Connect with Us

Klubet e Superligës injorojnë qeverinë, caktojnë 2 ndeshje miqësore

Sport

Klubet e Superligës injorojnë qeverinë, caktojnë 2 ndeshje miqësore

Publikuar

-

Pas më shumë se 2 muajve nga ndalja e futbollit në vend, klubet kanë rinisur përgatitjet për datën 3 qershor, atëherë kur sipas FSHF-së do të rinisë gara. Edhe pse ende nuk është konfirmuar kjo nga ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria shqiptare, klubet po mendojnë për përgatitjet e radhës, teksa në fundjavë janë programuar edhe ndeshje miqësore.

Kukësi i drejtuar nga Orges Shehi do të ndeshet me Turbinën në “Nexhip Trungu” të Cërrikut (17:00), aty ku verilindorët po zhvillojnë përgatitjet. Edhe Teuta do të zhvillojë testin e parë miqësor këtë fundjavë, teksa në Durrës do të presë Egnatian. Edhe pse klubet kanë njoftuar miqësoret duke respektuar protokollin sanitar, ende nuk kanë marrë “bekimin” e Qeverisë për këto ndeshje.

   

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Qëndroi 6 ditë në koma prej Koronavirusit, rrëfimi tronditës i ish-trajnerit të Dinamos: Shihja gjëra të shëmtuara…

Publikuar

-

Nga

Luis Manuel Blanko ka arritur që të shpëtojë mrekullisht nga pandemia e Koronavirusit, pas luftës që ka bërë me të. Kështu u fitua ndeshja më e rëndësishme e jetës së tij, ndërsa për shumë ditë ka qenë në spital dhe në gjendje kome.

Megjithëse po e respektonte karantinën në maksimum, por sërish nuk ka arritur që të evitojë marrjen e COVID-19. Trajneri që më herët ka drejtuar edhe Dinamon, ka bërë një rrëfim të gjatë dhe shokues për mënyrën sesi e ka përjetuar të gjithën këtë. Megjithëse në Ballkan dhe Shqipëri nuk jemi në kufijtë e një pandemie, pasi numrat e të infektuarëve kanë qenë shumë të vogla, duhet thënë se përshkrimi i Luis Manuel Blanko nuk i lë shumë vend një diskutimi që mund të hapet për “seriozitetin” e këtij virusi dhe sesa është “fryrë mediatikisht”.

“Po e bëja karantinën në përsosmëri. Kam shkuar vetëm dy herë në supermarket, njëherë në javë. Nuk e di se nga erdhi, asnjë lojtar, anëtar i stafit teknik apo drejtues nuk e mori Koronavirusin, vetëm unë.

Fillova të kem ethe, duke menduar se mund të jetë grip i lehtë me dhimbje fyti. Pastaj drejtori sportiv më tha që ta bëj një provë në Gjibraltar. E bëra një të martën por donte shumë kohë për të mësuar rezultatin, tre ditë. Atë natë kam qenë me 39 e gjysmë me temperaturë.

Të nesërmen në mëngjes nuk mund të ngrihesha, sepse nëse do ta bëja, nuk mbushesha dot me frymë. Në spital ata bënë një tjetër provë që ishte më e shpejtë, që doli për 20 minuta. Më çuan në një dhomë tjetër të izoluar dhe pastaj nuk mbaj mend asgjë tjetër. Unë tashmë isha në gjendje kome, kalova gjashtë ditë si këto.

Ato gjashtë ditë më kanë marrë rreth 10-12 kile. Luftova me të që të mos më vriste, të them kështu, pasi nuk ka as vaksinë dhe as antibiotik. Ndihma që mjekët bëjnë në kujdes intensiv është që ju të keni oksigjen për të luftuar me virusin. Nëse je fizikisht mirë, e rreh me siguri.

Nëse nuk je mirë dhe ke një sëmundje tjetër, është një gabim që të merr jetën. Kur u zgjova pashë infermierët duke vallëzuar. Nuk i pashë kurrë në fytyrë se ishin të mbuluar. Pastaj për gjendjen kome ku ndodhesha, isha natyrisht i pandërgjegjshëm dhe ëndërroja gjëra shumë të shëmtuara. Njerëz që i’u thërrisnin, njerëz të moshuar që donin të mbanin duart tuaja. Pastaj u zgjova për një arsye, por kurrë nuk e kam thënë atë dhe duhet të flas me familjen time për këtë gjë. Ishte një ndjenjë e tipit: “As i vdekur dhe as i gjallë”. Kur e kuptova që u zgjova, gjithçka mund të bëja ishte të qaja”, tha Blanko.

LEXO TE PLOTE

Sport

Kaos në futbollin anglez, 10 klube të njohura mund të falimentojnë brenda disa javësh

Publikuar

-

Nga

Dhjetë klube në Ligën e Parë dhe Ligën e Dytë të Anglisë kanë nevojë për ndihmë urgjente dhe të konsiderueshme nga shteti, përndryshe do të falimentojnë brenda disa javësh, sipas medieve në ishull.

Kjo është paralajmëruar nga deputeti Damien Collins dhe bashkëpronari i Sunderland, Charlie Metwen. Collins tha para medieve se gjenda e klubeve në Ligën e Parë dhe Ligën e Dytë të Anglisë nuk ka qenë e mirë as para krizës së COVID-19, dhe kjo krizë vetëm ka renduar gjendjen e tyre.

Ai bëri thirrje qeverisë britanike të sigurojnë paketën financiare për klubet, pasi disa prej tyre mund të falimentojnë në qershor dhe të zhduken nga harta e futbollit.

Kujtojmë se në Ligën e Parë të Anglisë, e njohur si divizioni i tretë për nga renditja, garojnë skuadra të njohura që në të kaluarën kanë qenë pjesë e Premierligës, si Portsmouth, Sunderland, Ipswich Town dhe Bolton.

LEXO TE PLOTE

Sport

Ish-trajneri i Interit u nda nga jeta, Manaj dhe De Biazi me dedikim prekës

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme ka ndërruar jetë një nga personalitetet më të shquar të futbollit italian dhe europian. Luixhi Simoni është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare, pas disa muajsh i shtruar në spital për shkak të një goditje në tru, të pësuar që në vitin e kaluar. Simoni është ish-lojtar, trajner dhe president. Gjatë karrierës së tij si futbollist, ai është aktivizuar me skuadrat e Juventusit, Napolit dhe Torinos.

Karrierën si trajner e nisi te Xhenoa, për të drejtuar më pas skuadra të shquara në Itali, përfshirë edhe Napolin e Interin. Me zikaltërit ai arriti të fitojë edhe një Kupë Uefa në vitin 1998. Deri në vitin 2015 ai ishte presidenti i Kremonezes, ku pjesë të skuadrës kishte edhe Rei Manajn, të cilin më pas ia shiti Interit. Sulmuesi i Barcelonës ka shprehur hidhërimin e tij në rrjetet sociale, duke thurur disa fjalë për ish-presidentin e tij.

“I dashur president, sot është një ditë shumë e errët për të gjithë dashamirësit e tu. Dua të të falënderoj për gjithçka ke bërë për mua. Ti gjithmonë më prite si djalin tënd dhe provove të më ndihmoje. Jam krenar që kisha një udhërrëfyes si ty, i respektueshëm, inteligjent. Tani nuk mund të gjej fjalët e duhura, më fal president. Faleminderit dhe faleminderit përsëri”,-shkruan Rei.

Një tjetër figurë e shquar e futbollit tonë, por edhe atij italian, Xhani De Biazi ka treguar ndjenjat e tij të errëta pas ndarjes nga jeta të ish-trajnerit të tij.

“I dashur Xhixhi, ke qenë dhe do të jesh gjithmonë një person i veçantë, për mua dhe për shumë djem që në Breshia me ty janë bërë “burra”, ashtu siç të pëlqente të na përcaktosh ne djemve me kokën mbi supet e tyre. Faleminderit që na udhëzove në Serie A, për të besuar tek ne edhe në kohë vështirësie. Ende sot i ruaj si thesar mësimet e tua të çmuara, për ndihmën që më dhe për të përdorur cilësitë e mia.

Asnjëherë nuk është koha të ndahemi, sidomos nëse të ikën një person për të cilin ke mbetur i dashur, edhe pas 40 vitesh, të cilin ende e do si një baba i dytë! U prefsh në paqe Xhixhi”,-shkruan ish-trajneri i kombëtares sonë.

LEXO TE PLOTE