar vijimësinë e pagesave që nga muaji shkurt dhe deri në këtë moment që jemi, 22 maj 2020.

Në muajin shkurt ka patur një përpjekje nga ana juaj për zhbllokimin e situatës te “KF Vllaznia sh.a”, por vetëm aq. Në momentin që flasim, futbollistët, stafi tekniko- sportiv, trajnerët e Akademisë dhe punëtorët e terreneve sportive, nuk kanë mundur të marrin pagat e tyre.

E gjithë kjo ka krijuar një situatë të rëndë që rrezikon të ketë impakt edhe në pjesën sportive, të rezultateve dhe objektivave për të gjitha ekipet e “KF Vllaznia sh.a”, në kompeticionet ku marrin pjesë. Dua të vazhdoj të besoj që nuk ka ndonjë keqdashje në këtë zvarritje që po i bëhet zhbllokimit të financimit të punës së sportistëve dhe stafit të KF Vllaznia sh.a.

Në këto kushte, kërkoj nga ana juaj, me urgjencë dhe pa vonesa, shqyrtimin dhe miratimin e pasqyrave financiare, në një mbledhje të thirrur nga Administratori i K.F Vllaznia, për t’i hapur rrugën vijimin në normalitet të punës tek klubi kuqeblu, i cili siç edhe klubet e tjera, kanë kaluar jo pak probleme edhe për shkak të pandemisë dhe Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore.

Siç jeni në dijeni, sezoni futbollistik rifillon me 3 qershor ndërsa ekipet kanë nisur stërvitjen. Kësisoj, si Kryetare e Bashkisë Shkodër, duke përcjellë zërin e sportistëve dhe tifozerisë, kërkoj reagimin me përgjegjësi nga ana juaj”, shkruan Ademi në faqen e saj zyrtare në “Facebook”

LEXO TE PLOTE

Sport

Klubet e Superligës injorojnë qeverinë, caktojnë 2 ndeshje miqësore

Publikuar

-

Nga

Pas më shumë se 2 muajve nga ndalja e futbollit në vend, klubet kanë rinisur përgatitjet për datën 3 qershor, atëherë kur sipas FSHF-së do të rinisë gara. Edhe pse ende nuk është konfirmuar kjo nga ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria shqiptare, klubet po mendojnë për përgatitjet e radhës, teksa në fundjavë janë programuar edhe ndeshje miqësore.

Kukësi i drejtuar nga Orges Shehi do të ndeshet me Turbinën në “Nexhip Trungu” të Cërrikut (17:00), aty ku verilindorët po zhvillojnë përgatitjet. Edhe Teuta do të zhvillojë testin e parë miqësor këtë fundjavë, teksa në Durrës do të presë Egnatian. Edhe pse klubet kanë njoftuar miqësoret duke respektuar protokollin sanitar, ende nuk kanë marrë “bekimin” e Qeverisë për këto ndeshje.

   

LEXO TE PLOTE