LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-trajneri i Interit u nda nga jeta, Manaj dhe De Biazi me dedikim prekës

22 Maj 2020, 15:52, Sport CNA
Ish-trajneri i Interit u nda nga jeta, Manaj dhe De Biazi me dedikim prekës

Ditën e sotme ka ndërruar jetë një nga personalitetet më të shquar të futbollit italian dhe europian. Luixhi Simoni është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare, pas disa muajsh i shtruar në spital për shkak të një goditje në tru, të pësuar që në vitin e kaluar. Simoni është ish-lojtar, trajner dhe president. Gjatë karrierës së tij si futbollist, ai është aktivizuar me skuadrat e Juventusit, Napolit dhe Torinos.

Karrierën si trajner e nisi te Xhenoa, për të drejtuar më pas skuadra të shquara në Itali, përfshirë edhe Napolin e Interin. Me zikaltërit ai arriti të fitojë edhe një Kupë Uefa në vitin 1998. Deri në vitin 2015 ai ishte presidenti i Kremonezes, ku pjesë të skuadrës kishte edhe Rei Manajn, të cilin më pas ia shiti Interit. Sulmuesi i Barcelonës ka shprehur hidhërimin e tij në rrjetet sociale, duke thurur disa fjalë për ish-presidentin e tij.

?I dashur president, sot është një ditë shumë e errët për të gjithë dashamirësit e tu. Dua të të falënderoj për gjithçka ke bërë për mua. Ti gjithmonë më prite si djalin tënd dhe provove të më ndihmoje. Jam krenar që kisha një udhërrëfyes si ty, i respektueshëm, inteligjent. Tani nuk mund të gjej fjalët e duhura, më fal president. Faleminderit dhe faleminderit përsëri?,-shkruan Rei.

Një tjetër figurë e shquar e futbollit tonë, por edhe atij italian, Xhani De Biazi ka treguar ndjenjat e tij të errëta pas ndarjes nga jeta të ish-trajnerit të tij.

?I dashur Xhixhi, ke qenë dhe do të jesh gjithmonë një person i veçantë, për mua dhe për shumë djem që në Breshia me ty janë bërë ?burra?, ashtu siç të pëlqente të na përcaktosh ne djemve me kokën mbi supet e tyre. Faleminderit që na udhëzove në Serie A, për të besuar tek ne edhe në kohë vështirësie. Ende sot i ruaj si thesar mësimet e tua të çmuara, për ndihmën që më dhe për të përdorur cilësitë e mia.

Asnjëherë nuk është koha të ndahemi, sidomos nëse të ikën një person për të cilin ke mbetur i dashur, edhe pas 40 vitesh, të cilin ende e do si një baba i dytë! U prefsh në paqe Xhixhi?,-shkruan ish-trajneri i kombëtares sonë.

Lajmet e fundit nga