LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hetim ndërkombëtar për Teatrin/ Meta video-konference, me përfaqësuesit e “Europa Nostra”

22 Maj 2020, 18:19, Politikë CNA
Hetim ndërkombëtar për Teatrin/ Meta video-konference, me

Presidenti i Republikës, Meta zhvilloi sot bashkëbisedim, nëpërmjet një video-konference, me përfaqësuesit e ?Europa Nostra?, Zëvendëspresidentin ekzekutiv, Guy Clausse, Sekretaren e Përgjithshme, znj,Sneska Quaedvlieg-Michailovic, dhe anëtarin e bordit, Profesor Paolo Vitti.

Presidenti Meta i falenderoi për angazhimin dhe vëmendjen që ?Europa Nostra? ka treguar ndaj promovimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit tonë.

Duke u ndalur në çështjen e Teatrit Kombëtar, Presidenti Meta e falenderoi ?Europa Nostra? për mbështetjen krah ?Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit? në mbrojtje të këtij kompleksi dhe gjithë zonës historike të Tiranës.

Presidenti Meta theksoi se shembja e Teatrit Kombëtar është çështje kushtetuese, e trashëgimisë historike dhe identitetit kombëtar, tashmë edhe një çështje europiane.

Në këtë kontekst u ra dakord për domosdoshmërinë e nisjes së një hetimi ndërkombëtar mbi këtë çështje dhe informimin e mëtejshëm të niveleve më të larta europiane.

?Europa nuk është vetëm euro, por edhe kulturë, solidaritet, humanizëm dhe identitet. Teatri Kombëtar ishte dëshmori i parë i Bulevardit ?Dëshmorët e Kombit?, por demokracia dhe kultura europiane do fitojë?, – u shpreh ndër të tjera anëtari i bordit të ?Europa Nostra?, Profesor Paolo Vitti.

“Nga sot më konsideroni edhe mua anëtarin më të ri të ‘Europa Nostra’ “, – u shpreh Presidenti Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga