LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hodhi gurë, mbeturina dhe inerte në plazhin e Himarës/ Gjobitet biznesmeni

22 Maj 2020, 16:09, Kronika CNA
Hodhi gurë, mbeturina dhe inerte në plazhin e Himarës/ Gjobitet

Policia e Himarës ka nisur procedimin penal ndaj 44-vjeçari, për shkak se ka bërë ndërhyrje të paligjshme ndaj hapësirës bregdetare duke hedhur gurë të mëdhenj, mbeturina dhe inerte, pa leje.

Gjithashtu, raportohet se 44-vjeçari është gjobitur nga IKMT me 2 milionë lekë për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Strukturat e Policisë Himarë në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombetar të Mjedisit dhe Territorit, gjatë monitorimit të vijës bregdetare kanë konstatuar një subjekt privat në zonën e plazhit të Drymadës me shkelje.
Subjekti privat (plazh) në pronësi të shtetasit A.B., 44 vjeç, ka bërë ndërhyrje të paligjshme ndaj hapësirës bregdetare duke hedhur gurë të mëdhenj, mbeturina dhe inerte, pa leje.

Në subjektin në fjalë janë konstatuar edhe 4 çadra diellore personale të vendosura pa leje, nga bashkia.
Në vijim të këtyre veprimeve, Komisariati i Policisë Himarë ka nisur procedimin penal në ngarkim të 44-vjeçarit për veprat penale ?Shpërdorimi i pronës? dhe ?Përdorimi i tokës?.
Po ashtu, nga ana e IKMT-së, subjekti privat është ndëshkuar me masë administrative ? gjobë 2.000.000 lekë për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Për kundravajtjen, IKMT nisi menjeherë procedurat ligjore duke pezulluar çdo lloj punimi dhe sanksionoi me vendim, subjektin kundravajtës./CNA.al

Lajmet e fundit nga