Politikë
Ilir Demalia: Ylli Ndroqi ndryshoi emrin

Ditën e djeshme, CNA.al publikoi dokumentet e gjendjes Civile, ku vërtetohej ndryshimi i emrit të pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi.
Sipas dokumentit të gjendjes civile, të publikuar ditën e djeshme nga CNA.al, të cilën mund ta lexoni këtu, shihet se regjistri i të dhënave familjare në njësinë dy është shkatërruar. Sipas fotos të mëposhtme kjo ka ndodhur në 20 tetor të vitit 2006, ku punonjëset e zyrës kanë mbajtur dhe një proces verbal. Boja mbi regjistër duket qartë që më shumë se “aksident”, duket si boje e derdhur dhe e fshirë mbi dokument.
Në 30 prill të vitit 1993, fillimisht është ndryshuar mbiemri nga Pasmaçiu në Ndroqi duke marrë mbiemrin e fshatit të tij. Po në këtë regjistër figuron se në datën 23 janar të vitit 1997, është ndryshuar dhe emrin nga Xhemail në Ylli.
Nga të dhënat që dalin nga gazeta turke Hyrriet, rezulton se shtetasi Xhemalil Pasmaçiu është një person i arrestuar dhe dënuar për trafik droge në Turqi. (kliko këtu)
Por, faktet e publikuara nga CNA.al vërtetohen tashmë edhe nga gazetari i Ora News, Ilir Demalia.
Nga SHBA gazetari Demalia, ka pranuar publikisht ndryshimin e emrit nga pronari i Ora News dhe po ashtu edhe ngjarjen e ndodhur në vitin 1999. Ai ka shkruar në rrjetet sociale, po ashtu edhe në faqen e Ora News, se “Përsa i përket ndërrimit të emrit të pronarit, që është një e drejtë e çdo qytetari, sipas regjistrit të gjendjes civile, kjo gjë është bërë në vitin 1993 kur ka qenë kryetar bashkie Bert Brojka. Kur duan ta lidhin këtë me ngjarjen e ndodhur në Turqi në 98-99 nuk bën sens sepse Ylli Ndroqi nuk ishte Nostrudamus që të parashikonte se çdo ti ndodhte në 1999.”
Fakti që kjo shkruhet nga vetë gazetari i Ora News, e bën më të vërtetë se kurrë faktin se Ylli Ndroqi është Xhemail Pasmaçiu./ CNA.al
BOOM-Ylli Ndroqi trafikanti i drogës Xhemail Pasmaçiu/ Dokumentet e gjendjes civile
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

Video-Meta largon eskortat/ Vizitë misterioze në një banesë në Vlorë
Duke qenë se zgjedhjet po afrojnë dhe sondazhet treguan se LSI po shkon drejt shkrirjes, presidenti Ilir Meta është vënë në lëvizje për të shpëtuar...