Connect with Us

“Një lojë e vogël për të rritur temperaturat”/ Patozi tregon “prapaskenat” e shembjes së Teatrit

Politikë

“Një lojë e vogël për të rritur temperaturat”/ Patozi tregon “prapaskenat” e shembjes së Teatrit

Publikuar

-

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi thotë se shembja e godinës së Teatrit Kombëtar është një lojë e vogël për të tensionuar situatën politike.

Sipas tij, durimi i Ramës për prishjen e Teatrit, mund të shtyhej edhe një muaj ashtu siç u shty për 20 vite me radhë.

“Ajo që ndodhi tek godina që u shemb është një lojë e vogël.
Mund të ketë shërbyer si një provokim për të tënsionuar situatën poltike, për të ngritur temperaturën e politikës. Durimi i Ramës mund të shtyhej edhe 1 muaj siç  u shty 20 vite për ta prishur Teatrin, ndërkohë që palët ishin ulur në një tryezë për Reformën Zgjedhore.
Ndërhyrja në një moment aspak të përshtatshëm, në kulim e pandemisë, rriti temperaturat.
Sa herë temperaturat rriten, vendimet nuk mund të jenë të drejta. Shembja e teatrit ka qenë pjesë e një strategjie” , thotë Patozi në Top Talk./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nis turin në Shqipëri/ Tubimi zhvendoset në Durrës

Publikuar

-

Nga

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pritet të zhvillojë sot një tubim sensibilizues për situatën e krijuar pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Aleanca fton qytetarët e Durrësit të firmosin peticionin për rindërtimin e godinës së re njësoj si ajo e shembur, ndërsa mbështetje kanë edhe nga forumet e Partisë Demokratike.

Aleanca do të rikthehet në Tiranë për të mbajtur një tubim në orën 19:30. Ndërkohë ende nuk dihet se cili është plani për tubimin e pasdites së sotme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rikthmi i opozitës në tryezën e ‘Zgjedhores’/ Hajdari i përgjigjet Bashës

Publikuar

-

Nga

Deputetja e Rudina Hajdari ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha i cili tha se opozita nuk do ta braktisë tryezën për Reformën Zgjedhore.

Hajdari shkruan se e vlerëson faktin që Basha dëshiron të mbyllë Reformën Zgjedhore.

“E vlerësoj që Lulzim Basha dëshiron të mbyllë Reformën Zgjedhore. Shkëlqyeshëm që ai kthehet në tryezë, por gjithashtu pranon të gjejë një konsensus për ndryshimin e sistemit në mënyrë që tabela të mund të japë.”-shkruan Hajdari në Tëitter teksa shpërndan postimin e ambasadores Yuri Kim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Zbutet” Kryemadhi/ Reforma Zgjedhore, prioriteti ynë

Publikuar

-

Nga

Pas deklaratës së kreut të PD-së, Lulzim Basha i cili shprehur angazhimin e opozitës për të përfunduar Reformën Zgjedhore, ka ardhur një reagim edhe nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan se “LSI nuk ka asnjë qëndrim të ndryshëm nga qëndrimi që ka bërë të njohur në emër të Opozitës së Bashkuar kryetari i PD-së zoti Lulzim Basha.”

Më tej, ajo thekson se “Përmbushja e të gjitha detyrimeve ndaj reformës zgjedhore ka qenë dhe mbetet prioriteti im si Kryetare e LSI-së, ndaj do të vazhdoj të bëj të gjithë presionin e nevojshëm, që ajo të realizohet me konsensus dhe sa më parë, si kusht i rëndësishëm për të rikthyer legjitimitetin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë.”.

LEXO EDHE:  Socialistët në bazë shpërthejnë kundër LSI/ Ankesa Ramës se kanë zënë gjithë vendet e punës

LEXO EDHE:  Shembja e Teatrit/ Manjani-Ramës: Arrogant, harrakat, zëdhënës i barbarisë

Por, gjithashtu Kryemadhi nuk lë pa përmendur edhe çështjen e Teatrit Kombëatr, shembjen e të cilit e cilëson të paligjshëm.

“Shembja e paligjshme e Teatrit Kombëtar dhe përdorimi i dhunës policore mbi artistët, mbi gazetarët, mbi veprimtarët e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e opozitës, është provokimi i rradhës së Edi Ramës ndaj opozitës dhe qytetarëve shqiptarë, i cili edhe në sallën e Kuvendit vazhdoi me të njejtën gjuhë fyese dhe provokative, për të na detyruar të largohemi nga tryeza e reformës zgjedhore.

Por pavarësisht dhunës policore, pavarësisht gjuhës fyese, provokuese dhe urrejtjes së Edi Ramës, e ritheksoj edhe një herë se ne jemi të vendosur të realizojmë reformën zgjedhore dhe largimin përfundimtar të tij nga pushteti, si kusht për rikthimin e demokracisë në vend.”-përfundon postimin Monika Kryemadhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE