LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Horoskopi sipas astrologut italian/ Puna dhe dashuria në fokus

22 Maj 2020, 07:50, Horoskopi CNA
Horoskopi sipas astrologut italian/ Puna dhe dashuria në fokus

Ditën e sotme ju do të rifitoni forcën dhe dëshirën për të dashuruar sërish. Duhet të zëvendësoni kohën e humbur. Në muajin Shtator do të keni disa projekte në diskutim dhe të gjithë muajt ngërç do të rikuperohen. Edhe në dashuri do të keni një shtysë të re.

Në këtë fazë ju duhet të verifikoni të gjitha çështjet praktike dhe ekonomike në funksion të projekteve që do të zbatohen duke filluar nga korriku. Jupiteri është në një aspekt të favorshëm, por përkundrazi aspekti i Saturnit shkakton bllokime dhe vonesa. Ndoshta disa aktivitete do ta shohin dritën pak më tej në kohë. Horoskopi Paolo Fox ju këshillon të mos humbni motivimin.

Binjakët

Jetoni një situatë shumë të veçantë astrologjike me Venusin, Hënën dhe Mërkurin në shenjë dhe aspektin e mirë të Saturnit që tregon rilindjen e një pasioni. Ju keni në diskutim një projekt të shkëlqyeshëm që ju emocionon dhe i bën ditët tuaja stimuluese.

Gaforrja

Keni nevojë për guxim. Në përgjithësi, ju kurrë nuk kërkoni asgjë dhe ju jeni ndër shenjat që nga natyra jeni mësuar të jepni pa ndonjë përfitim personal. Sigurisht, nëse ndjeni se keni qenë “përdorur” ose që dikush ka përfituar nga besimi juaj i mirë, mund të zemëroheni. Dikush do të luftojë me çështje financiare. Dashuria në këto ditë mbetet normale.

Sot do ju shohim pak të tensionuar, veçanërisht në mëngjes, edhe nëse mund të mbështeteni në një qiell të madh. Së bashku me shenjat e Gaforres, Dashi dhe Peshqit ju keni një vitalitet të madh që jo vetëm që ju dallon por që ju bën ndër shenjat më të forta të zodiakut. Preferoni miqësi dhe takime të reja.

Virgjëresha

Ajo që sapo ka kaluar dhe që ka përfunduar ka qenë një javë e mundimshme, e rëndë për ju . Tendenca e përgjithshme e këtij viti mbetet pozitive. Vetëm në këto ditë ka pasur një nervozizëm më të madh. Këshillat e horoskopit Paolo Fox janë të shmangni diskutimet familjare.

Peshorja

Kjo javë ka qenë mjaft fitimprurëse dhe i ka lejuar disa të lindur nga shenja të bëjnë një ndryshim. Ka një përqendrim shumë të fortë të planetëve në qiellin tuaj që ju bën të ndjeheni të lirë, të lirë për të vepruar, menduar dhe dashuruar. E vetmja pengesë e figurës suaj astrologjike është paraja dhe çështjet ekonomike, përpiquni të jeni të durueshëm.

Akrepi

Ka pasur disa diskutime të vogla dhe polemika mbi çështjet ekonomike. Nga kjo pikëpamje ju me siguri jeni bërë më të kujdesshëm por prapëseprapë duhet t?i bëni takimet. Midis të Premtes dhe të Dielës përpiquni t’i përkushtoheni dashurisë veçanërisht nëse keni një lidhje me ata të lindur nën shenjën e Ujorit dhe Luanit, ka plane të mëdha.

Shigjetari

Në këtë fundjavë përpiquni të mos merrni ndonjë hap të gabuar. Sigurisht, të gjithë kanë rrugën e tyre të jetës, megjithatë krijimi i shqetësimeve dhe tensioneve në familje dhe në dashuri mund të jetë i rrezikshëm. Kjo fundjavë do të bëhet verifikimi dhe testimi . Nëse një histori ka marrë fund, do ta kuptoni. Dikush mund të jetë duke pritur për një përgjigje dhe kjo i bën ata edhe më të acaruar.

Bricjapi

Ky është një vit që ofron mundësi që më pas mund të kapen ose jo dhe në të cilin do të ndiheni pak a shumë ose të përgatitur. Horoskopi Paolo Fox këshillon të mos lini asgjë jashtë, madje as indikacione të vogla që mund të rezultojnë të dobishme për të ardhmen tuaj. Sa i përket dashurisë në këtë moment nuk ka ndonjë lajm të madh, jetoni një periudhë neutraliteti. Në fushën profesionale, megjithatë, ju po kapërceni pengesat e shumta.

Në këtë fundjavë përpiquni të relaksoheni, por në të njëjtën kohë të reflektoni për të bërë zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen tuaj. Vëmendje në marrëdhëniet ndërnjerëzore. Dëshira për të bërë shkelje, për të ndryshuar jetën, është akoma e fortë duke pasur parasysh që marsi disa situata sentimentale dhe pune kanë ndryshuar.

Peshqit

Durimi juaj mund të tensionohet këtë fundjavë . Do të jetë e lehtë të grindeni me dikë ose të qëndroni kundër një personi. Sa i përket punës, mund të jeni në dyshim se çfarë të bëni. Dita e sotme mund të prodhojë një nervozizëm të madh në marrëdhëniet familjare dhe miqësore. Kjo gjendje e mundshme do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga