Connect with Us

“Nuk mund të bëj fëmijë”/ Aktorja e njohur bën rrëfimin prekës: Zoti më krijoi kështu

Showbizz

“Nuk mund të bëj fëmijë”/ Aktorja e njohur bën rrëfimin prekës: Zoti më krijoi kështu

Publikuar

-

Aktorja Larissa Gacemer ka bërë një rrëfim shumë prekës rreth jetës së saj private. Ajo i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të fansave për arsyen pse nuk bën fëmijë.

Larissa e cila është nga Brazili, por jeton në Stamboll dhe njihet nga rolet e saj në serialet turke, tregoi në një video të postuar në Instagram se ajo nuk mund të bëjë fëmijë dhe e ka pranuar këtë fakt.

Aktorja i kërkoi fansave mos t’i bëjnë më pyetje të tilla sepse ajo është e lumtur dhe bashkëshorti i saj gjithashtu.

“E kuptoj që shumë prej jush e thoni me qëllim të mirë, por kanë filluar komente negative dhe pa respekt që pyesin “Pse nuk bëni fëmijë?”. Unë nuk bëj fëmijë. Unë dhe Burak e kemi provuar vite më parë, por nuk ndodhi”, tha ajo.

“Burak më ka pranuar kështu si jam. Edhe unë e kam pranuar veten. Zoti më ka krijuar kështu”-tha Larissa.

Aktorja u mbështet gjerësisht nga fansat për deklaratën e saj. Ajo bëri edhe një postim tjetër ku u shpreh: “Nuk e postova videon për t’ju mërzitur. Ju lutem mos u shqetësoni. E postova për të ndërgjegjësuar njerëzit që të mos flasin pa ditur diçka”.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Robert Berisha thotë hapur pretendimin e tij: “S’ka koronavirus”

Publikuar

-

Nga

Këngëtari Robert Berisha është një ndër personazhet që komentohet shpesh për deklaratat e tij në mediat rozë

Ditën e sotme ai ka thënë mendimin e tij për koronavirusin e cila është kryefjala që prej më shumë se dy muajsh.

Nëpërmjet kësaj videoje, Roberti ka habitur disi me deklaratën e tij duke pretenduar se në fakt virusi nuk ekziston dhe nuk ka ekzistuar ndonjëherë.

LEXO EDHE:  Diellza Kolgeci sapo e zbuloi gjininë e fëmijës si VIP-at botërorë!

LEXO EDHE:  Si i duket Bota një fëmije??!

“S’ka koronavirus, as s’ka pas kurrë.Çohuni more shkojmë në Ulqin”, shkruan Roberti në postim./ CNA.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Robert Berisha (@robertberishaofficial) on

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-A ju kujtohet “Gymysh”? / Nuk do ta besoni se sa ka ndryshuar aktorja e famshme turke

Publikuar

-

Nga

Me siguri e mbani mend Songyl Odenin ku luante rolin e “Gymysh” ne serialin me te njejtin titull.

Duke qenë se kanë kaluar vite që nga transmetimi i këtij seriali, me siguri jeni kurioz çfarë ka ndodhur me Gymyshin.

Aktoren turke nuk do ta njihni me pamjen e re pasi së fundmi ajo ka prerë flokët shkurt fare. Songul Oden e njohur per rolin e saj si Gymysh i ka habitur fansat me pamjen e re, por ajo vetë është shumë e kënaqur.

LEXO EDHE:  Kemali është ndarë nga bashkëshortja?/ Reagon aktorja

Aktorja 40-vjeçare së fundmi përfundoi xhirimet e një seriali e nuk e ka bërë ende të ditur nëse do të rikthehet me ndonjë serial të ri.

Sa i përket jetës private Jasemin ka deklaruar se është në një lidhje.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Këndojnë për lakuriqësinë, tradhtinë”/ Lana Del Rey “kryqëzohet” nga fansat, sqaron njëherë e mirë deklaratën e saj

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja e njohur Lana Del Rey është vendosur në shënjestër të fansave pas deklaratës së saj të fundit përsa i përket këngëtareve si Beyonce apo Ariana Grande.

Në një deklaratë të saj ajo shprehet se ato i këndojnë lakuriqësisë dhe të qënit seksi dhe kjo ka shkaktuar shumë reagime nga fansat.

“Tani që Ariana, Camila, Cardi B, Nicki Minaj, Kehlani dhe Beyonce kanë kënduar mjaftueshëm këngë për të qenurit seksi, për lakuriqësinë, tradhtinë, etj. a mund të kthehem e t’i këndoj mishërimit, të qenurit i bukur, i dashuruar edhe kur lidhja nuk është perfekte? A mund të këndoj çfarë të dua pa u kryqëzuar? Jam e lodhur nga shkrimtare femra apo këngëtare që thonë se unë i jap “shkëlqim abuzimit”? Kur në fakt, unë jam thjesht një këngëtare që i këndoj realitetit dhe ajo çfarë shoh rreth e rrotull janë marrëdhënie emocionalisht abuzive kudo nëpër botë.”- u shpreh Lana.

Pas kësaj fansat e këngëtareve nisën me memet dhe e kritikuan ashpër Lanën për këtë saqë ajo u detyrua të sqaronte njëherë e mirë të gjithë deklaratën e saj.

LEXO EDHE:  Çifti i aktorëve Chad dhe Sarah do të bëhen me vajzë

“Të jemi të qartë, unë e di që ju doni t’i ngatërroni pak gjërat. Unë këto artiste i dua shumë dhe i njoh, prandaj dhe i përmenda. Unë thjesht thashë që do të doja të kisha të njëjtën liri shprehjeje pa patur paragjykime histerike. Dhe meqë ra fjala, këngëtaret që përmenda janë të preferuarat e mia, por meqë doni të gjeni diçka patjetër, po ju them që kjo s’e ndryshon faktin që unë nuk ka patur të njëjtën mundësi për të shprehur veten dhe çfarë ndjej pa u cënuar. Nëse doni ta lidhni diçka të tillë me racizmin, ky është problemi juaj, por jo ajo çfarë unë thashë”, ka thënë Landa Del Rey.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE