Connect with Us

I vëllai u arrestua për trafik droge/ PD kërkon dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë Fushë –Arrëz

Politikë

I vëllai u arrestua për trafik droge/ PD kërkon dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë Fushë –Arrëz

Publikuar

-

Partia Demokratike Dega Pukë ka reaguar lidhur me arrestimin e vëllait të kryetarit të Bashkisë Fushë –Arrez, Fran Tuci, me akuzën për kultivim dhe trafik droge.

Partia Demokratike Dega Pukë, në emërin e gjithë strukturave të saj i kërkon kryetarit të emëruar me 30 Qershor, 2019 Fran Tuci të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz si detyrim moral e ligjor ndaj bonorëve të kësaj zone.

“Partia Demokratike Dega Pukë po ndjek me interes të lartë zhvillimet e ditëve të fundit në qytetin Fushë-Arrëz, ku është arrestuar
Albert (Arben) Tuci ,vëllai i kryetarit të Bashkisë Fushë -Arrez z.Fran Tuci, me akuzën për kultivim dhe trafik droge.
Ky lajm tronditi mbarë opinionin qytetar të ketij komuniteti edhe më gjerë. Tashmë është e qartë se Partia Socialiste dhe përfaqësuesit e tyre në institucione të vetmen alternativë që ju afrojnë qytetarëve është lidhja me krimin, trafiqet etj.
Rilindja i ka promovuar dhe dhënë pushtet të pakufizuar këtyre individëve me rekorde kriminale, ku sipas raportimit në medja janë raste të përsëritura të aktivitetit të tyre.
Në këto kushte, Partia Demokratike Dega Pukë, në emërin e gjithë strukturave të saj i kërkon kryetarit të emëruar me 30 Qershor 2019 z.Fran Tuci të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz si detyrim moral e ligjor ndaj bonorëve të kësaj zone.
Qytetarët e Bashkisë Fushë-Arrëz e presin një akt të tillë nga kryetari i tyre.
Dorëheqja nga posti i kryetarit është domosdoshmëri që ky komunitet të mos mbahet “peng” nga rilindja e kriminalizuar”, thuhet në reagimin e PD./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Budina thirrje nga Durrësi/ Të rrëzojmë qeverinë, Presidenti do shpërndajë Parlamentin!

Publikuar

-

Nga

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po zhvillon një tubim sensibilizues për situatën e krijuar pas shembjes së Teatrit Kombëtar përpara Pallatit të Kulturës në Durrës

Regjisori Edmond Budina u ka bërë thirrje qytetarëve të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë që të ngrihen për të rrëzuar qeverinë, sepse ajo sipas tij po përpiqet të përçajë popullin.
Budina ka thënë përpara durrsakëve se Parlamenti është i paligjshëm, ndaj nëse qytetarët ngrihen në protesta Presidenti do ta shpërndajë atë.

“Në 17 maj u vra demokracia, u vendos diktatura e mafies, prandaj ne jemi këtu, të protestojmë dhe ta përmbysim këtë klikë antikombëtare. A e kuptoni, ata vranë kujtesën kombëtare. Shikoni çfarë kanë bërë me Durrësin, e kanë betonizuar. E kanë shkatërruar kujtesën arkeologjike të këtij qyteti. Ne të gjithë duhet të ngrihemi, të protestojmë dhe ta largojmë këtë bandë. Ky parlament është i paligjshëm, duhet të shpërndahet sa më parë. Presidenti e tha, nëse populli do të ngrihet i gjithi ai do ta shpërndajë parlamentin. Prandaj mos kini frikë, ngrini kokën. Ata përpiqen me çdo mënyrë dhe kusht që të futin përçarje mes popullit. Të ngrihemi dhe ta përmbysim këtë klikë”, u shpreh regjisori Edmond Budina nga Durrësi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Yuri Kim mesazh të koduar Ramës”/ Patozi: Intuita e ambasadores për t’i dalë të keqes para

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar deklaratat e ambasadores së SHBA, Yuri Kim për një marrëveshje të fshehtë për Reformën në Drejtësi.

Sipas Patozit, është një lajm i mirë përfshirja e plotë e ambasadores në zhvillimet politike në Shqipëri.
Patozi sqaron se mesazhi saj është një mesazh i koduar drejtuar kryeministrit Edi Rama.

“Mesashet e saj do t’i ndaj në dy pjesë, mesazhi i parë që ishte dje mendoj se i drejtohej Ramës.Ishte një mesazh i koduar për Ramën sepse kam përshtypjen se ambasadorja e ka të qartë që Meta po edhe PD ndoshta pak më e ndrojtur e thonë hapur që janë të pakënaqur me Reformën në Drejtësi.
Opozita e ka të pamundur të bëjë marrëveshje dhe të ndikojë në hapat e metëjshëm të Reformës, kurse Rama ka shumicën e instrumentave. Ka qenë një informacion i ambasadores ose një intuitë e saj për t’i dalë të keqes para”, thotë Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Një lojë e vogël për të rritur temperaturat”/ Patozi tregon “prapaskenat” e shembjes së Teatrit

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi thotë se shembja e godinës së Teatrit Kombëtar është një lojë e vogël për të tensionuar situatën politike.

Sipas tij, durimi i Ramës për prishjen e Teatrit, mund të shtyhej edhe një muaj ashtu siç u shty për 20 vite me radhë.

“Ajo që ndodhi tek godina që u shemb është një lojë e vogël.
Mund të ketë shërbyer si një provokim për të tënsionuar situatën poltike, për të ngritur temperaturën e politikës. Durimi i Ramës mund të shtyhej edhe 1 muaj siç  u shty 20 vite për ta prishur Teatrin, ndërkohë që palët ishin ulur në një tryezë për Reformën Zgjedhore.
Ndërhyrja në një moment aspak të përshtatshëm, në kulim e pandemisë, rriti temperaturat.
Sa herë temperaturat rriten, vendimet nuk mund të jenë të drejta. Shembja e teatrit ka qenë pjesë e një strategjie” , thotë Patozi në Top Talk./CNA.al

LEXO TE PLOTE